Saturday, April 18, 2026
Ballina Aktualitet Dibranët “dynden” drejt Maqedonisë së Veriut për të blerë ushqime me çmime...

Dibranët “dynden” drejt Maqedonisë së Veriut për të blerë ushqime me çmime më të lira, radhë të gjata në doganën e Bllatës

0
87

Në Shqipëri jetesa është bërë e pamundur. Çmimet e larta të ushqimeve, karburanteve e shtrenjtimi i pajustifikuar i kostove të jetesës janë të papërballueshme për banorët e shumë zonave.

Për shkak të distancës së afërt dibranët prej muajsh zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të bërë blerjet e produkteve të shportës si dhe të furnizojnë mjetet me karburant, pasi atje janë shumë më lirë së në vendin tonë. Banoret thonë se papunësia është e lartë në zonën ku ata jetojnë dhe detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera për të shpenzuar sa më pak.

Banoret e Dibrës shprehin kritika pafund për qeverinë duke e etiketuar atë si hajdute dhe të korruptuar. Braktisja e vendit është zgjidhja e vetme që thonë se u ka mbetur.

Fluksi i lartë i dibranëve që i drejtohen Maqedonisë se Veriut për të bërë shpenzimet e javës krijoi radhë të gjata në doganën e Bllatës, por banorët thonë se kjo mbetet zgjidhja e vetme për ta deri në braktisjen e vendit.

Burimi: Balkan Web

Zjarr Tv Ad