Ballina Blog Faqe 112

Pak orë para protestës, Berisha fton partitë opozitare: Të përmbysim regjimin

0

Këtë të hënë Kryetari i Partisë Demokiratike, Sali Berisha, u bëri thirje edhe një herë qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

Përeveç thirrjeve të vazhdueshme që u ka bërë qytetarëve, një thirje po aq të fortë i bëri dhe partive opozitare për t’u bashkuar për qëllimin e përbashkët, qëllimi i përmbysjes së regjimit.

“Ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar. Shansi i përmbysjes, njëlloj si në Bangladesh dhe në Nepal, të diktatorëve autokratë, të cilët, pasi vjedhin dhe plaçkitin miliarda nga kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.

22 dhjetori është një ditë e shënuar, është një ditë që fton çdo shqiptar. Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndihen opozitarë, pavarësisht dallimeve, të bashkohemi për t’i dëshmuar botës dhe shqiptarëve se nuk ka forcë që të na ndalojë pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. Tirana po zien dhe protesta sot do të shënojë kthesën e madhe, do të shënojë kthesën drejt fitores së çdo qytetari për dinjitetin e tij.

Ky është një proces inaugurues. Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë dhe jemi të betuar që do të vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e filluam këtë me foltoren përpara Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën. Ajo kishte një mesazh: ai shesh do të jetë sheshi i lirisë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Planeti Leshtor”, romani finalist i Çmimit Kadare 2025 vjen për herë të parë nga UET PRESS

0

UET PRESS sjell për herë të parë para lexuesit romanin “Planeti Leshtor” të shkrimtarit Enird Malile, vepër që është përzgjedhur si finaliste e Çmimit Kadare 2025. Ky botim shënon një moment të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare, duke prezantuar një univers narrativ të veçantë, ku eksperimentimi estetik ndërthuret natyrshëm me thellësinë filozofike.

“Planeti Leshtor” ndërton një hapësirë letrare ku realiteti dhe imagjinata përplasen vazhdimisht, duke sfiduar kufijtë e perceptimit dhe mënyrën se si lexuesi i qaset së vërtetës. Personazhet e Maliles jetojnë mes së dukshmes dhe së padukshmes, në një gjendje të përhershme kërkimi, ku çdo detaj i vogël mbart kuptime të shumfishta dhe simbolika të fshehura.

Me një gjuhë të rafinuar dhe një strukturë narrative që shmang skemat tradicionale, romani fton lexuesin në një përvojë reflektuese, ku pyetjet filozofike mbi ekzistencën, identitetin dhe realitetin mbeten të hapura. Pikërisht kjo qasje e bën “Planeti Leshtor” një vepër që nuk lexohet vetëm, por edhe përjetohet.

Me këtë roman, Enird Malile afirmohet si një nga zërat më origjinalë dhe premtues të brezit të ri të shkrimtarëve shqiptarë, duke sjellë një frymë të re në prozën shqipe dhe duke dëshmuar potencialin e letërsisë eksperimentale në kontekstin bashkëkohor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tirana në protestë! 1300 efektivë zbresin në terren, në gatishmëri edhe forcat RENEA

0

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit dhe ka marrë masat për çdo skenar të mundshëm.

Mësohet se rreth 1300 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundërgaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, të cilët do të jenë të shumtë për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Policia e Tiranës ka zhvilluar mbledhje për protestën duke qenë e angazhuar maksimalisht. Në mbledhje kanë qenë të gjithë drejtuesit e policisë së Tiranës dhe shefat e rendit dhe sigurisë dhe shefat e komisariateve të Tiranës. Në mbledhje janë dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës.

Efektivëve u është kërkuar që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu u është kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Anti-SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti-qeveri?!

0

Nga Basir Çollaku

Hapur kundër SPAK. Edi Rama njofton se ska shqyrtim kërkesës së Prokurorisë deri me 22 janar 2026, kur ai pret vendinin e Kushtetueses për pezullumin ose jo nga detyra të zëvlndëses së tij. Ndonëse kërkesat nuk ngjajnë as ndryshojnë udhën e njëra-tjetrës, Rama ka zgjedhur të çojë në ekstrem kundërshtinë me drejtësinë.

Me një sjellje kartelesh. Po ai ka një hall. Vetveten. Kërkon të shmangë votën kundër në seancë. Ka frikë ta bëjë vetë këtë akt publikisht dhe shpreson zvarritje. Në Kushtetuese edhe po ia doli ta mbajë kansojen në këmbë, do të marrë maksimumi një rrëzim pezullumi

Po kërkesën për arrest?! Nuk do e shqyrtojë?!

Sërish do ta dlrgojë në Kushtetuese? Do të kapë edhe një muaj kohë se janë 16 mijë faqe e duhen shumë ditë këndim?!

Po një kërkesë të tretë? Ku faqet do të jenë shtuar me prova të reja?! E dosja mund të kapërcejë 20 mijë faqe?!

Sërish në Kushtetuese? Sërish një dozë muaji shtesë?!

Me marifete kontrolli do të rrëzojë afatet?!

Se presidenti Trump ka nënshkruar një sagë të re sanksuinesh për të korruptuarit dhe destabilizuesit e rajonit në Ballkan!! Me këto dosje AKSHI dhe Rama Balluku por edhe narkodosja “Rama”, sa shpejt shkruhet emri i Rama-Belës e ca të tjerëve si të ssnksionuar nga USA?! Ky sevdalliu indrejtësisë që kishte bërë gjithçka vetë dhe Ameriks kishte bërë Noc Rrokun.

Në fakt siç janë gjasat Noc Rroku do të flasë me KM tanii së shpejti, si dy të ngjashëm të sanksionuar! Në këto dosje ai di se përmendet emri i Lindës. Di se ka në atë tjetrën të “Xibrakës” së.Kokainës, emrin e Olsit. Kushedi sa arreste mund të firmosen para se të vijë 22 janari kushtetues..! Mbase zyra e “Gysit” ka video e përgjime ku Rama bind Prokurorinë pa u lodhur.

Mbase sky-enchro nxjerr ndonjë kod të Gjatë ku dalin xhevahire. Mbase SPAK ka arritur të mbushë dosjet e Charles e të tjera ku Rama firmos për ngjarje me efekte të mëdha korruptive. Dhe publiku mundet edhe t’i lexojë para 22 janarit ndërsa drejtësia paraburguese ia njofton të akuzuarit të gjatë.

Nuk besoj se KM është aq i gjatë dhe aq idiot, sa të besojë se e shpëton Kushtetuesja. Ajo shqyrton nëse ka perplasje te SPAK me qeverinë, ndonëse unë nuk e besoj, por kurrsesi faktin penal të abuzimeve të Ballukut. Ky qëndrim është një provokim i rëndë i drejtësisë, opozites, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve.

Shkeljet e Ballukut janë objekt i SPAK&GJKKO dhe askush nuk mund të ndërhyjë. Rama ka hyrë në zonën ku dardha e ka bishtin para. A do të jenë 83 deputetët në një mendhe me qëndrimin pa mendje të shefit të tyre?! Edhe ata e dinë se kush është mbëshhtetësi kryedor këtij aksioni kundër krimit, korrupsionit, karteleve..Sanksionimet janë edhe për parti politike dhe për qeveri të tyre.

Administrata Trump ka dhënë shembuj të shpejtë. Rama po investon ta marrë këtë çmim sa më shpejt. Mbase para 22 janarit, vendimit të Kushtetueses.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qeveria shpërndan të tjera shpërblime për fundvit, 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe

0

Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15.000 lekë, kategori e cila nuk ishte e përfshirë në aktin të tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët.

Ministri i Financave Petrit Malaj njofton se prej këtij akti normativ përfitojnë 148 mijë persona.

“Mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike me 15 mijë lekë, janë 148 mijë përfitues me fond 2.2 miliardë lekë si për shpërblimin e familjeve në nevojë dhe per personat me aftesi ndryshe”, tha Malaj.

Malaj njoftoi se në llogarinë për pensionet në Bankën e Shqipërisë do të kalojnë fondet e pashpenzuara nga institucionet këtë vit.

“Janë 150 mln euro do të kalojë në llogarinë që kemi në bankën e shqipërisë për skemën e pensioneve që të mbështesim reformën e re”, tha Malaj.

Me rishikimin e buxhetit të ri, 2 miliardë lekë shtesë do të shkojnë për fermerët nëpërmjet skemave mbështetëse. Gjithashtu 1.2 miliardë lekë shtesë janë parashikuar për pushtetin vendor me qëllim shlyerjen e borxheve.

“Fermerët do të përfitojnë 2 mld lekë shtesë përmes skemave mbështetëse. 1.2 mld lekë shtesë për pushtetin vendor për të shlyer borxhet e pushtetit vendor. Kjo vlerë është e barabartë me 40% të detyrimeve të pushtetit vendor”, tha ndër të tjera Malaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Demokratike proteston sot përpara Kryeministrisë

0

Partia Demokratike zhvillon sot, më 22 dhjetor, protestën shumë të paralajmëruar kombëtare, përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pritet të ketë një pjesëmarrje më të madhe të mbështetësve të opozitës, në krahasim me pesë protestat e mëparshme, të zhvilluara në formën e një “foltoreje”.

Gjatë fundjavës që lamë pas, eksponentë të ndryshëm të PD-së, mes tyre Flamur Noka, Albana Vokshi, Jola Hysaj, Klevis Balliu dhe Elda Hoti, kanë zhvilluar takime të shumta me qytetarë në zona të ndryshme të vendit, duke i ftuar ata të marrin pjesë në protestën e sotme, e cila konsiderohet nga ata si një moment kyç në aksionin opozitar kundër qeverisë.

Protesta e sotme vjen pas deklaratave të forta të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili më 20 dhjetor paralajmëroi se kjo do të jetë vetëm fillimi i një rezistence më të gjerë për rrëzimin e qeverisë Rama. Në një komunikim me mbështetësit e tij, Berisha nuk përjashtoi as nisma të tjera paralele, përfshirë akte ekstreme të ngujimit apo edhe qëndrimin e deputetëve në Parlament.

Po ashtu, Berisha artikuloi akuza të forta për korrupsion ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke përmendur SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese, të cilat sipas tij janë vënë në shërbim të qeverisë. Ai foli për “zbulime të mëdha” gjatë ditëve të fundit dhe përsëriti akuzat për afera korruptive që përfshijnë zyrtarë të lartë të mazhorancës.

Një ditë përpara protestës, autoritetet kanë nisur masa të shtuara sigurie në ambientet përreth Kryeministrisë. Ditën e djeshme, në fasadën përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur mburoja metalike, me qëllim mbrojtjen e institucionit nga incidente të mundshme gjatë tubimit.

Punonjës shërbimi janë parë duke montuar strukturat metalike. Edhe pse autoritetet nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar për planin e plotë të masave të sigurisë, përgatitjet në terren tregojnë një gatishmëri të lartë të forcave të rendit.

Protesta e sotme pason një seri tubimesh të zhvilluara gjatë javëve të fundit. Më 15 dhjetor, PD zhvilloi protestën e pestë radhazi përpara Kryeministrisë, e organizuar në formën e një “foltoreje”, ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë adresuan akuza dhe denoncime ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në përmbyllje të asaj proteste, Berisha u shpreh se opozita nuk do të largohet nga sheshi deri në largimin e kryeministrit, duke theksuar se përballja do të vijojë përmes protestës dhe presionit qytetar.

Protesta e sotme shihet nga opozita si një hap i radhës drejt intensifikimit të aksionit politik kundër qeverisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dumani i dorëzon detyrën, Braho: Misioni i SPAK-ut shkon përtej mandateve!

0

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt këtë të hënë, ceremonia zyrtare e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te drejtuesi i ri, Klodian Braho.

Gjatë fjalës së tij, Dumani i uroi suksese Brahos, duke shprehur besimin se ai do të vijojë punën në forcimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Ndërsa Braho falenderoi paraardhësin për punën e kryer.

“Shpreh falënderimin tim, marrja e detyrës është angazhim për të respektuar ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK. Vlerësoj paraardhësit e mi në detyrë, zotin Kraja, zotin Dumani për guximin duke forcuar profilin e SPAK. Fokusi im do të mbetet respektimi rigoroz dhe respektimin e ligji. Institucioni do komunikojë në mënyrë të qartë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve”, tha Klodian Braho.

Dumani – Brahos: I bindur se do çosh para misionin!

Dumani i uroi Brahos suksese në detyrën e re, duke theksuar se do të mbështetet në trashëgiminë gjashtëvjeçare për të vijuar punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Para se t’ia lë fjalën z. Braho, ti kaloj zyrtarisht dhe stafetën më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një ndër kapitujt që ka qenë ndër më sfiduesit e karrierës sime si prokuror. Drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë një privilegj i madh por edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Ky është rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, çdo punonjësi që ka kontribuar me integritet dhe kurajo.

Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin, integritetin dhe sakrificat tuaja. Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time partnerëve tanë dërkombëtarë që kanë qenë pranë nesh në çdo hap. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z.Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëdiminë 6-vjeçare, duke e çuar përpara misionin e SPAK-ut, me integritet e vendosmëri! Faleminderit dhe suksese z.Braho!”, tha Dumani.

Klodian Braho është zgjedhur në krye të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar, pas një vendimi të marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) gjatë seancës maratonë të 11 dhjetorit.

Klodian Braho u votua nga 7 anëtarë të KLP-së, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit. Në garë ishin pesë kandidatë. Përveç Brahos, kandiduan edhe Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Nga votimi përfundimtar, tre anëtarë të KLP-së mbështetën Adnan Xholin, një votë shkoi për Elvin Gokajn, ndërsa asnjë votë nuk u dha për Doloreza Musabelliun.

Mandati i drejtuesit të SPAK-ut është 3-vjeçar dhe nuk parashikon të drejtë rizgjedhjeje.

Altin Dumani, i cili mori drejtimin e institucionit pas Arben Krajës, drejtuesit të parë të SPAK-ut, përfundon kështu detyrën e tij drejtuese dhe do të vijojë punën si prokuror i SPAK-ut deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Paralajmërimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e verës

0

Boshatisja e një kantine vere të bllokuar gjatë operacionit për kapjen e Ergys Agasit, hapi një dritare tjetër të vogël, nga ku dallohet jeta e luksit të qeveritarëve tanë. Ajo tregon se pas fasadës së reformave, pas fjalimeve për shtet dhe ligj, fshihet një univers tjetër, ai i privilegjit, i shijeve të shtrenjta dhe i qejfeve, që fantazia e shumicës së qytetarëve e ka të vështirë ta perceptojë.

Kjo është Shqipëria e atyre që shpenzojnë 4 milion euro për një kopsht me lule apo 800 mijë euro vetëm për fustane, dhe ku një shishe verë mund të kushtojë më shumë se 33 mijë euro.

Prandaj, ngjall kureshtje lajmi për zhdukjen e një koleksioni me shishe të verës së shtrenjtë, nga një kantinë në pronësi të Ergys Agasit, një nga satelitët e shumtë që qarkullojnë rreth pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Si u boshatis kantina e verës së Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, kushëririn e Ergys Agasit, një nga personazhet më të përfolur të pushtetit informal, i konsideruar si kontakti i bandave kriminale me zyrën e Kryeministrit dhe sot në arrati për hetimet e SPAK mbi tenderat e AKSHI-t.

Kushëriri i tij, Eno Agasi dyshohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të paligjshëm të tyre.

Sipas hetimeve, gjatë kontrollit në banesën e Agasit, hetuesit e BKH zbuluan kantinën e verës, ku ndodhej një koleksion shumëvjeçar i verërave të rralla, përfshirë shishe të vlerësuara si pjesë e koleksionit “Petrus Pomerol”, që rezultuan me mungesën e dokumentacionit.

Pikërisht për këtë arsye u njoftua Drejtoria e Doganave. Strukturat doganore kryen një inventarizim disaorësh dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, si pasojë e mospagimit të akcizës dhe taksave të tjera mbi mallin.

Meqë kontrolli u zhvillua gjatë natës dhe transporti nuk mund të realizohej në orët e vona, malli u la përkohësisht në ambientet e vilës. Por ky vendim rezultoi i gabuar.

Hetimet tregojnë se gjatë natës, Eno Agasi ka larguar sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë, duke e bërë praktikisht të pamundur hetimin e ngjarjes. Kur furgonët e Doganave u rikthyen për të marrë mallin dhe për ta transportuar në ruajtje të sigurt, konstatuan se vera nuk ndodhej më aty.

Deklaratat e Arben Ahmetajt për verën e shtrenjtë që konsumon Edi Rama

Nëse zhdukja e shisheve të verës do përmendej në një hetim tjetër rutinë të Prokurorisë së Tiranës, do të kishte mbetur një lajm periferik, një episod i çuditshëm për t’u harruar shpejt.

Por kjo ngjarje merr peshë, sepse lidhet me paralajmërimin e bërë muaj më parë nga Arben Ahmetaj, ish zv-kryeministri që shpesh ka qenë një hap para skandaleve të hetuara nga SPAK.

Dhe pikërisht tani që zbulohet koleksioni i shtrenjtë me shishet e verës që Ergys Agasi ruante në kantinën e tij, dëshmitë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt bëhen akoma më të forta.

Duke përshkruar rolin e Agasit, stilin e tij të jetës dhe marrëdhënien e ngushtë që i riu kishte me Edi Ramën, Arben Ahmetaj tregonte se si i kishte parë të dy teksa konsumonin verë me vlerë 33 mijë e 600 euro, një shishe Romanee Conti.

Teksa përshkruante rolin e Ergys Agasit si koordinator personal i krimit pranë Edi Ramës, Ahmetaj hodhi në publik këtë detaj, që në atë kohë shumëkush e mori si ekzagjerim.

“Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopështin e Edenit me peshqit e kuq si avatarë dhe “Dhoma e luleve” ku pihet kjo lloj vere me koordinatorin e krimit.” I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse kishte prova, Ahmetaj u përgjigj. “Ore të dukem gjë si Altin Dumani që kur nuk e vërteton, e supozon?”

Më pas ai tregoi një foto të shishes së verës Romanee Conti që konsumonte Rama me Ergys Agasin duke përmendur emrin e këtij të fundit. “Dhe njëri prej tyre mburret. Shqiptarët nuk kanë votuar për Gys Agasin, kanë votuar për PS-në” tha Ahmetaj gjatë intervistës duke iu kërkuar gazetarëve të investigojnë mbi këtë çështje.

Pétrus është verë me prodhim shumë të kufizuar, e prodhuar praktikisht 100 për qind nga rrushi Merlot, e vlerësuar në tregun global si objekt koleksionimi dhe investimi. Me pak fjalë, simbol i statusit dhe i distancës me qytetarët e thjeshtë.

Sot, kur në media raportohet për një kantinë të bllokuar ku gjendej koleksioni i verërave “Petrus Pomerol”, një nga verërat më të shtrenjta në botë në pronësi të Ergys Agasit, fjalët e Ahmetajt nuk duken më si ekzagjerime.

Ato i shtohen sinjaleve që tregojnë jetën prej sheiku të Edi Ramës, darkat mbi 10 mijë dollarë në New York, fluturimet me çarter, biletat sekrete në udhëtimet jashtë vendit apo biletat VIP në NBA që kalojnë kufijtë e çdo logjike zyrtare.

Ato janë simptomat e një pushteti që ka humbur kontaktin me realitetin dhe tregojnë se ndarja mes qeverisësve dhe të qeverisurve është bërë e pakthyeshme, tashmë që është krijuar një elitë pushtetarësh që jeton në një Shqipëri tjetër, që nuk i njeh spitalet pa barna, pensionet qesharake, apo qytetarët që e matin muajin me faturat e dritave./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Mirupafshim ëndrra amerikane!”, Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e programit të Lotarisë Amerikane, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Universitetin Brown, ku humbën jetën dy persona.

Sipas autoriteteve amerikane, autori i dyshuar i sulmit ishte një shtetas portugez, i cili u gjet i vdekur të enjten. Ai kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 përmes programit të vizave të Diversitetit (DV-1) dhe më pas ishte pajisur me kartë jeshile.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se pezullimi i skemës është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Trump, me qëllim “të garantohet që asnjë qytetar amerikan të mos rrezikohet nga një program që ka dështuar”. Ajo e cilësoi programin si “katastrofik” për sigurinë kombëtare.

Programi i Lotarisë Amerikane ofron deri në 50 mijë viza çdo vit, përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme, për shtetas nga vende me nivel të ulët emigracioni drejt SHBA-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Noem kujtoi se Trump kishte tentuar edhe më parë t’i jepte fund këtij programi, që në vitin 2017, pas sulmit me kamion në New York City, ku mbetën të vrarë tetë persona.

Ndërkohë, autoritetet amerikane dyshojnë se i njëjti person, Neves Valente, mund të jetë përgjegjës edhe për vrasjen e profesorit të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Nuno F. Gomes Loureiro, 47 vjeç, i cili u qëllua për vdekje në banesën e tij në Brookline, dy ditë përpara sulmit në Universitetin Brown. Dyshohet se të dy kishin studiuar në të njëjtin universitet në Portugali në fund të viteve ’90.

Prokurori i Përgjithshëm i Rhode Island, Peter Neronha, bëri të ditur se provat e gjetura në një automjet pranë vendit ku u gjet i vdekur i dyshuari përputhen me provat e mbledhura në vendngjarjen e të shtënave në Universitetin Brown. Sipas tij, policia arriti ta identifikojë dhe gjurmojë Neves Valente pas një operacioni gjashtëditor në disa shtete, falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe informacioneve të ardhura nga publiku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Dorëzoni hajdutët!”, shoqëria civile protestë jashtë Parlamentit

0

Teksa brenda është duke u zhvilluar mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, në ambientet e jashtme të Kuvendit, këtë të premte, disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar.

Qytetarët mbajnë pakarta në të cilat shkruhet “Për drejtësi deri në fund”, “Pa drejtësi s’ka BE”, apo dhe “Dorëzoni hajdutet”.

Një protestues u shpreh me megafon disa nga problematikat që has Shqipëria nga aspekti ekonomik.

“Shtresa e mesme po varfërohet. Fuqia blerëse po zhduket. Importet po rriten, prodhimi vendas po vdes. Punësia po shkatërrohet. Fshati po braktiset. Sot jemi në pikën më të errët”, tha ai.

Sakaq, nuk kanë munguar flakadanët dhe zhurmuesit nga protestuesit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx