Duka mesazh Sejdinit: Njeriu i duhur për të ndihmuar futbollin

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar për zgjedhjen e Muhamed Sejdini në krye të Federatës së Futbollit së Maqedonisë së Veriut. Sejdini ka fituar bindshëm ku ka marrë 82 nga 90 vota. Presidenti Duka përmes rrjeteve sociale ka bërë këtë urim për homologun e tij:

“Të nderuar miq,

Dua të ndaj me ju gëzimin dhe kënaqësinë time dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore të mikut tim Muhamed Sejdini.
Kam besim të plotë se ky besim i dhënë për kolegun Sejdini do të ndihmojë në rritjen e mëtejshme të lëvizjes futbollistike në vendin fqinj.”-thuhej në mesazhin e dërguar nga Duka për Sejdinin.

 

Zjarr Tv Ad