Wednesday, May 13, 2026
Ballina Aktualitet Korreshi: Reforma Territoriale në Fier ka dështuar totalisht

Korreshi: Reforma Territoriale në Fier ka dështuar totalisht

0
12

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në Fier për dëgjesë publike ku u diskutua nëse për këtë qark duhen shkrirë bashkitë e vogla në kuadër të kësaj reforme.

Pas diskutimeve me ekspertë dhe përfaqësues të partive politike, drejtuesja politike e PS në Fier, Belinda Balluku tha se qytetarët e Fierit duan të ruajnë këtë ndarje territoriale.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PD, Saimir Korreshi.

Duke iu përgjigjur Ballukut e cila akuzohet për korrupsion ai tha se pretendimet e saj janë të pavërteta teksa reforma ka dështuar të përmbushë qëllimin për afrimin e shërbimeve me qytetarin, ndërsa ka sjellë rritje shpenzimesh, shtim të punësimeve politike dhe centralizim të shërbimeve.

Korreshi e cilëson reformën të deformuar nga interesa elektorale dhe kërkon, të mos ofrohen më dokrra, por zgjidhje reale për qytetarët.

Reagimi i plotë:

GENJEN!!!

Kjo nuk është aspak e vërtetë!!

Edhe pse i sollën patronazhistët me detyra të parapërgatitura se çfarë duhet të flisnin, zëri qytetar ishte krejt i kundërt.

Rishikimi i ndarjes territoriale në Fier është domosdoshmëri!

Kjo ndarje është vetëm për qëllime elektorale.

Atë për çfarë u ngrit reforma territoriale, në dukje ka rënë, pasi shpenzimet janë shtuar, punësimet e patronazhistëve janë shtuar, përkundër asaj që premtoi kjo reformë dhe, më e fundit, shërbimet janë më larg qytetarit dhe janë centralizuar, përkundër asaj që ofronin komunat më parë.

Që nuk doni reformë kjo është e qartë, por NA KURSENI DOKRRAT të paktën!

Zjarr Tv Ad