Thursday, May 14, 2026
Ballina Aktualitet Berisha-Spiropalit: Pse të flaku Edi Rama? Ti e quaje Skënderbe

Berisha-Spiropalit: Pse të flaku Edi Rama? Ti e quaje Skënderbe

0
14

Kryedemokrati Sali Berisha ka thumbuar Elisa Spiropalin, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Berisha ju drejtua Spiropalit duke e pyetur përse Edi Rama po e flak nga partia, duke qënë se kjo e fundit i ka thurur vazhdimisht lavde. Një praktikë që sipas Berishës, nuk është ndjekur njësoj me Ballukun, e cila edhe pse e cilësoi Ramën “pallosh”, sërish ky i fundit e mbrojti.

Në përgjigje, Spiropali, i tha se kur të çlirojë opozitën, mund të flasin.

Pjesë nga replikat:

Berisha: Ajo e quan pallosh i gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?

Spiropali: Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë.

Zjarr Tv Ad