E varur nga politika? Arta Marku: Urdhërarresti për Agim Kajmakun tregon të kundërtën

0
64

Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Arta Marku deklaron se në dy vitet e punës ka pasur mbështetjen e ndërkombëtareve por jo të politikës.

Po a është e varur nga politika? Marku e mohon kategorikisht dhe si shembull sjell rastin e vendimit nga sektori id dekriminalizimit I cili ka firmosur urdhërarrestin për ish kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Arta Marku: Unë kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika. Jam anatemuar shuymë për të kundërtën dhe kjo është bërë sa herë ka pasur një rast të vecantë me interes për opinionin. Megjithatë në momentin kur cështjet janë zgjidhur në më shumë se një rast kam vërtetuar të kundërtën. Përmend këtu rastin e fundit atë, vendimarrje të sektorit të dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për Kryetarin e bashkisë Vorë.

Nuk është tregues i një varësie politike. Aq më tepër që unë isha në një periudhë zgjidhjeje. Dhe është e qartë se nuk kam varësi nga politika dhe nuk kam vepruar e varur. Kam pasur mbështetjen e atyre njerëzve që ndajn me mua të njëjtat vlera.

Kam pasur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Me mbështetjen e tyre jam zgjedhur dhe nuk kam pasur mbështetje politike. Mbështetjen e kam pasur gjatë gjithë mandatit tim 2 vjeçar. “

Ndaj ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka nisur hetim dhe është prerë urdhërarresti për tre vepra penale, atë të falsifikimit të formularëve, që lidhet me mosdeklarimin  në KQZ  të ndalimit që i është bërë në Greqi , dhe të dy akuzave të tjera,  “shpërdorim detyrës” dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Në garë janë Prokurorja e përkohshme që ka dy vite në detyrë Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, të cilët janë zyrtarisht nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.