Ballina Blog Faqe 113

Deklarata e Nikoll Lesit: Opozita po përgatit të hënën protestë të dhunshme

0

Botuesi dhe gazetari Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me protestën  e opozitës, ditën e hënë, teksa tha se ka informacione se do të jetë e dhunshme.

Po ashtu Lesi tha se ka rënë entuziazmi për opozitën, teksa sipas tij, nuk mbledh do të njerëz.

Botuesi tha se për protestën e ditës së hënë, thirren edhe gratë.

Me gjithë këto sulme nga SPAK në një vend demokratik qeveria do kishte rënë. Ne s’kemi opozitë. Një opozitë të besueshme që ta marri. Që të ketë një lloj entuziazmi. Sot ne e kemi parë protesta e doktorit me 150 veta. Nuk mbush me besim njerëzit. Kjo që ka ndodhur ne kushtet e Shqipërisë është disi e pranueshme. Problemi është se ka rritur adrenalinën brenda koshit të PD. Nuk shton elektorat nga eklektorati gri. Thotë Berisha unë rri kryetar partia, nuk e lëshon partinë derisa sa të vdesi 150 vjeç. Nuk ka kush e rrëzon qeverinë. Me aq sa kam informacion, ato nesër do vazhdojë komisioni i këshillit të mandateve, tre veta për të përballuar një dosje të madhe. Dyshoj si dreqi që nesër vazhdon kjo histori, të hënën do ketë protestë të dhunshme, nuk duhet por do jetë.  Aq sa ndjejë, nuk urojë. Po lajmërojnë edhe po thërriten edhe gartë”, u shpreh Lesi./Newsbomb.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

FATI i Belinda Ballukut mes dy godinave/ Rama mbledh qeverinë te Kryeministria, ndërsa në Kuvend prokurorët e SPAK kërkojnë “LEJE” për arrestimin!

0

Në një kohë që Prokuroria e Posaçme kërkon që Belinda Ballukut t’i  hiqet mandati për t’i hapur rrugë arrestimit, numri dy i qeverisë është parë të hyjë në ambientet e Kryeministrisë.

Siç shihet në këto pamje, Belinda Balluku del nga makina duke folur në telefon dhe më pas futet ne kryeministri, ku kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin e Ministrave.

Ndërsa në godinën përballë, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët e posaçëm kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shoqërohet nga Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, dy prokurorët që po hetojnë dosjen për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun, gjë që do i hapte rrugën masave të reja ndaj zv.kryeminstres si “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U shkarkua nga presidenti Begaj, Edvin Shvarc nis punë në SPAK

0

Përmes një njoftimi të Prokuorisë së Posaçme thuhet se Shvarc, djali i përkthyesit të madh shqiptaro-hebre, Robert Shvarc, ka fituar përmes konkurrimit pozicionin e “përgjegjësit të Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1”.

Edvin Shvarc, i shkarkuar nga pozicioni i tij në Presidencë pasi në krye të këtij institucioni erdhi Bajram Begaj, ka nisur punë në SPAK.

Përmes një njoftimi të Prokuorisë së Posaçme thuhet se Shvarc, djali i përkthyesit të madh shqiptaro-hebre, Robert Shvarc, ka fituar përmes konkurrimit pozicionin e “përgjegjësit të Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1”.

I diplomuar për gjuhë angleze, prej vitit 2002 Shvarc punonte si përkthyes në Presidencë, kur në krye të institucionit ishte Alfred Moisiu. Në vitin 2017, Shvarc mori detyrën në Presidencë si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median.

‘Përgjegjës i sektorit të raportimeve pranë bashkimit europian, në sektorin e raportimeve pranë bashkimit europian, pranë prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, klasa iii-1. Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, kërkesave të veçanta të shpallura për konkurim dhe të përfundimit të procesit të ankimimit, njofton se, për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1 Kandidati fitues është: Edvin Shvarc’, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Distancohet nga Salianji?/ Grida Duma: S’guxojnë as alla Edvin as alla Ervin të më bëjnë pis emrin!

0

Grida Duma ka qartësuar pozicionin e saj në lidhje me akuzat nga drejtues të Partisë Demokratike se ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të  Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.

Nga studio e Top Story ajo deklaroi se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite.

“Kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj”, theksoi Grida Duma në reagimin e saj.

“Tani kam lobuar unë me Edi Ramën? Unë për gjërat e mia personale, për situata të miat personale, për goditje të mia personale, kam qenë në politikë rishtare dhe nuk kam kërkuar ndonjëherë për gjithë goditjet që ka bërë Rama dhe establishmenti i tij, t’i shtrij dorën, apo t’i drejtohem dhe t’i them ndalo se ka cak. Nuk më ke parë ndonjëherë të bëj viktimën në publik, t’i drejtohem audiencës shqiptare, se e bëjnë gjithë gratë në politikë, dhe t’i them si ka mundësi një grua, një nënë e copëtoni kështu në publik?! Unë për çështje personale me Edi Ramën, jo që nuk kam ofertuar unë të diskutoj, por nuk guxon njeri t’i afrohet, mua Grida Dumës, me ofertë sa i përket Edi Ramës.

Pa asnjë diskutim kur kam ardhur këtu, e kam ditur që nëse ka lobime dhe situata të kësaj natyre bëhen shumë mirë në politikë, atje ku je në politikë nuk të sheh njeri, këtu në publik na shohin të gjithë.

Nuk jam e qartë se pse kjo është paqartë.

Tani, kur unë, dhe nuk ka të bëjë me çështje personale të këtij viti, vitit tjetër etj, flas për çështje të miat personale, dhe nuk ka guxuar njeri të mendojë që bëhen pazare me Edi Ramën, sepse këtë personalitet e kam krijuar nga politika dhe vij këtu.

Nga ana tjetër, kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj.

Nuk guxon njeri të më përmendë mua pazare të vogla, sepse unë qëndroj Big, dhe qëndroj Big së pari si njeri…

PD sot nga i vogli te i madhi, duhet të zhdukë foltoren 2.0, 2.1, 3.1, 7.4, dhe të vendoset në një pozicion krejt tjetër me vetveten dhe të brendshmen dhe të gjej mënyrën sesi në këtë moment nuk ka asnjë aksioner opozitar të cilin e ka tepër”, tha Duma.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Endri Shabani betohet në Kuvend, u dhuron puthje deputetëve demokratë që i dhanë firmën

0

Endrit Shabani është betuar ai Avokat i Popullit mes kaosit opozitar.

Pas fjalës ‘betohem’, ai ka pëshëndetur PD-në që i dha 35 firma duke i puthur me dorë.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takimi i Salinjit në Elbasan, Berisha : Kush organizon mbledhje me ndihmën e kriminelëve, ka kaluar vijën e kuqe

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin nga partia të ish-deputetit, Ervin Salianji pas takimit që ky i fundit organizoi një ditë më parë në Elbasan.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se kishte informacione që organizator në hije i këtij takimi ishte Suel Çela.

“Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin. Në qoftë se e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka pasur, është vendimi më i drejtë. Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse sa i përket bashkëpunimit me krimin. Që një anëtar i kooptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreut e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim, kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë”, tha Berisha.

Sipas tij “ai që ndërmerr një veprim të tillë, tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij. Nuk mund të pranoj asnjë formë bashkëpunimi me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Sa i përket takimit që thoni ju, kemi pasur informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizator kryesor në hije I takimit. Përshëndes të gjitha strukturat e Elbasanit që e bojkotuan me neveri një takim të tillë.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK thërret nesër Ilir Metën për të dëshmuar për “21 janarin”

0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet në SPAK ditën e nesërme në orën 10:00 për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”.

Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK.

Më herët për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK emra si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Veliaj feston sot ditlindjen, Anduela Ristani: Të kam në mendje çdo ditë…

0

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, feston sot 46-vjetorin e tij të lindjes, një ditë që këtë vit ai e feston në qeli, aty ku dhe ndodhet prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ka qenë kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila ka ndarë një foto nga ditëlindja e Veliajt para 10 vitesh kur festoi si kryebashkiak.

“Kjo foto nga ditelindja jote e pare ne BT, per 36 vjetorin me ben sot vecanerisht kuptim. Une kisha mbledhur gjithe shprehjet e tua me tipike dhe i printuam ne bluza per te gjithe. E preferuara ime ishte “Shtriju tek dera deri sa te mbarosh pune”, menyra jote per te na bere te ishim po aq kembengules e absolutisht te padorezuar si ty.

Ishte shume e bukur kjo feste “surprize” kur lexonim njeri-tjetrin dhe fytyrat na ndriconin shprese. Mediat shkruan “cunat e kryetarit” i bejne dhuraten e vecante! Aty kuptova qe puna ime ishte pune “cunash” dhe se media nuk di asgje, po asgje fare! Dy te verteta te pandryshueshme! Sot te kam ne mendje si cdo dite dhe urimi nuk i ben drejtesi shpreses qe kam per ty! Me dashuri, anu”, shkruan Ristani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

GZO ME TRING KËTË FUNDVIT ZGJIDH EXTRA+ DHE SHIKO TË GJITHA SPORTET BASHKË DHE BBVA ALBANIA NË 2KANALE 24/7

0


Ky fundivit vjen me më shumë në TRING. Platforma më e madhe televizive në
Shqipëri, bëhet edhe më e madhe. Me paketën EXTRA+ në Tokësor, Satelitor
dhe OTT, do të shihni shumë sport, më shumë kontent, më shumë argëtim.
I gjithë sporti në një vend të vetëm, sepse tashmë në Tring mund t’i shihni të
gjitha. Premier League, La Liga, Ligue 1, Kombëtarja Kuq e Zi, Europa League,
Formula 1 dhe shumë kompeticione të tjera i bashkohen Champions League,
Serie A e Coppa Italia, Bundesliga, NBA e Moto Gp në Tring Sport, për
eksperiencën absolutisht më shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse në vend.
Gjigantët e globit, më shumë se 25 kompeticione prestigjioze sportive, të gjitha
kampionatet më të forta në botë tashmë në një paketë të vetme.

Por gëzimi i këtij fundviti nuk mbaron me kaq dhe as dhuratat. Nga 20 dhjetori nis
Big Brother Vip Albania, reality show që mbërthen para ekranit shikuesit dhe në
Tring, për herë të parë, tashmë janë listuar 2 kanalet ekskluzive BBVA1 dhe 2, së
bashku me Top Channel dhe shumë kanale të tjera, të cilat së bashku me
programacionin e larmishëm, me filma e seriale premierë, spektakël e
transmetime Live, kontent të dedikuar për të gjithë familjen, do t’i bëjnë këto
festa të paharrueshme dhe sigurisht Tring platformën që duhet zgjedhur, si çdo
vit dhe këtë vit më shumë se kurrë.

Tani është momenti për të përfituar më shumë nga abonimi juaj. Mjafton ta
plotësoni atë apo të riabonoheni në paketën EXTRA+, e cila me uljet ekskluzive të
fundvitit është e përshtatshme për çdo individ e familje, për të shijuar një nivel të
ri argëtimi dhe të gjithë sportin në një platformë të vetme…

Përfitoni të abonoheni me ofertën festive në të gjitha pikat zyrtare të shitjes në të
gjithë botën, si edhe online në faqen zyrtare tring.al.
Festat janë te dera! Këtë vit, më shumë se çdo vit… Gzo me Tring!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Petro Koçi: Balluku duhet të ishte shkarkuar, t’i heqim imunitetin!

0

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugën arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzim me tendera.

Ish-ligjvënësi socialist ka dalë kundër Ramës i cili është kthyer në një avokat të zellshëm për Ballukun dhe thekson se Parlamenti duhet të marrë vendimin për heqjen e imunitetit ndaj saj.

“Kuvendi te ruaje standardin e vendosur prej kohesh me rastet e kërkesave te SPAK per heqje imuniteti”, deklaroi Petro Koçi,

Ai theksoi se Balluku duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale për të.

Postimi i plotë:

Kendveshtrimi im

  1. Ishte i drejte ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese i vendimit te GJKKO per pezullimin nga funksioni ministror i Belinda Ballukut.
  2. Balluku duhej te kishte dhene doreheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale per te.
  3. Gjykata Kushtetuese nuk shpalli pafajesi per Ballukun. Ajo vetem pezulloi pezullimin e saj nga funksioni ekzekutiv.
  4. Gjykata Kushtetuese nuk e shpalli GJKKO fajtore. Pra nuk shpalli ndonje pale humbese apo ndonje pale fituese.
  5. SPAK nuk ka ndermarre ndonje hap hakmarres me kerkesen per heqje imuniteti, por nje vijimesi te logjikshme. Gjykoj qe me pezullimin qe kishin kerkuar me pare paten perzgjedhur nje mase me favorisuese per ministren Balluku.
  6. Situata eshte e veshtire per partine tone, por jo e rende. Mjafton qe Kuvendi te ruaje standartin e vendosur prej kohesh me rastet e kerkesave te SPAK per heqje imuniteti.
  7. Do ishte e keshillueshme doreheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i nje politikani nga te qenit patjeter minister.
  8. PD po ben teater. Asaj nuk i intereson legjitimimi moral i drejtesise se re perballe mbeshtetesve te vet. Ajo parti ka hallin e madh te ndjekjes penale te Kryetarit te vet Berisha. Lufta e PD ndaj SPAK mbetet serish e eger.
  9. Mbeshtetja e deritanishme e PS per SPAK dhe GJKKO mbeten nje histori suksesi qe nuk duhet te shenoje asnje hap prapa.
  10. Ne aspektin njerezor cdo ferkim duarsh nga kolege te PS per kete situate te veshtire ku ndodhet kolegja Balluku do te ishte tejet kompromentues dhe i pamoralshem. Ne fund te fundit kemi te bejme me nje rrethane qe demton imazhin e Partise tone e jo vetem nje person. Urimi me i moralshem do te ishte pafajesia ne fund te procesit.
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx