Thursday, May 28, 2026
Ballina Aktualitet Partia Demokratike miraton ndryshimet në statut

Partia Demokratike miraton ndryshimet në statut

0
47

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet e propozuara në statutin e partisë. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar të mërkurën, ku në fokus kanë qenë ndryshimet organizative dhe strukturore të forcës politike.

Kryesia ka propozuar disa ndryshime në listën fillestare që u paraqit në nisje të mbledhjes, çka ka shtyrë finalizimin e saj për një tjetër diskutim.

Ndryshimet në statut

Ndër ndryshimet kryesore të propozuara përfshihen: Rritja e përfaqësimit të diasporës shqiptare në jetën politike të partisë, duke parashikuar që 15% e listave zgjedhore dhe e organeve drejtuese të përbëhen nga përfaqësues të diasporës.

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në parti, me synimin për të rritur përfaqësimin e tyre nga 30% në 40%.

Ngritja e një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, që do të funksionojë përpara procesit të primareve.

Përmirësimi i organizimit bazë të partisë, përmes forcimit të grupseksioneve dhe nëndegëve, si dhe rritjes së rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

Forcimi i bashkëpunimit mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë, përfshirë këshilltarët bashkiakë.

Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të partisë.

Saktësimi i rregullave për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke parashikuar më shumë garanci për qëndrimin e tyre në detyrë.

Sipas grupit të punës, këto ndryshime synojnë forcimin e demokracisë së brendshme në parti dhe rritjen e efikasitetit organizativ në të gjitha nivelet e saj.

Zjarr Tv Ad