Zgjedhjet e 11 majit 2025/ KQZ gjoba ndaj disa partive politike, Celibashi: Janë konstatuar shkelje…

Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për vendosjen e gjobave ndaj 13 partive politike për shkelje të konstatuara në raportimin e financave të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Shuma totale e sanksioneve të propozuara nga Celibashi dhe të miratuara sot nga KAS, arrin në 7.5 milionë lekë. Sipas kërkesës së Celibashit, shkeljet përfshinin mosdorëzimin e raporteve financiare, raportimin jashtë afatit, shpenzime pa dokumentacion mbështetës dhe mospërputhje në deklarimin e të ardhurave e shpenzimeve.Shkeljet përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzim raportesh nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarim të transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike e kontabël.

Masat dhe gjobat e vendosura:

Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar):

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Gjobë në masën 500,000 lekë:

Partia Bashkimi Liberal Demokrat

Partia Aleanca Demokracia e Re

Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë

Partia Kristian Demokrate

Partia Lëvizja Atdheu

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Gjobë në masën 100,000 lekë:

Partia Balli Kombëtar

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partia Djathtas 1912

Partia Socialdemokrate

Partia Nisma Thurje

Read more

Local News