Mblidhet Komisioni për “Territorialen”, Denaj: Të mos biem viktimë e mungesës së zbatimit të ligjit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale. Bashkëkryetarja socialiste Anila Denaj gjatë fjalës së saj u shpreh se ka një mungesë monitorimi nga pushteti vendor.

Më tej Denak theksoi se nuk duhet të bien viktimë të mungesës së zbatimit të ligjit.

“Mungon monitorimi i qëndrueshëm nga pushteti  vendor. Shpesh ne japim peshën negative reformës, por duhet të ndajmë çfarë përgjegjësia ka reforma, ligjet që janë derivat i saj me lidershipin respketiv të një bashkie kur vjen çështja e zbatimit të ligjit.

Ky komision ka detyrë reformën territoriale të shkëputur nga lidershipi. Kur të shkojmë në propozime qoftë edhe hartës të mos e shikojmë sikur është një reformë që mban të gjithë përgjegjësinë e liderishipit.

Ajo reformë territoriale, qoftë për hartën dhe qoftë për zbatimin e ligjit të mos ketë kthim prapa. Të mos jemi viktimë të mungesës së efektivitetit dhe zbatimit të ligjit. Duhet të lëmë ekspertët të flasin më gjerë dhe më tej. Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për numër bashkish. Nuk është numri ai që determinon shërbimin e qytetarëve”, tha Denaj.

Zjarr Tv Ad