Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për vendosjen e gjobave ndaj 13 partive politike për shkelje të konstatuara në raportimin e financave të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Shuma totale e sanksioneve të propozuara nga Celibashi dhe të miratuara sot nga KAS, arrin në 7.5 milionë lekë. Sipas kërkesës së Celibashit, shkeljet përfshinin mosdorëzimin e raporteve financiare, raportimin jashtë afatit, shpenzime pa dokumentacion mbështetës dhe mospërputhje në deklarimin e të ardhurave e shpenzimeve.Shkeljet përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzim raportesh nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarim të transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike e kontabël.
Masat dhe gjobat e vendosura:
Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar):
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Gjobë në masën 500,000 lekë:
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja Atdheu
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Gjobë në masën 100,000 lekë:
Partia Balli Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia Djathtas 1912
Partia Socialdemokrate
Partia Nisma Thurje

