Ekipi i njohur grek del në mbështetje të personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në të cilën ndodhet Shqipëria ka prekur mbarë botën e futbollit brenda dhe jashtë vendit. Pas Lazios që njoftoi ditën e djeshme për mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe një klub tjetër ditën e sotme. Klubi grek i PAOK, ka dalë në mbështetje të personave të prekur në Shqipëri.

“Të gjithë së bashku të mbështesim nismën e Paok për të ndihmuar të prekurit në Shqipëri nga tërmeti!”, shkruhet në llogarinë e klubit grek.

“Sepse të gjithë së bashku mund ta bëjmë botë pak më të mirë…”

Klubi grek ka hapur dyert e stadiumit duke ftuar qytetarët të sjellin ndihma.

Ndihmë kanë dhuruar edhe tifozët e shumë klubeve nga Kosova e Shqipëria gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa disa qytetas të Shqipërinë kanë ardhur në Kosovës për t’u strehuar derisa të qetësohet situata.

Image

Zjarr Tv Ad