Kreu i SPAK Klodian Braho raportoi në Komisionin për Nismat Qytetare në Kuvend sot në 15 korrik. Pas fjalës së tij para deputetëve, Braho u pyet nga ligjvënësit për çështje të ndryshme që janë në dyert e SPAK-ut.
Deputetja Elda Hoti e pyeti Brahon se a ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama në SPAK për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku për çështjen e saj.
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho pas konstatimeve të deputetes u shpreh se nëse ka prova për ndërhyrjen e kryeministrit t’i depozitojë ato për ndjekje penale para organit kompetent pasi të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Elda Hoti: A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku?
Klodian Braho: Sa i përket ndërhyrjes së Ramës, nëse keni prova paraqitni ato në organin kompetent. Janë të gjithë të barabartë para ligjit.






