Thursday, May 28, 2026
Ballina Aktualitet Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta

0
54

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e mbajtur më 28 maj që të ndryshojë çmimet e karburanteve.

Sipas vendimit, çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërkohë që një ditë më parë ishte 3 lekë më shumë.

Po ashtu, çmimi i benzinës me pakicë do të jetë jo më shumë se 174 lekë për litër.

NJOFTIMI

Bordi i Transparencës në datë 28 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Zjarr Tv Ad