Elbasan/ E zë dheu duke punuar, humb jetën 35-vjeçari

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi e zuri dheu.

35-vjeçari Silurjan Begaj po punonte për hapjen e themeleve të banesave, teksa dheu e zuri duke i marrë jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” të qyteti të Elbasanit.

Njoftimi nga policia:

Sot rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë  ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

 

Zjarr Tv Ad