Monday, May 18, 2026
Ballina Aktualitet “Çfarë ke qenë ti para se të bëheshe deputet?” Shehi debat me...

“Çfarë ke qenë ti para se të bëheshe deputet?” Shehi debat me deputeten socialiste

0
274

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është përfshirë në një debat me deputeten socialiste Sara Mila lidhur me nivelin e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë dhe mënyrën si përfaqësohen qytetarët.

E ftuar në Terminal me Aurora Sulçen, Mila u shpreh se niveli akademik në Kuvend është i mirë dhe se në Parlament ka doktorë, ekonomistë dhe profesionistë të profileve të ndryshme, shkruan A2CNN. 

Niveli akademik i parlamentit të Shqipërisë është një nivel shumë i mirë. Ne atje kemi doktorë, kemi ekonomistë,” u shpreh ajo, duke kundërshtuar pretendimet për mungesë cilësie në përfaqësim.

Nga ana tjetër, Shehi deklaroi se politika nuk duhet të bazohet te titujt akademikë, por te mënyra demokratike e përfaqësimit dhe marrjes së votës.

“Unë nuk jam për atë që të jenë patjetër profesorë e doktorë. Politika është e ndërtuar mbi sistemet elektorale. Kush hyn në parlament, cilësia e parë është të mbledhë votën,” tha Shehi. 

Zjarr Tv Ad