Emri i ministrit të Ramës të kapur në përgjime me kriminelë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se KM Edi Rama duhet të ketë shumë frikë nga dosja e regjistruar në nr 184, në prokurorinë e krimeve të rënda, për blerjen e votave në qarkun Dibërs. Sipas burimeve të faktor.al në prokurorinë e krimeve të Rënda, dosja nr. 184 përmban një sërë përgjimesh të forta ku kriminelë të dorës së parë bëjnë pazare me një ministër të qeverisë Rama për mbledhjen e votave për kryebashkiakun Muharrem Rama.

Më herët, Basha ka deklaruar gjatë emisionit Opinion të datës, 10 janar 2019, se,  tha se ka përgjime, ku shfaqet  Damian Gjiknuri, duke folur me një kriminel dhe duke e urdhëruar policinë të shoqëronte paratë që do përdoreshin në Dibër për blerjen e zgjedhjeve.

“E dini se mbi dosjen e Dibrës ka dy vite që fle Prokuroria e Krimeve të Rënda? Janë aty përgjimet, është Damian Gjiknuri, duke folur me kriminelin, duke urdhëruar policinë – po e them me përgjegjësi të plotë sot – duke urdhëruar policinë të shoqërojnë paratë që duhet të shpërndahen në Dibër”- tha Basha.

 

Zjarr Tv Ad