Duka, thirrje qytetarëve për në 2 mars: T’i vëmë fre, arrogancës së pushtetit

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste i ka bërë thirrje qytetarëve se ka ardhur koha që qytetarët t’i vënë fre, arrogancës së pushtetit dhe më 2 mars, të marrin pushtetin që iu ka zhvatuar një grusht qytetarësh.”

“Përballë sulmit të paprecedent të mazhorancës ndaj institucioneve, mendoj se është koha që mazhoranca e qytetarëve, t’i vendosë fre arrogancës së pushtetit, – ka shkruar Duka në Fb. – Dy marsi është një datë që nuk i përket Presidentit, por gjithë qytetarëve që kërkojnë një shtet të së drejtës, jo një shtet monist, prandaj do të jem aty me bashkëqytetarët e mi.

Nuk mund të tolerojmë kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë pushteti tjetër; madje, iu bëj thirrje qytetarëve, që në dy mars të vijnë dhe të marrin mbrapsh pushtetin që iu kanë zhvatur një grusht i vogël njerëzish.”

Zjarr Tv Ad