Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MNCN TV, për Amerikën dhe veprat e saj në botë.
Sipas Bushatit, nuk mund të flasim më për një Amerikë të vlerave por për një vend që prodhon luftë, ndërsa Zogaj thotë se SHBA mbetet vendi i lirisë duke ua faturoi gabimet, presidentëve të caktuar.
Andi Bushati: Sjellja e Amerikës, që i shkoi mbrapa karrocës së Netanyahut dhe sjellja e Amerikës në Gaza, në botën tonë të vogël, a duhet të shtrohej një pyetje, a duhet të rendim pas kësaj propagandës debile të Amerikës së vlerave? Ne dëgjojmë se ç’thotë Amerika? A mund të flitet sot për një Amerikë të vlerave? Një Amerikë që prodhon për gjysmë shekulli, administrata që sillen ashtu në Lindjen e Mesme, një herë sulmon kot Irakut, pastaj Iranin, pastaj pranon genocid në Gaza, ç’kuptim ka? Patjetër ka njerëz me vlera në Amerikë, por Amerika e vlerave ka vdekur. Ka Amerikë të interesave.
Preç Zogaj: Forca amerikane na ka dhënë çlirimin e Kosovës.
Andi Bushati: Na e ka dhënë dhe mund të kemi qenë në anën e kombeve me fat, por nëse Amerika do të kishte këtë parim, mund ta bënte edhe për kurdët. Edhe në rastin e Kosovës nuk mund të flasim kaq kollaj për Amerikë të vlerave, por është e interesave që në një moment merr një vendim të caktuar.
Preç Zogaj: Shtypeshin të drejtat e një populli.
Andi Bushati: Atyre në Gaza u merret jeta. Edhe atyre kurdëve u shkelen të drejtat. Unë mendoj, këtu në Shqipëri kemi një lloj fanatizmi, “e ka thënë Amerika e vlerave”. Amerika e sotme, është Amerika e anti-vlerave, që po e çon botën drejt një lufte botërore.
Preç Zogaj: Ne bëjmë kritikë dhe kemi bërë nja 5 emisione, pasi nuk kemi gjetur arsye te kjo luftë. Rasti konkret është ky qëndrim por nuk mund ta përgjithësojmë pasi ka fakte që kundërshtojnë njëra tjetrën pafund. Amerika ngelet e vlerave, për lirinë.
Andi Bushati: I vetmi shtet që ka shfarosur një popullsi me bombë atomike.
Preç Zogaj: Ngaqë ka liri rrëzojnë Presidentët. Në vende ku nuk ka zgjedhje, nuk e paguan njeri haraçin.




