Marjana Koçeku, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, të cilin e ka adresuar ndaj familjes Bajraj në Shkodër. Në reagimin e saj, Koçeku paralajmëron se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

Disa ditë më parë, Marjana Koçeku, ka njoftuar se nuk do jetë deputete e PS-së. E njohur si Neo Malsorja, ajo ka njoftuar nëpërmjet një statusi se do të jetë deputete e pavaruar.




