Monday, August 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet Ylli Zalla

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet Ylli Zalla

0
14

 Pas afro 10 muajsh arrati, është vënë në pranga i shumëkërkuari nga drejtësia, Ylli Zalla.

Arrestimi i tij i finalizua nga forcat RENEA dhe ato Operacionale një ditë pasi në shtëpinë e tij në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, u vendos një sasi lënde plasëse.

Zalla ishte fshehur në një tjetër banesë në afërsi të shtëpisë së tij ndërsa në momentin e arrestimit ai ka qenë i armatosur rëndë me kallashnikov dhe 3 karikatorë me fishekë, por nuk ka bërë rezistencë.

Ylli Zalla është shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025 i dyshuar se ka furnizuar me armë e arsenal autorët e atentatit në Rinas. Pas kësaj ngjarje të rëndë ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në banesën e Zallës në Fushë-Krujë, policia zbuloi një arsenal armësh tipik ushtarak çka nxiti dyshime për lidhje të tij me autorët e masakrës apo grupe kriminale.

Zalla është arrestuar më herët për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu ai rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që janë dërguar për të luftuar me ISIS-in. Ndërsa disa vite më parë Ylli Zalla ka kërcënuar pronarin e një fabrike në Fushë Krujë.

Zjarr Tv Ad