Nuk është hera e parë që Zjarr Televizion ka zbardhur problemet në Bashkinë e Fierit. Edhe pse ky është qarku më i madh pas Tiranës për nga numri i deputetëve, duket se qyteti ka ‘stopuar’ nga puna prej kohësh.
Një emër jo pak i njohur në bashkinë e Fierit është ai i Adela Hysenajt. Sipas burimive të Zjarr Televizion ‘liria e saj’ është drejt fundit.
Hysenaj ka hyrë në politikë nga grupet kriminale të qytetit të Fierit.
Fillimisht ajo është emëruar nënkryetare e bashkisë së Fierit, ndërsa më vonë është shkarkuar nga ky post për t’u pozicionuar në postin e këshilltares së jashtme të kësaj bashkie.
Por duket se jeta e saj politike është drejt përfundimit.
Gjatë periudhës kur ka qenë nënkryetare e bashkisë Fier nuk ka munguar dhe ‘historitë rozë’ të saj me kryetarin Armando Subashin.
Po ashtu mësohet se ajo ka hapur biznese të ndryshme në këtë qytet në emër të familjarëve të saj.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama zhvilloi një takim në bashkinë e Fierit, ndërkohë që Hysenaj nuk u pa asgjëkundi në këtë mbledhje.
Nga një shikim në rrjetet e saj sociale, vërehet një largim i Hysenajt nga jeta publike.




