Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve në Shqipëri.
Sipas vendimit të datës 6 qershor 2026, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është rritur.
Me vendimin e ri, çmimet e shitjes me pakicë dhe shumicë përcaktohen si më poshtë:
Nafta (gazoil) do të shitet jo më shumë se 190 lekë/litër me pakicë dhe 178 lekë/litër me shumicë.
Benzina do të shitet jo më shumë se 173 lekë/litër me pakicë dhe 161 lekë/litër me shumicë.
Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 14:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet një tjetër rishikim i mundshëm.




