Një fshat i tërë pa ujë, banorët ngrihen në protestë

0
16

Rreth 300 familje në fshatin Kalush në Rrogozhinë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët thonë se edhe në rastet kur uji pikon në cemzat e tyre, nuk pihet pasi është i ndotur.

“Ka mbi 10 vjet që nuk kemi ujë.”

Zgjidhje deri tani kanë përdorur puset ose detyrohen ta blejnë ujin tek persona që e sjellin me autobote.  Por tek ata nuk kanë siguri për cilësinë e ujit.

“Është i vetmi fshat që nuk është vënë dorë nga asnjë lloj partie dhe qeverie. Lekë japim dhe ujë s’ka.”

Ndaj për të disatën herë këtë të enjten dolën bashkë në protestë për të kërkuar zgjidhje për problematikën jetike.

Fshati përfitoi në vitin 2007 nga një projekt i Bankës gjermane për Ujësjellësin, por 12 vjet më pas investimi rezulton i shkuar dëm.

Ndërsa nga ana tjetër, banorët vijojnë të paguajnë detyrime çdo muaj.

“Ka ardhur deri këtu uji dhe nuk dihet nga shkon.”

Në rast se zgjidhja do të vonojë, banorët paralajmëruan se  do të përshkallëzojnë protestat.

Zjarr Tv Ad