Ballina Blog Faqe 114

Dhunoi rëndë me shqelma partneren shtatzënë që të humbiste foshnjen, arrestohet në Serbi Klejvis Metalla

0

Një 24-vjeçar shqiptar është kapur në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë Klejvis Metalla ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij e cila ishte edhe shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2025.

Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Si ndodhi ngjarja makabre:

Kujtojmë se 23 vjecarja nga Bulqiza, ishte dhunuar nga partneri i saj 24 vjeç, Klejvis Metalla.

Shkak për këtë situatë, u bë shtatzania e vajzës, e padëshiruar nga Klejvisi.

Ky i fundit nuk donte, që vajza ta mbante fëmijën, duke tentuar të bindë dhe familjarët e 23 vjecares, që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.

Por vajza iku, duke mos pranuar të abortojë.

Ditën e dhunës, në 27 janar në orën 15.30, vajza e re, bashkë me të vëllain 5 vjec, u gënjye dhe hipi në makinë me Klejvisin, pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën.

Jashtë qytetit, në vendin e quajtur “gurët e Skënderbeut” Klejvisi ka ndaluar makinën dhe ka zbritur vajzën, duke e goditur me shkelma në bark dhe në trup.

Më pas i ka marrë celuarin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë.

Një kalimtar i rastit shoqëroi 23 vjecaren në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e coi në shtëpi. Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Anëtari i PD në Elbasan shpërthen ndaj Nokës: Po shkatërron partinë

0

Andi Mema, anëtar i Partisë Demokratike në Elbasan, ka reaguar ndaj Flamur Nokës pasi e akuzoi se ka lidhje me krimin dhe Partinë Socialiste.

Në një reagim në rrjete sociale, Mema, kryetar i grup sesionit të lagjes “5 Maji”, thotë se ai është zgjedhur me votë, ndërsa Noka është një ndër ata që po e shkatërron Partinë Demokratike.

Mema shprehet se nuk mund të flasë Noka për lidhje me krimin, ndërsa shton se sulmon gjithmonë demokratët që nuk e pëlqejnë atë dhe “sojin e tij”. Më tej, ai i përmend edhe “vila e apartamente të vjedhura”, duke e paralajmëruar se do t’ia nxjerrë Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në shesh.

“Unë jam kryetar GS i Partisë Demokratike i zgjedhur me votë. Ti je një fëlliqësirë që të kanë përzënë nga kudo ku ke qenë, të përzunë në Kukës dhe nuk të qas njeri, të kanë përzënë kudo ku ke qenë. Të akuzosh ti që je non grata në Britani dhe Amerikë pikërisht për lidhjet me krimin dhe për korrupsionin galopant përveçse për gomarllëkun e madh që përfaqëson kjo është medalje”, shkruan mes të tjerash ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

0

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të qeverisë, që nëse rrëzohet me votë, shënon sipas analistëve të politikës “një shpallje lufte” të mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë.

Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro.

Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj Ballukut nga ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi i ushtrimit të detyrës në arrest me burg/ në shtëpi.

Pasi korri një fitore të debatueshme në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama është tashmë në sprovë për raportin e mazhorancës së tij me sistemin e drejtësisë.

Në një koment të shpejtë në rrjetin X, Rama e vendosi tonin te ato që i quajti “arreste pa gjyq” dhe “modë e vrazhdë” e paraburgimeve në Shqipëri, ndërsa nënkuptoi një sjellje të ndryshme nga proceset e tjera të ngjashme.

“…këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi,” shkroi Rama.

Opozita nxitoi të martën ta akuzojë kryeministrin se përmes mbrojtjes së Ballukut po i shpall luftë institucioneve të drejtësisë.

“Një vend demokratik nuk i bën presion drejtësisë duke paralajmëruar përdorimin e forcës së kartonave për të shkelur barazinë para ligjit,“ komentoi deputetja demokrate, Jorida Tabaku duke shtuar: “çdo votë kundër drejtësisë, është votë pro vjedhjes“.

Kuvendi nuk bëri asnjë njoftim publik për kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, por BIRN mësoi se deputetët ishin njoftuar që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten më 19 dhjetor,

Sipas rregullores së Kuvendit, ky Këshill do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do t’i japë mundësinë Ballukut që të bëjë mbrojtjen e saj.

Më pas, një raport i hartuar nga Këshilli i Mandateve, i cili i sugjeron Kuvendit të votojë pro ose kundër kërkesës së prokurorisë, votohet në seancë plenare, një proces që duhet të përmbyllet brenda një afati dy javor. Megjithatë, rregullorja parashikon gjithashtu që nëse Kuvendi nuk shprehet me vendim brenda 3 muajve, kërkesa e prokurorisë quhet e rrëzuar.

Mazhoranca e kryeministrit Edi Rama ka mbajtur qëndrime mikse ndaj kërkesave të mëparshme të Prokurorisë për të dorëzuar imunitetin për deputetët e vet.

Në vitin 2018, mazhoranca rrëzoi një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar asokohe për implikim në trafikimin e lëndëve narkotike. Tahiri dha më pas dorëheqjen dhe vuajti në qeli një dënim për shpërdorim detyre.

Ndryshe nga rasti i Tahirit, mazhoranca i ka pranuar pa asnjë diskutim kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe deputetëve socialistë, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja.

Pavarësisht forcës së kartonëve dhe hapësirave ligjore në dispozicion të mazhorancës, juristët theksojnë se Kushtetuta dhe parimet e shtetit të së drejtës kërkojnë që veprimet e Kuvendit të mos kthehen në pengesë të drejtësisë.

Avokati Gentian Serjani i tha BIRN se procedura konkrete për shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e një deputeti është e parashikuar në nenin 118 të Rregullores së Kuvendit, por parashikimet e këtij neni mund të keqpërdoren politikisht nga mazhoranca.

“Ekziston rreziku real që mazhoranca parlamentare, nën ndikimin politik të Kryeministrit Rama, të mos votojë pro, ose të shfrytëzojë afatin tre-mujor të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit për të mos marrë asnjë vendim, duke sjellë rrëzimin automatik të kërkesës dhe, për rrjedhojë, mosheqjen e imunitetit të Ballukut,” tha Serjani.

“Një veprim i tillë, ndonëse formalisht i mbështetur në leximin literal të Rregullores, përbën shkelje të frymës së Kushtetutës, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe minon funksionimin e drejtësisë penale,” shtoi ai.

Serjani sugjeron se nëse Kuvendi do të zgjedhë të përdorë këtë “klauzolë“, kjo do të binte ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe me standardet dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Serjani thekson se Kushtetuta jep garanci për barazi para ligjit dhe në këtë rast “imuniteti nuk mund të shndërrohet në instrument mbrojtjeje politike apo personale nga ndjekja penale, pasi një praktikë e tillë do të cenonte besimin e publikut në drejtësi dhe në institucionet përfaqësuese”.

Reforma në Drejtësi u votua në vitin 2016 me konsensus të përbashkët mes mazhorancës socialiste në pushtet dhe opozitës, ndërkohë që Rama e ka përdorur mbështetjen ndaj kësaj reforme si ’trofe’ në çdo fushatë zgjedhore.

Disa herë ai ka premtuar se PS nuk do të bëhet mburojë politike ndaj hetimeve të SPAK dhe se çdo i akuzuar do të përballej me drejtësinë në mënyrë personale dhe jo me pushtet politik, por këto premtime nuk përfshijnë Belinda Ballukun.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kërkesa për arrestimin e Ballukut vjen vetëm disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryeministrit Rama vendosi të pezullojë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të saj.

Nëse Rama vendos të rrëzojë kërkesën e SPAK për Ballukun, sipas analistëve të politikës, kjo do të ishte një shpallje e hapur lufte për drejtësinë.

Pedagogu i Shkencave Politike, Ermal Hasimja i tha BIRN se nëse mazhoranca e mbron Ballukun, e vetmja gjë që i mbetet Ramës është “përplasja me drejtësinë dhe ndërkombëtarët si sponsorë të saj”.

“Nëse refuzon heqjen e imunitetit, Rama del hapur në përplasjen me drejtësinë,“ tha Hasimja, duke e konsideruar këtë një pikë të rrezikshme për institucionet e drejtësisë.

Edhe për Rigels Xhemollarin, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare“, ky moment do të tregojë nëse Rama do të futet në një përplasje me drejtësinë dhe të shkojë drejt cënimit të reformës në drejtësi.

“Nga pikëpamja politike, nëse Rama vendos 83 mandatet në mbrojtje të Ballukut, kundër interesit publik ky do të jetë edhe fundi politik i qeverisë së tij, pasi mendoj se SPAK ka prova të mjaftueshme që qytetarët janë vjedhur nga veprimet e zv.kryeministres,“ tha Xhemollari.

Edhe pse ai nuk beson se kryeministri do ta refuzojë kërkesën e SPAK, parashikon gjithsesi një retorikë dhe një qasje të re ndaj drejtësisë.

Edhe Xhemollari e sheh një përplasje të Ramës me organet e drejtësisë si përplasje dhe me faktorin ndërkombëtar që mbështet reformën në drejtësi.

“Përveç faktorit të brendshëm, duhet të kemi parasysh edhe mbështetjen e fortë politike dhe teknike amerikane që ka struktura e posaçme e prokurorisë, fakt që ia vështirëson mbrojtjen me mandate të çdo politikani shqiptar të akuzuar dhe faktuar për korrupsion,“ përfundoi Xhemollari./ BIRN

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Salianji: PD është rehatuar me humbjen

0

Ervin Salianji, ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizjet më të fundit brenda Partisë Demokratike. Salianji thotë se PD është rehatuar me humbjen dhe kjo gjë sipas tij duhet të ndryshojë.

Ai shton se Partia Demokratike ka mungesë përfaqësimi dhe se ka ardhur koha që të vërtetat të thuhen ashtu si janë. Sipas tij PD nuk mund të vijë në pushtet vetëm me votat e Sali Berishës.

“Ka një arsye pse unë dhe një grup demokratësh po bëjmë lëvizjen e tillë. Ka dy qëndrime për PD. Një qëndrim, që jemi mirë kështu dhe fajin e ka Rama. Sa herë humbim zgjedhjet, është qëndrim zyrtar, ka disa rrogtarë dhe disa që sakrifikojnë. Disa të privilegjuar, që mendojnë se demokratët u kanë borxh dhe këta janë të rëndësishëm. Fakti që ky qëndrim nuk po ndryshonte, kam menduar që duhet të themi disa të vërteta ashtu sic jam. Ju thoni çfarë kërkon Salianji? Kërkoj atë që kërkon çdo demokrat, kërkoj që PD të jetë parti fituese. E kërkojnë demokratët këtë?

A duan demokratët që PD të jetë fituese? Besoj se po. A mundet PD të fitojë? Po. A vjen dot në pushtet kështu sic është? Jo. Me sjelljen që ka PD, jo partia, drejtuesit e PD, nuk vjen dot në pushtet. Ju thoni është rrudhur. Ka patur zgjedhjjet të pjesshme, PD ka marrë 2500 vota në Vlorë… Kemi shkuar 1700 vota në Cërrik, 1000 vota në Tepelenë. Në pesë bashki nuk merr dot as një mandat. Këto janë shenja alarmi që një politikan duhet ti lexojë.

A është rehatuar PD me humbjen? Mendoj se po. Shumë drejtues të PD janë rehatuar me humbjen, nuk lodhen për të qenë fitues. Ka një privilegj më shumë se ca të tjerë. Sëmundja e opozitarizmit, që mendon se ke disa privilegje. Kemi humbje seriale dhe njerëz që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Ka largësi nga demokratët, po mbushen sallat te ne dhe kjo e tregon, demokratët janë të neglizhuar, të braktisur. 

Kemi mungesë përfaqësimi. U vendosën disa rregulla, ai që do të marrë më shumë vota, promovohet. U vendosën ata të primareve? Jo.

Sali Berisha, ka një numër të konsiderueshëm votash. Për shkak se është simbol në PD, ka 35 vite, do të ketë gjithmonë një numër votash, por nuk mjafton për të ardhur në pushtet. Ne duhet të gjejmë mekanizmin, të kalojmë përtej votave që Berisha ka në PD, që PD të jetë parti fituese”, tha Salianji në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Edi Rama jep dorëheqjen…”/ Adriatik Lapaj njofton protestë masive më 20 dhjetor

0

Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në 20 dhjetor, në orë 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në një postim në faqen e vet në Facebook Lapaj shkruan: Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar.

Prej datës 8 dhjetor Lapaj dhe aktivistë të Shqipëria Bëhet qëndrojnë në mënyrë demonstrative përpara Kryeministrisë ku shpesh ka pasur edhe përplasje me policinë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petroleum”, pezullohet nxjerrja e naftës

0

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar “Bankers Petroleum Albania”, kjo për shkak të mos-pagesës së akcizës për holluesin e naftës.

Bankers Petroleum Albania ka reaguar në lidhje me njoftim duke arsyetuar se aktiviteti prodhues i kompanisë për nxjerrjen e naftës Patos-Marinëz është bllokuar duke krijuar kolaps dhe rrezikuar zonën.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me:

• Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqi
• Afatin 5-vjeçar të parashkrimit, neni 102 i Ligjit për Akcizat
• Nenit 11 dhe 51 të Ligjit për Akcizat

Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.

Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:

“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme. Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to.”

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.

Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar.

Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.

420 punonjësit e BPAL-së dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a. (e cila varet tërësisht nga prodhimi para-ekzistues që i dorëzon BPAL), rrezikojnë të mbeten pa punë. Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naftëmbajtëse, mbi 1.000 puse nafte, impiante përpunimi, etj. (investime të BPAL-së që janë në pronësi të shtetit shqiptar), të cilat duhet të mirëmbahen 24 orë në ditë, rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.

Këto veprime nuk prekin vetëm BPAL-në, por edhe një zinxhir të gjerë kompanish nënkontraktore që punojnë çdo ditë me BPAL-në dhe rrezikojnë të mbeten pa punë; pushtetin vendor, i cili përfiton taksa nga operacionet e BPAL-së; banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, jetët dhe pronat e të cilëve rrezikohen në rast incidentesh në fushën e naftës, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë nëse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shumë të tjera.

Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe të larta mjedisore (HSE), përfshirë dëme dhe humbje në fushën naftëmbajtëse.
Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka. Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.

Për më tepër, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 726, datë 12.11.2014 (VKM që miraton marrëveshjen e dytë ndryshuese me BPAL), ka përcaktuar se nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero.

Ndërkohë, Dogana, përveçse e përcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-së, për vlerën e pretenduar të papaguar të akcizës (rreth 3 miliardë lekë), si detyrimin ashtu edhe një gjobë në masën trefish të detyrimit të pretenduar të akcizës.
E gjithë çështja është aktualisht në proces gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërkohë që organet shtetërore, pa pritur vendimin e gjykatës, po ndërmarrin veprime arbitrare.

Ky nuk është rasti i parë që BPAL përballet me akte të tilla abuzive. Në këto raste, ne kemi fituar çdo proces gjyqësor. Megjithatë, bllokimi i aktivitetit të Kompanisë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor është një akt dashakeq që dëmton më shumë shtetin shqiptar, punonjësit e industrisë, kompanitë nënkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shumë të tjera.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të arritur një zgjidhje të përshtatshme të kësaj situate, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv.
Nëpërmjet këtij komunikimi me median, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. Pas 6 vitesh pezullimi të rezultateve të kontrollit, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga vetë

Administrata Shtetërore, nuk ka arsye për nxitim në ndjekjen e një çështjeje që do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë.

Ky zhvillim ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare”, sipas pikës 17.1 të Marrëveshjes së Hidrokarbureve të vitit 2004, të nënshkruar me shtetin shqiptar.

Ju informojmë se kemi depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës dhe ftojmë të gjitha palët të presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave përpara se të ndërmarrin veprime arbitrare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK masa sigurie për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t

0

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gjithashtu është firmosur një masë sigurie “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me kërkesë të SPAK.

Masat e sigurisë janë firmosur për llogari të një hetimi të SPAK mbi abuzimet me tenderët nga AKSHI.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

SPAK ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për operacionin dhe as konfirmim zyrtar, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Spiropali drejt Athinës/ Kur kufiri rinegociohet nga frika

0

Nga Dorian Kodra

Kthimi i Shqipërisë në bisedimet politike për kufirin detar me Greqinë ndodh në një moment kur qeveritë e dy vendeve takohen në pozicione asimetrike. Aq të thella janë diferencat sa argumentat në tryezë rrezikojnë të kalojnë në plan të dytë në formati që; s’ka rëndësi çfarë negociohet, por se kush qëndron në pozita force dhe kush në pozita të dobëta. Udhëtimi i 16 dhjetorit i ministres së Jashtme Elisa Spiropali drejt Athinës hyn pikërisht në këtë kategori.

Në tryezën e bisedimeve me homologun grek Giorgos Gerapetritis, sipas mediave greke, në krye të agjendës do të jetë rihapja e negociatave për kufirin detar, pra për delimitimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive. Në titullin me shkrimin “Një udhërrëfyes i ri me Tiranën” media greke To Vima shkruante se “në krye të axhendës së takimit të dy ministrave të jashtëm do të jenë diskutimet për delimitimin e ZEE”, duke shtuar se kjo po ndodh “në një moment të ri, në sfondin e projekteve aktuale dhe të ardhshme energjitike”.

Mbetet ende në pikëpyetje fakti nëse qeveria shqiptare është tërhequr nga pozicioni, me të cilin ishte rënë dakort me Greqinë, që çështja e kufirit detar do të vendosej nga Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ku palët do të uleshin formalisht të barabarta.

Megjithatë udhëtimi i Spiropali drejt një tryeze negociatash të rihapura, me një axhendë të imponuar në Athinë është sinjal se qëndrimi i Shqipërisë tashmë ka ndryshuar. Dhe kjo nuk është rastësi.

Athina rihyn në negociata e fuqizuar nga një rol i ri strategjik në politikën energjitike amerikane, pasi është shndërruar në portën hyrëse të gazit të lëngshëm të SHBA drejt Europës Lindore. Nga ana tjetër Tirana hyn e dobësuar nga një krizë e thellë e brendshme politike dhe institucionale, nën presionin e drejtësisë së mbështetur fort nga SHBA.

Më shumë se një qeveri e fortë që mund të përfaqësojë denjësisht interesat e Shqipërisë jashtë vendit, për momentin kjo e Edi Ramës sot i ngjan një trupe të dëshpëruar, nën presionin e provave të korrupsionit dhe të vjedhjeve skandaloze, që kanë dalë hapur tashmë. Dhe këtu është pikënisja e problemit.

Greqia, pika kyçe e projekteve energjitike amerikane

Për të kuptuar pse Athina sot negocion nga një pozicion shumë më i fortë se disa vite më parë, duhet parë roli i ri që Greqia ka marrë në politikën energjitike të SHBA dhe të Europës. Në muajt e fundit, zhvillimet kanë qenë të shpejta.

Për administratën e re amerikane, energjia është shndërruar në instrument shumë të rëndësishëm të politikës së jashtme.

Shprehja “Drill, baby, drill” një slogan elektoral i Donald Trump, paralajmëronte një politikë të re ekonomike; me rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit brenda SHBA dhe tek aleatët, pa u kufizuar nga objektivat klimatike, për të siguruar fuqi ekonomike, pavarësi energjetike nga Rusia dhe epërsi gjeopolitike. SHBA synon të zëvendësojë gazin rus në Europë “deri në molekulën e fundit”, siç e formulojnë vetë zyrtarët amerikan.

Sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright e artikuloi këtë pa asnjë ekuivok në Athinë, gjatë vizitës kur u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme, kur deklaroi: “Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të zëvendësuar gjithë gazin rus, të gjithë, deri në molekulën e fundit, nga Europa Perëndimore”

Në këtë skemë, Greqia është shndërruar në portën kryesore të hyrjes së gazit të lëngshëm amerikan në Europë përmes dy porteve strategjike, Revithoussa dhe Alexandroupoli.

Revithoussa, terminali ekzistues LNG pranë Athinës, pas vitit 2022 u zgjerua dhe u vu në funksion jo vetëm për nevojat e brendshme, por edhe për eksport drejt Ballkanit, kryesisht Bullgarisë.

Ndërkohë, më 2023 hyri në fazë operative edhe terminali lundrues LNG i Alexandroupolit, një projekt kyç që u mbështet drejtpërdrejt nga SHBA dhe BE, si pjesë e planit për të zëvendësuar gazin rus në Europën Lindore.

Më 2024 dhe 2025, Greqia nënshkroi marrëveshje afatgjata për importin e gazit të lëngshëm amerikan, përfshirë kontrata 20 vjeçare që nga viti 2030 për rreth 700 milion metra kub gaz në vit, duke u pozicionuar si nyje tranziti për korridorin vertikal të gazit, që lidh Greqinë me Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo e ka kthyer Athinën nga një konsumator periferik në shpërndarës rajonal, duke i dhënë një rol të pazëvendësueshëm në sigurinë energjetike të Europës Juglindore.

Rëndësia politike e këtyre zhvillimeve është thelbësore. Me dy porte funksionale LNG dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë amerikane, Greqia ka fituar peshë gjeopolitike, ndikim në Bashkimin Europian dhe në marrëdhëniet me fqinjët.

Energjetika i ka dhënë Athinës statusin e partnerit strategjik të SHBA në rajon, duke e forcuar ndjeshëm pozicionin e saj negociues në çdo çështje dypalëshe, përfshirë edhe ato që formalisht nuk lidhen me energjinë, si kufijtë detarë dhe marrëdhëniet politike në Ballkan.

Sekretari amerikan i energjisë Chris Wright, pas firmosjes së marrëveshjes me Mitsotakis në nëntor, e përshkroi këtë ndryshim historik me një fjali shumë domethënëse: “Greqia ishte në fund të një sistemi furnizimi energjetik të dominuar nga Rusia. Sot, Greqia bëhet pikë nisjeje, porta hyrëse e energjisë amerikane në Europë.”

Po ashtu, projekti i të ashtuquajturit “Korridori vetikal i gazit”, që nis nga brigjet greke dhe shtrihet drejt Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Ukrainës, e vendos Athinën në qendër të një arkitekture të re sigurie energjetike europiane.

Në praktikë, kjo e bën Greqinë një partnere akoma më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe një faktor që Bashkimi Europian nuk mund ta anashkalojë. Dhe një vend që është kaq i rëndësishëm për SHBA dhe BE, e shfrytëzon momentin për të negociuar ndryshe me fqinjët e vegjël.

Gjigandi amerikan ExxonMobil nis kërkimet për gaz në detin Jon

Në këtë kontekst, hyrja e ExxonMobil në detin Jon dhe marrëveshja për kërkimet e gazit në bllokun “Joni 2” e ndryshon rrënjësisht lojën. ExxonMobil është një aktor me buxhete gjigande, që historikisht ka ndikuar drejtpërdrejt në formësimin e politikave energjitike amerikane.

Në fillim të muajit nëntor, ExxonMobil ka nënshkruar marrëveshjen për kërkime gazi në ujërat perëndimore të Greqisë, duke marrë 60 për qind të aksioneve në një bllok detar, në partneritet me Energean dhe Helleniq Energy. Investimi fillestar llogaritet nga 50 deri në 100 milionë dollarë, ndërsa shpimet e para priten në fund të vitit 2026 ose fillim të 2027.

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, një ish prezantuese e Fox që ka nxitur fort për marrëveshjet energjitike të Greqisë me SHBA dhe Ukrainën, e shpalli këtë hap me një fjali simbolike: “Amerika është kthyer dhe po nis kërkimet në detin Jon.”

Kjo do të thotë se aty ku kompania ExxonMobil nis aktivitetin tregtar dhe investon dollarët e saj, SHBA ka interes të drejtpërdrejtë. Dhe aty ku SHBA ka interes të drejtpërdrejtë, kufijtë duhet të jenë të qartë, me stabilitet të garantuar dhe pa surpriza politike. Kjo e forcon automatikisht pozicionin grek në çdo diskutim për kufijtë detarë në rajon. Investimet shumë miliardëshe amerikane nuk mund të investohen në terren të paqartë.

Negociatat me Shqipërinë, nëpërmjet një qeverie të hetuar nga SPAK

Në anën tjetër të tryezës është Shqipëria, qeveria e të cilës është nën presionin e fortë të drejtësisë së re. Që SPAK dhe GJKKO janë të mbështetura fort nga SHBA, ky nuk është një sekret.

Dy zyrtarë të lartë amerikanë që së fundmi kanë vizituar Tiranën nuk kanë preferuar të trokasin në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit Marc Fleming dhe zëvendësi i tij Lyn Debevoise erdhën në Tiranë dhe kërkuan posaçërisht të vizitojnë SPAK-un, për të theksuar fort partneritetin me prokurorët shqiptarë që kanë në duar dosje të nxehta të korrupsionit qeveritar.

Hetimet për Belinda Ballukun, mesazhet kompromentuese në celularët e saj, pezullimi nga detyra i zv.kryeministres, përplasja me Gjykatën Kushtetuese dhe lufta e hapur e kryeministrit me gjyqësorin kanë krijuar një klimë konfrontuese mes institucioneve.

Kthesa e SPAK në hetimet për zv.kryeministren Belinda Balluku ishte e menjëhershme. Për herë të parë, hetimet u shtrinë përtej një vije të kuqe të vizatuar po nga amerikanët dhe që kishte shërbyer si mburojë për kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, hetimi dhe më pas masa e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra u lexua si një kërcënim i drejtpërdrejtë për postin e Ramës në kryeministri.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara jo vetëm i nxitën prokurorët të vazhdojnë me hetimin, por mesazhet që mbërritën nga Departamenti i Shtetit ishin të forta, si për të treguar se koha e përkëdheljeve amerikane për qeveritarët shqiptarë tashmë kanë marrë fund.

I tillë ishte mesazhi i Donald Trump për festën e pavarësisë në 28 Nëntor, që bashkë me urimet përmendte kërkesën për të luftuar kundër organizatave kriminale. Po aq i drejtpërdrejtë ishte edhe mesazhi i sekretarit të Shtetit Marco Rubio në të njëjtën ditë, në festën e flamurit.

Me tone paralajmëruese, Marco Rubio kërkonte luftë ndaj karteleve të trafikut të drogës dhe ndaj bandave të trafikut transnacional. Mesazhet qenë të paprecedenta për asnjë vend tjetër të rajonit.

Oferta e humbur amerikane për Shqipërinë

Duhet thënë se Shqipëria ishte e para që mori ofertën për të qenë nyje energjitike e gazit të lëngshëm amerikan në Evropë.

Në vitin 2021, Belinda Balluku udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe firmosi në Houston me Exxon Mobil dhe Excelerate Energy një memorandum mirëkuptimi.

Marrëveshja do të përmbante 3 pika kryesore: 1) futjen e gazit të lëngshëm (LNG) në Shqipëri, 2) konvertimin e TEC-it të Vlorës që të punojë me këtë gaz dhe 3) ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e gazit, duke shndërruar Vlorën në një treg rajonal.

Mes qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve të lartë të ExxonMobil u zhvillua edhe një bisedë në Zoom, me ndërmjetësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Ideja e kompanisë amerikane dhe dëshira e ambasadores Yuri Kim ishte që TEC-in e Vlorës në një nyjë strategjike të gazit amerikan për Ballkanin, me terminalin LNG që do ta shndërronte Vlorën “në portin rajonal të gazit”.

Në takimin online me përfaqësues të Exxon Mobil në mars të 2021, Rama shprehej: “Sot për Shqipërinë nis epoka e artë e gazit. Nuk do të ishte e mundur pa ambasadoren Yuri Kim.” Ndërsa Balluku shtonte: “Kjo është një marrëveshje historike që do ta bëjë Vlorën port rajonal të gazit.”

Nuk dihet pse, por gjërat nuk ecën siç ishin parashikuar. Ndoshta për mungesë të kapaciteteve, ndoshta për shkak të një administrate thellësisht të korruptuar, Shqipëria humbi shansin të ishte partnerja e dëshiruar e SHBA për energjinë.

Katër vite më vonë, TEC-i nuk punon, terminal nuk ka, asnjë metër kub gaz i lngëshëm nuk ka hyrë në vendin tonë, dhe Shqipëria është zhdukur nga harta e projekteve rajonale që financohen e drejtohen nga amerikanët.
Exxon Mobil zgjodhi Athinën firmos për kërkimet e para të këtij lloji pas 40 vitesh në ujërat greke, duke tejkaluar pakënaqësitë e së shkuarës mes dy vendeve.

Negociatat për kufirin detar, një formalitet?

Kuptohet se një qeveri e intimiduar nga hetimet si kjo e Edi Ramës është në kërkim të qetësisë. Jo më kot, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, është gati të udhëtojë kokëulur drejt Athinës për të negociuar edhe një herë kufirin detar.

Në këtë kontekst duhen parë edhe fakti që, sapo ishte marrë e pandehur për korrupsionin tek tuneli i Llogarasë në fillim të nëntorit, Belinda Balluku u shfaq në Athinë në ceremoninë e kompanive amerikane për kërkime në detin Jon. Ishte udhëtimi i saj i fundit jashtë vendit, para se GJKKO t’i bllokonte pasaportën.

Të legenosur nga aferat korrupsionit dhe të shtrënguar nga darët e një drejtësie që u ka dalë nga duart, qeveritarët shqiptarë janë më të dobët se kurrë. Dhe dobësia, në marrëdhënie me të huajt, gjithmonë paguhet.

Në fund, kufiri detar mund të jetë një kompromis i mirë politik duke parë rrethanat. Por kompromiset e diktuara nga frika dhe presionet s’mund t’i shërbejnë interesit kombëtar./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dorina Prethi rrëfen çfarë ndodhi në protestën e Lapajt: Hapëm çadrat për të fjetur…

0

Doriana Prethi, nënkryetarja e “Shqipëria Bëhet”, ka dhënë detaje në Review me moderatore Greta Topjana, nga protesta e zhvilluar këto ditë përpara Kryeministrisë nga kreu i saj, Adriatik Lapaj. Ajo ka dhënë shpjegime mbi mënyrën se si, sipas saj, policia ka shkelur ligjin.

“Në ditët e para ne kemi njoftuar me shkresë që, për shkak të kushteve atmosferike, do të përdornim çadra kampingu, vetëm gjatë natës. Na është kthyer një përgjigje nga policia që thotë: ‘nuk mund t’i përdorni’, pa bazë ligjore. Pra, sipas ligjit përkatës, çadra mund të ishte edhe një instalacion domethënës. Ne mund të kishim një mesazh. Ditën e dytë, policia ka ndërhyrë në mënyrë brutale, duke dhunuar aktivistët që hapën çadrat për të fjetur. Më pas i kemi kërkuar bashkisë që nga ora 6 deri në 8 të kemi lidhje elektrike. Ngrohja është bërë me gaz dhe ajo është përdorur për 3 orë. Lidhja elektrike nuk na u mundësua”, tha Prethi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Myslim Murrizi: O Doktor, boll talle trapin me demokratët 

0

Nga Myslim Murrizi:

Ooo Doktor!

Boll talle trapin me demokratët se firmat ja keni dhene Endri Shabanit se do mbeshteste nje sorosian tjeter per Bashkinë e Tiranes.

Firmat jane mbledhur me date 2 dhjetor.

Zgjedhjet jane zhvilluar me date 9 nentor.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese qe nuk do ketë zgjedhje ne Tiranë eshte me date 3 nentor.

Edhe tallja ka nje limit brenda kornizave qe debilat dhe idiotet funksional ta pranojne si “shaka”.

Ky eshte pazar i piste per qellime te ndyra, per interesa te ngushta personale dhe kaq.

Dhe mos na beni per te dhjerë me keto deklarata leshi te disa mender deputeteve qe po “kerkojne falje” nje nga nje per firmat se ju ka perdor Rama si “gratë e haremit”.

Nuk eshte viti 1995 o Doktor qe çdo gje merej vesh vetem nga lajmet e Vjollca Vokshit ne TVSH, por eshte viti 2025 ku nuk pjerdh askush per “lajme” te sajuara por çdo gje meret vesh para se te ndodh”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx