Ballina Blog Faqe 104

Flirti kinez i Ramës, “lajthitje” apo mesazh për amerikanët?

0

Nga Dorian Kodra

Plasja e shashkave është sport kombëtar gjatë ditëve të fundivitit. Diku do shfaqet adoleshenti i papjekur që e ndez në fshehtësi fitilin. Atmosferave e festave s’është e njëjta pa fërshëllimën e ndezjes, shpërthimin bombastik dhe acarimin e kalimtarëve. Si ky tip mistreci u shfaq edhe kryeministri Edi Rama këtë të hënë në prezantimin e një parku eolik, kur ia lëshoi të ngarkuarës me punë të SHBA, Nancy VanHorn një pohim sa të papritur, aq edhe provokues.

Drejtori parafolës i kompanisë së huaj e kishte quajtur Shqipërinë “një treg i vogël” dhe Rama e korrigjoi duke i thënë se ky treg mund të jetë i vogël, por duhet llogaritur që ka një ofertë për të bërë tregti me Kinën. Sipas Ramës, fuqia botërore ekonomike e konsideron Shqipërinë si “pika e mjaltit” e të gjithë Europës.

“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?” u shpreh kryeministri.

I ndërgjegjshëm se me këtë pohim do të tërhiqte vëmëndjen e përfaqësueses së SHBA në vendin tonë, Rama vazhdoi me pohimin se Shqipëria është fiks vendi i duhur, ku “të gjithë” siç u shpreh ai, mund të bëjnë tregti.

“Duke u bazuar tek mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar tek eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël” tha ai duke iu referuar Europës me fjalët “tregu i madh”.

Deklarata u prit me buzëqeshje nga të pranishmit në sallë. Përveç Nancy VanHorn, që duartrokiti thatë dhe ktheu kokën në anën tjetër, kur kryeministri afrohej për t’u ulur në vendin e tij.

Duhet thënë se në aktivitet diplomatike në Tiranë, Nancy VanHorn nuk po e shijon rolin e “primadonna”, një ekskluzivitet i padiskutueshëm i ambasadasorëve amerikanë në çdo event ku ata ishin të pranishëm.

Përkundrazi në rastin e VanHorn, kjo është hera e dytë që ajo bëhet spektatore e një shkelje syri hapur fare për Kinën.

Akoma më flagrante ishte vëmëndja që Rama ia dhuroi ambasadores kineze Pang Chunxue në darkën e fundvitit që kryeministria organizoi në “Chateau Braha” me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

Gjatë mbrëmjes, kryeministri i Shqipërisë ia fali vëmëndjen e tij Chunxue, madje ajo përzgjodhi fituesin e shortit për pikturën që do të jepej si dhuratë. 

Për më tepër Rama e uli ambasadoren kineze Pang Chunxue në tryezën ku ishte ai vetë dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Bashkë me ta ishte edhe ambasadorja franceze dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik, por mungonin dy përfaqësuesit më të zëshëm të ndërkombëtarëve në Tiranës, amerikania Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

Kuptohet se ky flirt i papritur i Edi Ramës me Kinën në prani të VanHorn është pasojë e qasjes së re të administratës së SHBA ndaj qeverisë shqiptare, përfshirë këtu edhe një impuls të ri që kanë marrë hetimet e SPAK me dosjet e Ballukut dhe Ergys Agasit. Të dërguarit nga Departamenti i Shtetit i kanë nxitur publikisht prokurorët e SPAK të shkojnë më tej duke krijuar një lëkundje, që duket se ia ka prishur Ramës qetësinë e garantuar nga administrata e shkuar amerikane.

Jo më kot, në këtë atmosferë të ftohtë mes Ramës dhe VanHorn u pa një Belinda Balluku e kënaqur që ndoqi e buzëqeshur fjalimin e liderit të saj, i cili e nisi vitin 2026 me një flirt me Kinën.

Një shpjegim për deklaratat, është se Rama ia lejon vetes lojërat me Nancy VanHorn, duke qenë se ajo nuk është asgjë më shumë se një burokrate, pa fuqi vendimmarrëse. Prandaj e provokon atë duke thënë se do t’i hapë rrugë tregtisë me Kinën, e injoron duke i bërë temena ambasadores kineze dhe e sfidon rregullisht për t’i treguar se ai, kryeministri i 4 mandateve, që ka takuar dhe përcjellë disa presidentë amerikanë dhe po aq sekretarë shtetesh, nuk e llogarit një nëpunëse pa peshë si ajo. Në këtë rast, Rama e ka të qartë se negociatat reale duhet t’i kryejë në një nivel tjetër.

Shpjegimi i dytë për sjelljen e Ramës në raport me VanHorn është vetëbesimi që shefi i qeverisë duhet t’i transmetojë Belinda Ballukut. Një zv.kryeministre e pandehur, mbi kokën e të cilës qëndron kërkesa për arrestim nga SPAK, është më e pasigurtë se kurrë. Duke ia hedhur dorashkën publikisht Nancy VanHorn, Rama i jep garanci Ballukut se është ende i fortë, se në këtë betejë ata janë bashkë dhe se nuk ka amerikan që t’i futet në mes. Vetëm koha do ta tregojë, nëse Belinda Balluku duhet ta besojë apo jo këtë garanci të Ramës.

Shpjegimi i tretë është ai që ka më pak gjasa, por që të bën të mendosh se Rama e konsideron vërtet skenarin e hapjes së dyerve për investimet kineze në vendin tonë, si një strategji për t’iu përgjigjur qasjes së re të administratës amerikane. Me mendësinë e të dëshpëruarit që i thotë vetes “dy duar për një kokë”, në këtë variant Rama ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër veçse t’i kundërvihet veglave të ambasadës amerikane, duke luajtuar kartën e afrimit me ambasadat e tjera, atyre që në Ballkanin Perëndimor, amerikanët i referohen si “aktorë të tretë” dhe që kanë qenë gjithnjë shqetësim për SHBA.

Cilido qoftë qëllimi i Ramës me deklaratat për Kinën, nuk duhet harruar se shashkat mbushen me sasi të vogla baruti. Qëllimi i tyre është të bëjnë zhurmë, jo dëme. Përndryshe të lënduarit përfundojnë në spital.

Fill pas deklaratave që dëgjoi nga kryeministri i Shqipërisë për tregtinë me Kinën, Nancy VanHorn nxitoi drejt Gjykatës Kushtetuese aty ku pritet vendimi për pezullimin apo jo të Belinda Ballukut nga detyra. VanHorn përsëriti një kërkesë që amerikanët e kanë kthyer në refren tanimë për Shqipërinë; çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Por këtë herë ajo shtoi edhe garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aktori Mehdi Malkaj: Shqiptarët nuk dalin në protesta sepse kanë frikë, luhet buka e gojës

0

Aktori Mehdi Malkaj, është shprehur se shqiptarët nuk dalin në protesta pasi kanë frikë nga ajo çfarë mund të ndodhi pas saj.

Aktori thotë se edhe kur i ka ftuar njerëzit ti bashkohen në protesta, siç ishte ajo për teatrin, njerëzit kanë refuzuar duke u shprehur se ata nuk kanë punë ti bashkohen, teksa ka theksuar se kanë frikë se u hiqet buka e gojës.

Nisur nga fakti se në protesta nuk dalin as aktorët, apo figurat publike, Malkaj thotë se ka kërcënime nga qeveria për pushime nga puna.

“Këtu ka një fjali të vogël me emër mbiemër dhe ndonjë mbushje, po nuk u vra kjo nuk bëhet gjë. C’më duhet mua, unë i kam thënë në protestën e teatrit, po ik ore c’më duhet mua sipas frikës së tyre. Mos të gënjejmë, është frikë, këtu lozet për bukën e gojës, baballarët thonë obobo. Ishte Enver Hoxha që kishte nenin 55 që thoshte mua mos më shaj se të burgos dhe të vras, ky thotë fol sa të duash por të nesërmen e ke të gjithë fisin të pushuar nga puna”,- është shprehur Malkaj në Top Story.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ervin Salianji: Flamur Noka nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë!

0

Pas përplasjes në distancë që kanë patur në muajt e fundit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar tonet ndaj sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike, Flamur Nokës, duke deklaruar se ky i fundit “nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë”.

Në një intervistë për Klan News, Salianji hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj tij nga Noka që takimet atij “ia organizon krimi”, duke i cilësuar si të pabaza dhe duke theksuar se ai ka qenë një nga denoncuesit kryesorë të grupeve kriminale në vend.

Jacaj: Zoti Salianji, çfarë marrëdhënie keni me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, i cili ka patur deklarata dhe akuza të forta ndaj jush, që kulmuan në takimin e Elbasanit, për të cilin tha se është organizuar nga elementë të krimit.

Salianji: Në partitë politike…

Jacaj: Edhe ju keni bërë një reagim shumë të madh, duke thënë se Flamur Noka është aksidenti më i madh politik dhe pse PD ndodhet këtu ku është.

Salianji: Në partitë politike ka një parim, siç ka në jetën publike. Thuaje një akuzë dhe faktoje. Këto janë idiotësi, njerëz që janë akuzuar. Unë kam qenë denoncuesi më i madh i krimit, nga Suel Çela në Elbasan, tek Bajrat në Shkodër, tek Troplinët në Durrës, tek Xhafajt në Vlorë, tek çdo bandë kriminale në venmd. Unë jam deputeti që i ka denoncuar me emër dhe kam thërritur interpelanca për këta emra.

Disa kufij nuk kapërcehen, sepse nëse kapërcehen kufij të imoralitetit politik, siç është kjo, të akuzave të pabaza, unë nuk po them asnjë gjë, por nuk mund të vijnë akuza nga njerëz  që nuk mund të kapërcejnë dot kufij të tjerë shtetërorë.

Jacaj: Cilët kufij nuk kapërcen dot Flamur Noka?

Salianji: Kaq kisha për këtë rast. Nuk kam asnjë gjë personale me asnjë njeri. Nëse thuhen akuza, sepse personi që u akuzua në Elbasan, që ishte kryetar grupseksioni. Është akuzuar një njeri në Elbasan me emër dhe mbiemër dhe i reagoi ai personi dhe nxori foto me atë, me sekretarin e përgjithshëm të partisë. Kjo është dhe një akuzë e pacië në çdo dimension. Po unë kam qenë drejtues politik i PD-së në Elbasan. Po qe se e kanë dit këta. Për çfarë më çoi gjithë partia në Elbasan? Ngaqë paskam pas lidhje me krimin? Më çoi si luftëtar ndaj krimit, ndaj krimit. Unë jam njeriu simbol i luftës ndaj krimit të organizuar dhe i kostove që vijnë për shkak të përballjes me krimin e organizuar.

Jacaj: Nga ana gazetareske dua të ndalem pak. Nuk kapërcen dot kufijtë e tjerë, ka dy mundësi siç mund ta kuptoj unë, ose është një bllokim i ndalimit për të dalë jashtë vendit, ose ka aleatë strategjikë që i ndalojnë hyrjen.

Salianji: E kisha si metaforë, kështu që u kuptuam me metaforën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përplasjet mes Salianjit dhe Berishës, rrëfehet Alimehmeti: Kam ndërhyrë për t’i ‘bashkuar’

0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se ka diskutuar me kreun e PD-së, Sali Berishën, në mënyrë që ky i fundit ‘të shkrijë akullin’ me Ervin Salianjin.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, teksa u pyet për bisedimet e tij me Berishën nga gazetari Flogert Muça.

Alimehmeti tha se ka bërë përherë rolin e negociatorit mes Berishës dhe Salianjit, me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes tyre, pas akuzave të ndërsjellta që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit.

Po ashtu, Alimehmeti shtoi se këtë rol të negociatorit e ka bërë me çdo faktor opozitar, me qëllim gjetjen e një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Kujtojmë se pasi Ervin Salianji nisi ‘foltoret’ me qytetarët, ka pasur një përplasje të vazhdueshme mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Pjesë nga bideda në studio:

Muça: Nëse mund të na thuash, a keni komunikuar me doktorin që ta relaksoni këtë situatë që të mos përjashtohen njerëz si Salianji që në finale mbledh njerës dhe demokratë?

Alimehmeti: Po, pajetër. Ky është qëndrimi im dhe ky do jetë gjithmonë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht, nuk është diçka që ndodhi sot. Në mënyrë të vazhdueshme unë këtë punë kam bërë. Kjo është detyra ime, që gjithkënd që mundem ta afroj brenda një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e Edi Ramës një orë e më parë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me …

0

Bashkë me opozitën do të bashkëpunojnë dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm për largimin e kryeministrit Edi Rama. Kështu u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën me gazetarët, sipas të cilit largimi i Ramës nga pushteti është strategjia e opozitës.

“Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, k besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë. Ka besim të madh se përkrah opozitës shqiptare, së bashkë me opozitën shqiptare, do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që duan ta përzënë 1 minutë e më parë, këtë të keqe të madhe, këtë organizatë kriminale që udhëhiqet nga Edi Rama”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Për kreun demokrat ky është viti i përmbysjes së diktaturave, teksa shprehu edhe mbështetjen për opozitën iraniane në betejën e saj kundër regjimit.

“2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët. Viti i lirisë për kombet. Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit. Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve. Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë. Por marshi i revolucionit iranian drejt fitores nuk ndalet me asgjë. Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara. Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë, vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë. PD mbështet me forcën më të madhe opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur. PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist”, theksoi Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen.

Ai është futur në SPAK i buzëqeshur dhe me sportivitet, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.

Nuk dihet arsyeja për të cilët deputeti është paraqitur para prokurorëve të Posaçëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD ankimon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

0

Parti Demokratike ka ankimuar ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

PD pretendon se zgjedhja e Endri Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Po ashtu, PD kërkon pezullim të ushtrimit të detyrës nga Endri Shabani deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet.

Të enjeten e 11 Dhjetorit 2025, Parlamenti votoi për gjashtë kandidaturat që kishin kaluar filtrin paraprak të Komisionit të Ligjeve; Endri Shabani, Besim Ndregjoni, Tartar Bazaj, Aranita Brahaj, Skënder Haluci dhe Adriana Kalaja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fermerët e përmbytur të Maliqit përplasen me zyrtarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

0

Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.

Prezentë në mbledhje ishin edhe fermerë të kësaj bashkie, të cilët debatuan me drejtuesit e kësaj bashkie, lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para.

Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.

Julian Guri , një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë Maliq, ju bën thirrje fermerëve për rezistencë.

“Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”, thotë fermeri.

Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.

“Me polici hajde na nxirrni, se ne nuk ikim që këtu. Asnjë s’do lëvizë nga këtu, lajmëroni kë të doni, duam përgjigje konkrete. Kam 1 muaj e gjysmë që kur ju kam lajmëruar, keni matur edhe tokat po dëmshpërblimet ku janë? Do na jepen apo jo që të dimë të vazhdojmë me protesta se rrugë tjetër ska. Ne duam përgjigje, ça do bëni me ne?!”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tryeza e PD me aleatë, shoqërinë civile e analistë/ Shpend Gashi “përplaset” me Alfred Lelën: Lëtyrë e neveritshme

0

Disa ditë më parë, Partia Demokratike zhvilloi një tryezë të përbashkët me partitë opozitare dhe shoqërinë civile.

Fill pas takimit, Alfred Lela, drejtor i komunikimit dhe zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, ka ironizuar përmes një editoriali panelistët në tryezë që kritikuan opozitën nën drejtimin e Sali Berishës.

Thënë shkoqur: kanë gojë dhe gjuhë, kanë faqe në rrjete, podcaste nëpër dhoma gjumi, japin mësim në semiuniveristetet e Tiranës apo rretheve, por nuk janë intelektualë. Pra, nuk krijojnë. Përsërisin të njëjtat klishe, të njëjtat imazhe, të njëjtën butafori të mendjes dhe veprimit. Kur e shohin se nuk ngjisin në mainstream, hidhen në tregjet e konspiracionit. Qëllimi është një: të futen në qendër përmes ekstremeve, pra jo përmes krijimit, por habishkaktimit“, shkruan Lela.

Pas editorialit të Lelës, ka reaguar ashpër analisti Shpend Gashi, drejtues i emisionit “Oponencë”, i cili mori pjesë në tryezën e PD-së (Berishës). Qëndrimin kritik dhe ironizues të Lelës për disa të ftuar në takimin e Berishës, Gashi e ka kosideruar si një sulm ndaj tij.

Një person-diarre, lëtyrë e neveritshme, arsyeja që marketingu (P.R) është përtokë e që ka funksion mediatik në PD, ishte munduar të më sulmonte përmes një shkrimi! Shkrim i dobët, njëjtë si përmbajtja e tij, i cekët, malinj dhe i paburrë, me shumë mundësi i shkruar me Chat Gpt, sikurse edhe libri i tij i vetëm. Nuk mund ta bënte ndryshe, pasi një herë e një kohë ky “zonjusha velvet” që u bë burrë kur hoqi pantallonat, ishte tmerri i redaktorëve, ngaqë u duhej të ribënin shkrimin, aq idiot dhe i paaftë siç ishte dhe është. Në privat, ia kam çuar mesazhin te vrima që e meriton! Në publik, po e përmbaj veten se ma kanë kërkuar shumë miq, por i them që: Ti dhe ata/ato të tjerë që pengojnë, zhurmojnë, largojnë opozitarët e vërtetë, ju vjen dita dhe nata bashkë… Intelektualizmin tim e tregojnë njerëzit që më vijnë në podcast, shkencëtarë, pedagogë 40 vite, autorë dhe audienca e mrekullueshme, kurse këtij prezervativit shumëpërdorimshëm, në botimin e vëllimit poetik alla BALLERINA i erdhën vetëm përfaqësuesit e Departamenteve të PD-së! Shnet, vemje! Do përballemi së shpejti! Gjenetikisht superior o idiot! Fiksoje këtë! Tung!“, shkruan Gashi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nard Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët

0

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”.

“Ky sistem zgjedhor që ne kemi sot, e dëmton të djathtën sepse Rama e ka bërë në mënyrë të qëllimshme. Me një Kod Zgjedhor tjetër, e djathta do ishte e bashkuar. Opozita pret vetëm një goditje ndaj Ramës. Goditje nga ndërkombëtarët ose nga drejtësia, për çështjet që ka”, tha Ndoka.

“Pa diskutim që do të shkojë drejtësia te Rama. Ai ka 7 dosje të hapura. Dhe opozita pret momentin që të bjerë dhe atëherë do të nisë me ngarkesë të plotë. Mund të bashkohet dhe me forca të tjera, por sot nuk është me ngarkesë të plotë sepse pret pikërisht këtë goditje”, shtoi Ndoka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx