Britania e Madhe paralajmëroi ‘non grata’ në Shqipëri, Yuri Kim: E mirëpresim këtë nisëm

0
84

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas paralajmërimit të Britanisë së Madhe për shpalljen non grata të personave të përfshirë në korrupsion.

Reagimi i Yuri Kim:

Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin.

Në postimin e bërë në Fb, Ambasada Britanike shkruan:

“Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar ndërmori veprime frenuese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara me krimin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë për ata që janë të përfshirë është ky: veprimet tuaja nuk do të kalojnë pa pasoja. Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin.”

Zjarr Tv Ad