Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimet e karburanteve vetëm 24 orë pasi bëri lëvizjet e fundit.
Nafta do të shitet në treg me 4 lekë më pak për litër dhe benzina me 2 lekë më pak nga një ditë më parë.
Konkretisht nafta do shitet me 176 lekë për litër nga 180 që ishte dhe benzina me 166 lekë për litër, nga 168 lekë që ishte.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër”, njofton Bordi.




