Saturday, May 9, 2026
Ballina Aktualitet Kryetari i komunës Viti në Kosovë Sokol Haliti nderon me mirënjohje gazetarin...

Kryetari i komunës Viti në Kosovë Sokol Haliti nderon me mirënjohje gazetarin Lorenc Shehu dhe Emisionin Gjurmët

0
14

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim gazetarin Lorenc Shehu realizues të emisionit “Gjurmët”, ku i ka ndarë “Mirënjohje” me motivacionin; Për pasqyrimin e arritjeve tē komunës Viti.

Me këtë rast, kryetari Haliti e vlerësoi lartë punën që ka bërë dhe vazhdon të bëjë emisioni “Gjurmët”, duke e cilësuar si një platformë serioze në informimin e drejtë të qytetarëve dhe në pasqyrimin e zhvillimeve pozitive në vend.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i emisionit “Gjurmët” i ndau gjithashtu një mirënjohje kryetarit Haliti për pjesëmarrjen e tij në këtë emision, duke theksuar se përmes paraqitjes së tij ka përçuar tek teleshikuesit transparencë, qytetari dhe vlera të larta njerëzore e profesionale.

Ndërkaq, gazetari Lorenc Shehu, shprehu një urim të veçantë për kryetarin Haliti i cili sipas tij gjatë intervistës në emisionin “Gjurmët” ka treguar hapje, sinqeritet dhe një nivel të lartë transparence përballë publikut.

Ai tha se janë pikërisht për këto vlera, ka pasur sot kënaqësinë që në emër të emisionit ‘Gjurmët’, t’i dorëzoj mirënjohjen me motivacionin: për transparencën dhe qytetarinë që sipas tij ka përcjellë kryetari Haliti për teleshikuesit.

Zjarr Tv Ad