Wednesday, May 13, 2026
Ballina Aktualitet Rritja e çmimit të naftës, Qeveria miraton kompensimin 50 lekë/litër karburanti për...

Rritja e çmimit të naftës, Qeveria miraton kompensimin 50 lekë/litër karburanti për transportin publik

0
10

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar kompensimi 50 lekë për litër të karburantit për të gjitha shoqëritë e transportit publik qytetas e ndërqytetas.

“Në mbledhjen e qeverisë kaluam disa akte, por ajo që do ndalem është një akt i rëndësishëm i marrë në kuadër të masave subvencionuese që qeveria shqiptare ka marrë në kohën e krizës së hidrokarbureve. Bëhet fjalë për  masën e subvencionimit për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rreth qytetas. Para një muaj u ulëm me shoqatat e transportit dhe kemi dëgjuar shqetësimet e tyre. Në atë kohë dhamë fjalën që do kishim një masë subvencionuese sic kishim edhe në 2022. Sot e kemi miratuar, bëhet fjalë një kompensim 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik, qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Këta masë do ta fillojmë që në muajin mars”, tha ministri.

Më tej ministri shtoi se me këtë vendim qeveria synon të mbështesë operatorët e transportit publik dhe të përmbushë angazhimet për përballimin e kostove si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve.

Zjarr Tv Ad