Është vënë në pra*nga 62 vjeçari nga Fieri/ Rrahu keq vajzën e tij…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Fierit, ka bërë me dije se ka arr*estuar 6 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 62 vjeçar me inicialet S.A., i cili u kap në flagrancë nga efektivët e policisë, duke ushtruar dh*unë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, e cila ishte e pjisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë proceduar penalisht për drejtimin e mjetit në gjendje të dehiur 4 persona. Shtetasit e arr*estuar nga policia janë: E. G., 34 vjeç, banues në Fier, E. K. 36 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 61 vjeç, banues në Fier, E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u pr*angos dhe një shtetas i shpallur në kërkim nga qyteti i Lushnjës.

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arr*estuan në flagrancë shtetasit: E. G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësit të Policisë së Rendit Publik, për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

E. K. 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen”.

M. B., 61 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang” në gjendje të dehur.

E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”.

Specialistët për Hetimin e K*rimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arr*estuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e K*rimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad