E trishtë/ Tre vjeçari merr a*rmën në sirtarin e dhomës së gjumit dhe lëndon veten

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë tre vjeç ka humbur jetën, pasi ka lënduar aksidentalisht veten në kokë, me një a*rmë që e gjeti brenda një shtëpie, në Oregon mbrëmjen e të premtes.

Zyra e Sherifit të Qarkut të Uashingtonit, u përgjigj raporteve të një të shtëne në bllokun 7100 të SË Millennium Terrace në Aloha, pak para orës 22:00 më 9 tetor.

Anëtarët e familjes së tre vjeçarit James Kenneth Lindquester, telefonuan në 911 për të raportuar se vogëlushi kishte gjetur një a*rmë në një sirtar të tryezës fundore, në një dhomë gjumi dhe kishte lënduar veten në kokë, rreth orës 21 e 50 minuta.

Detektivët nga Njësia e K*rimeve të Dh*unshme dhe Njësia e Hetimeve Speciale, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por James i vogël nuk mundi që të mbijetonte, pasi g*oditja kishte qenë fatale.

Djali u dërgua me urgjencë në spital, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë, ishin të pasuksesshme.

Prindërit e djalit, nuk pranuan të flasin në kamera dhe thanë se po e mbanin çështjen private. Babai i djalit, e dashura e babait dhe një fëmijë tjetër, ishin në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja, sipas WSCO.

Hetuesit thanë se; djali ishte vetëm në dhomën e gjumit, në momentin kur a*rma shtiu. Asnjë akuzë nuk është ngritur, por autoritetet po hetojnë incidentin.

Zjarr Tv Ad