E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçari ish-portieri i Kombëtares dhe Partizanit

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Sulejman Maliqatit, një tjetër ish-portieri i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për Bashkim Muhedinin, zemra e të cilit ndaloi së rrahuri në moshën 74-vjeçarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej kohësh.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Muhedinit, është bërë publik nga FSHF.

Pas problemeve me shëndetin, ish-portieri që shkëlqeu në vitet 70-të, nuk arriti të fitonte betejën me jetën. Pjesë e Partizanit deri në vitin 1976, Muhedini ka qenë një nga portierët që ka mbetur në memorien e tifozëve të asaj kohe për pritjet spektakolare. Bashkim Muhedini lindi më 16 prill të vitit 1948 dhe kontribuoi për disa vite pranë skuadrës së Partizanit. Muhedini do të mbahet mend dhe për ndeshjet e luajtura me ekipin Kombëtar në vitet 70-të duke koleksionuar dhe nderuar në 7 ndeshje fanellën kuqezi.

“I hidhëruar për humbjen e njeriut të dashur të familjes tuaj, më lejoni që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kontributi i tij në futbollin shqiptar do te vlerësohet gjithmonë. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, shkroi FSHF në faqen zyrtare.

Ceremonia e nderimit të Bashkim Muhedini do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Zjarr Tv Ad