Ekzekutimi i Lefter Zhidru nga RENEA në Elbasan, rrëfehet bashkëshortja:”Nuk është e vërtetë që më ka dhunuar,sidomos vajzën që ka patur një marrëdhënie të shkëlqyer”

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e 24 shtatorit në Elbasan, ku 71 vjeçari u ngujua në banesën e tij dhe qëlloi disa herë me armë zjarri nga policisë, duke plagosur edhe dy kalimtarë të rastit dhe që përfundoi me ekzekutimin e tij nga RENEA tronditi opinionin publik.

Floresha Zhidru, bashkëshortja e 71 vjeçarit  ka folur në emisionin “Pa gjurmë” për ngjarjen e asaj dite dhe ka rrëfyer detaje të pathëna më parë.

Fillimisht ajo iu drejtua emisionit me një mesazh, në të cilin shkruan se nuk është e vërtetë ajo që thuhet në media se ka denoncuar për dhunë 71 vjeçarin, ndërsa ka akuzuar policinë se nuk e ka lejuar vajzën të flasë me babanë dhe ta bindte që të dorëzohet.

Ndërkohë ajo thotë se shkaktarët e kësaj ngjarje janë banorët e pallatit, pasi me një prej tyre janë në process gjyqësor prej 6 vitesh.

Mesazhi i Floreta Zhidru:

Une jam Floresha Zhidru, bashkeshortja e te ndjerit Lefter Zhidru. Dua te raportoj per sa jane dhene ne media, besoj se mediat i marrin informatat nga policia.

1. Se pari eshte thene nga mediat se une, bashkeshortja e kam denoncuar per dhune ne familje. Kjo eshte genjeshter me bisht, per arsye se denoncimi ka qene per nje konflikt te castit. Ai nuk ka perdorur asnjehere dhune ndaj meje dhe sidomos ndaj vajzes me te cilen ka patur mardheni te nguashta dhe te shkelqyera.

2. Flitet nga media qe une kam qene e ndare nga bashkeshorti qe prej nje viti, ndersa une jam ndare nga ai me 24.09.2020 kur ai u vra nga policia.

3. Eshte raportuar se bashkeshorti im ka punuar ne uzinen e Mjekesit. Genjeshter! Kjo uzine ka dokumentacion shteteror qe ju mund ta verifikoni.

4. Eshte thene se bashkeshorti im ka patur lidhje me banden kriminale te Lushnjes dhe te Elbasanit. Te verifikohet, por kjo eshte e pavertete.

5. Thuhet se vajza ime ka  kontaktuar ne babain dhe i ka bere lutje per dorezim. Kjo eshte kerkuar nga ana ime por policia nuk pranoi qe vajza te komunikonte me babain.

6. Eshte raportuar se djali i Lefterit nga martesa e dyte ka komunikuar me babain per vetdorezim. Nuk eshte e vertete.

7. Eshte folur ne media qe une kam qene ne djeni per armen qe kishte bashkeshorti im, por une ne fakt nuk dija asgje ne lidhje me armen.

Shkaktaret e gjithe kesaj ngjarjeje jane banoret e pallatit ku me njerin prej tyre jemi ne proces gjygjsor. Ai eshte Arjan Kalemaj. Kemi 6 vite ne proces gjygjsor me te, ku ceshtja eshte zvarritur deri me sot. Nga te gjitha keto padrjetesi qe iu bene, Lefteri arriti te behej agresiv. Ky eshte shkaku qe kjo ngjarje perfundoi ne tragjedi ne familjen time.

Ndërkohë ajo ka folur edhe për rrjedhën e ngjarjes së asaj dite, teksa u shpreh se bashkëshorti i saj kishte shkuar në Tiranë për të marrë material pune, por ishte kthyer shumë i mërzitur.

“Kemi një shqetësim, jo dhunë, kemi një konflikt të çastit, nuk raportuam kurrë dhunë, nuk ka pasur.  Ne u larguam nuk qëndruam poshtë pallatit. Nuk dinim gjë për armët. Agresiviteti që kishte nuk e kam parë në jetën time për 16 vite. Nuk dimë se çfarë është kjo e futur në shtëpi, këtë ai e kam marrë me vete. Erdhi vetëm me qese në shtëpi nga Tirana, dhe nuk  kishte armë me vete, por materiale gomisterie. Ne nuk kemi qenë në dijeni asnjëherë për asnjë gjë. se si ka ndodhur rrugës… kjo pa një shkak nuk ka ikur. Ai merrte materiale vullkanizimi një herë në javë apo në 5 ditë kur furnizohej në Tiranë’, tha Floresha.

Floresha sqaron se ajo u largua me vajzën me nxitim, ku nuk mundi të vishte dot as këpucët që të shmangte ndonjë sherr më të madh dhe ta linte atë të qetësohej.

“Ne dolëm vetë të qeta dhe e lamë bashkëshortin të qetësohej , dhunë jo nuk ka pasur, por agresiviteti që kishte për momentin na frikësoi mos ndodhte gjë se kisha gocën dhe ikëm me nxitim, nuk munda t’i vesh dot këpucët”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad