Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho ka mbledhur prokurorët e posaçëm për një takim ditën e sotme që nisi në orën 8.30. Mësohet se në këtë takim, Braho është prezantuar me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm, Klodian Braho ka prezantuar edhe lëvizjet qe firmosi javën e kaluar.
Javën e kaluar Braho vendosi shefat rinj të tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit si dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.
Ndërsa sot Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate për dosjet e vjetra dhe të mbartura, të cilat kanë krijuar pengesa.




