E rëndë në Kamzë, dhuna nga bashkëshorti çon 55-vjeçaren drejt vetëvrasjes

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme  në Kamzë pasi 55-vjeçarja Shahe Lika është vetvrarë. Bashkëshorti i saj e ka cilësuar vdekjen si natyrale përpara familjarëve të gruas. Ishin familjarët e gruas ata që kanë denoncuar ngjarjen në polici pasi kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafën e 55-vjeçares.

Ata po ashtu kanë thënë në një deklaratë për gazetën Express se bashkëshorti e dhunonte viktimën prej afro 30 vitesh.

“Ka 30 vjet që ha bukë e gjak ajo e shkreta”, tha dëshmitarja për Gazetën Express.

Burri ka bërë çdo përpjekje që vdekja e gruas tek të afërmit të shihet si natyrale por është zbuluar në ditën e funeralit mëson Gazeta Express-Shqipëri. Kanë qenë vëllezërit e të ndjerës ata që kana hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë.

“Për fat të keq ajo grua u vra nga dora e burrit që ushtronte dhunë ndaj saj prej sa e sa vitesh. Vëllezërit e saj gjatë varrimit kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë dhe kanë lajmëruar poilicinë. Si shkaktar është arrestuar burri i saj”, vijoi dëshmitarja për Gazetën Express.

Zjarr Tv Ad