Acari dhe bora “mbërthejnë” veriun, ARRSH bën apel: Kujdes në këto akse rrugore

0
71

Vendi ynë gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga moti i acartë ku në zonat veriore nuk kanë munguar as reshjet e borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një videoje nga Kukësi, ka paraqitur situatën atje, ku duket qartë që rrugët janë të bllokuara nga dëbora.

ARRSH u ka bërë thirrje shoferëve që të ecin me kujdes dhe të jenë të pajosur me goma dimërore dhe me zinxhirë. Në njoftimin e ARRSH mësohet se aksi i cili ka pasur më shumë probleme në qarkullim është  aksi Ura e Zapodit-Shishtavec.

“Rruga për në Theth është e hapur për herë të parë gjatë sezonit dimëror duke nxjerrë në pah fshatin turistik dhe duke e bërë të vizitueshëm për turistët. Por një ndihmesë dhe lehtësi e madhe është edhe për bizneset e zonës, të cilët shprehen se puna e tyre ka marr hov të lartë

Vazhdon pa ndalur puna për zgjerimin e plotë të aksit, pastrimin nga rënia e ortekëve dhe shpërndarjen e kripës

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad