Edi Reja debuton me risi në kombëtare, ja emri i parë i listës së qershorit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja do ta nis me ndryshime rrënjësore aventurën te kuqezinjtë.
Italiani do të debutojë në stolin e kombëtares sonë në ndeshjen e 8 qershorit kundër Islandës dhe tre ditë më vonë do të mas forcat me Moldavinë në “Elbasan Arena”.
Nga burime të Rtv Ora mësohet se Reja do të thërrasë në ekip mbrojtësin e Cosenza, Kastriot Dermaku. Numri 1 i stolit dhe stafi i tij ka nisur nga puna për të pikasur futbollistët që i duhen për dy takimet e radhës.
Emri që do të grumbullojë tekniku italian nuk u preferua nga tekniku i mëparshëm i kombëtares, Christian Panucci për dy takimet e para, ndaj Turqisë dhe Andorës.
Mbrojtësi është pëlqyer nga 73 vjeçari dhe stafi i tij i ngushtë për dy takimet e ardhshme, me Islandën dhe Moldavinë. Dermaku ka zhvilluar një sezon fantastik me Cosenza dhe ka oferta nga disa klube Europiane.

Zjarr Tv Ad