Ballina Blog Faqe 116

“Shpërthen” Çim Peka: Mjaft është mjaft! Berisha është zbutur shumë, PD nuk mund të sillet si parti pa kokë dhe me kalamaj të llastuar

0

Mjaft eshte mjaft!

1-Partite e vogla nuk pranojne kandidat nga PD prandaj PD pranon Florin si kandidat te pavaruar.

2-Qe partia e Shabanit te meshtese Florin, duhet PD t’i jape Shabanit firmat per “Avokat te Popullit”.

Mjafton vetem kjo sjellje politike per te kuptuar qe PD nuk po sillet si partia e Sali Berishes, por si nje parti pa koke dhe me kalamanje te llastuar qe rrine para pasqyres duke bindur veten se jane pasardhes te Sali Berishes.

Kjo sjellje e PD keto dy tre muaj qe nga kandidatura per Tiranen deri tek firmat per Shabanin, eshte treguesi me i qarte se Sali Berisha eshte zbutur shume dhe nuk eshte Sali Berisha per te cilin mijra njerez i shpallen lufte edhe SHBA para kater viteve, vetem e vetem qe opozita te kishte ne krye nje luftetar si Sali Berisha qe njohim.

Mjaft eshte mjaft.

Berishen nuk e mbeshtetem si pajtues femijesh politik ne PD, por si lider i forte qe vendos parimin edhe kur politikisht nuk i shkon per shtat si parti.

Nuk mund te tallen femijet e llastuar te ekraneve te Rames me thelbin e te berit politike. Nuk mundet partia me e madhe e opozites te mos nxjerr kandidat te sajin se nuk duan dy tre palaqo te Rames qe dalin ne media si opozita e opozites.

Ti qendrosh presionit te padrejte te SHBA-ve e te perkulesh para presionit te Endri Shabanit te Delina Ficos, e Agron Shehajt, nje idioti politik qe nuk kuptohet kur flet nese eshte grua apo burre, vetem nje PD pa lidership politik mund ta beje.

Berisha duhet te sillet si Berisha, bash per kete u mbeshtet.

Kthehuni tek parimet e lerini negociatat me Flamura e Oerda. Opozita te vetmin pushtet ka moralin, asgje tjeter. Po e falet dhe kete, ulni qepenin e mos genjeni me njerzit. Nuk mundet derri ne lluce, eshte fusha e derrit, lluca. Po luajtet me taktikat e Rames, fiton Rama, se ka nen kontroll gjithcka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Armir Shkurti: Ah mor Ed Hajduti! Edhe Avokatin e Popullit ia vodhe opozitës ?!

0

Nga Armir Shkurti

Ah mor Ed Hajduti! Edhe Avokatin e Popullit ia vodhe opozitës ?!

Na vodhi votat në 11 maj. Na i vodhi edhe tani në 9 nëntor, kur ne nuk morëm pjesë në zgjedhjet e pjesshme, po nuk i bojkotuam.

Tani na vodhi edhe avokatin e popullit!

Më e dhjera është se këtë herë , si në përrallat me Nastradin, na bëri neve t’ia japim me dorën tonë. Se si u ngatërruam! Si në atë lojën me tre letra në foto. Vumë bast te Besimi dhe Adriana por u hap letra e Shabanit!

P.S: Po o loqe po! Vazhdoni karllëkun se ” vetëm Berisha e mban PD – në”!

Në fakt, vetëm Berisha mund ta çonte në këtë gjendje PD – në, duke përdorur Lulin dhe ta mbajë në këtë gjendje demence të rëndë duke i bërë vet pazaret!

E fundit: Jeni ju, gjoja fanatikët e PD, përgjegjës për shbërjen e Shqipërisë, për mbretërimin e së keqes dhe shpopullimin ekstrem!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

0

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të saj. Për këtë rast ishte organizuar një aktivitet ku ndër të tjera u shfaq një video për historikun e partisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet se pse në atë regjistrim ishte hequr figura e Lulzim Bashës, i cili ka mbajtur drejtimin e partisë për tetë vite.

Berisha tha gjatë konferencës me gazetarës se nëse do ta kishte bërë vetë atë video do ta kishte vendosur Bashën me një kryq të kuq për arsye se dëmtoi opozitën shqiptare.

“Së pari të siguroj që po ta kisha bërë unë atë klip do ta kisha bërë ndryshe. Por po të kisha bënë Lulzim Bashën do t’i vija një kryq të kuq sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare. Nuk them se nuk mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte”, tha Berisha.

Një tjetër emër që nuk ishte i pranishëm në festën e demokratëve ishte Ervin Salianji, i cili zgjodhi të zhvillonte një foltore në Gjirokastër.  

“Nuk e ka ndjerë, për të qenë aty duhet të ndjesh përvjetorin”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai komentoi edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke akuzuar mazhorancën se goditi procesin e zgjedhjes së tij.  

“Grabiti opozitën që donte në kundërshtim duke i futur një thikë të madhe një procesi shumë delikat, shumë të vështirë, por që dëshmon se Edi Rama është i gatshëm të shkelmojë çdo gjë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sherr me thika mes një grupi gjimnazistësh në Shkodër, tre të plagosur në spital

0

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Shkodër, ku ka pasur një përleshje masive mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku të paktën tre prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Të tre nxënësit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa dyshohet janë përdorur mjete të forta dhe prerëse.

Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.

“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”, njofton policia.

Sherri ka ndodhur kur nxënësit dolën jashtë ambienteve të shkollës ndërsa një efektiv policie në vendngjarje nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.

Njëri prej adoleshentëve të lënduar mbante një kapelë me shënimin “Pain don’t hurt”, (dhimbja nuk dhemb) ndërsa në një xhaketë që qendron jashtë oborrit të shkollës, duken gjurmët e përleshjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Adriatik Lapaj reagon ashpër ndaj Endrit Shabanit: Tradhtar!

0

Adriatik Lapaj, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Edi Rama përdori Endri Shabanin, për të sabotuar hyrjen e tij në Parlament dhe sot e shpërbleu duke e bërë Avokat Populli. 

Lapaj ka nisur të protestojë para zyrës së Ramës duke fjetur aty bashkë me disa të rinj të tjerë, të cilët kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. 

Biseda: 

Adriatik Lapaj: Ai (Rama) është i shqetësuar sepse e di ç’do të thotë të të vijnë poshtë zyrës njerëz që bashkohen në palcë të dimrit për të fjetur dhe rezistuar përballë, pasi gjërat janë shumë keq. E nisa i vetëm, por tashmë në ditën e tretë po shtohet numri i të rinjve, që qëndrojnë këtu gjithë natën dhe brenda pak ditësh do të jetë sasi e jashtëzakonshme njerëzish. Po flasim përballë regjimit tragjikomik të Ramës, që ka shkaktuar gjendje tragjike në realitetin e jetës tonë të përditshme, duke na thënë që gjykata shqiptare nuk pezullon dot ministren, se nuk qeveriset dot vendi. Të gjithë e dimë se KM mund të emërojë dhe shkarkojë ministra, ky mund të shkarkojë Ballukun dhe të vazhdojë, por i ka ngelur sharra në gozhdë dhe ka kaluar në mbrojtje kolektive. Nga reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, për herë të parë, si kurrë më parë, iu bë me dije të mos zgjasë gjymtyrët e tyre. Ai është individi që bashkë me një njeri krejt pa vlera (Endri Shabani), që i binte gjoksit si njeri kundër sistemit, sot dëshmoi se pengoi lëvizjen tonë me 64 mijë vota. Autori i kësaj ishte Edi Rama.

Ylli Rakipi: Në këtë moment po votohet partneri yt, po bëhet Avokat Populli, mos duhet të ndryshosh trajektore, të hedh ai një gjë, me ndihmën edhe të opozitës?

Adriatik Lapaj: Ti zoti Rakipi e di mirë, që ai përmes të dërguarve të vet më ka kërkuar të bëhem pjesë e qeverisë dhe e kam refuzuar. Ai ka dërguar njerëz të bëhesha palë, duke ofruar disa poste dhe e kam refuzuar. Pasi më kanë kërcënuar dhe shantazhuar, kanë bërë telenovelën e shëmtuar, me të futurin e vet, tradhtarin, që tani i doli koka. Regjimi i Ramës po çmontohet në sytë e shqiptarëve. Edi Rama, është regjisor dhe skenarist i asaj shëmtie që bëri me atë që sot po zgjedh Avokat Populli, nuk ka shqiptar që nuk kupton pazarin e tyre, për të ndalur një zë të vërtetë dhe përfaqësues të mandatit më të votuar në historinë e Shqipërisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja: PD dhe Berisha shkelën kontributin tim

0

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi zgjodhi Endri Shabanin si Avokati i ri i Popullit.

Adriana Kalaja, kandidatja që siguroi 45 firma nga PD, ka reaguar me një status nê rrjetet sociale, ku shkruan se kontributi i saj u shkel si nga PD ashtu edhe nga kreu Sali Berisha.

“Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve”, shkruan ajo.

Fitorja ime e rradhës……

Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.

Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.

Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.

Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.

Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.

PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U zgjodh Avokat Populli, reagon Endrit Shabani: Jam i befasuar

0

Me 85 vota pro, dhe 3 kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit me mbështetjen e shumicës socialiste.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shabani shkruan se u suprizua nga ky vendim.

“Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.

Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.

U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.

Faleminderit!”, shkruan Shabani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në politikë.

Berisha tha se momenti i tij më i vështirë në politik ka qenë pikërisht viti i rrëzimit të skemave piramidale. Kryedemokrati tha se gjatë protestave të armatosura ka qëndruar në presidencë dhe nuk u largua nga vendi.

Kryedemorkati tha se ka qëndruar në Presidencë me persona të armatosur, por edhe vet ka qenë i armatosur dhe pse nuk qëlloi asnjëherë.

Pjesë nga intervista

Kush është momenti më i vështirë i angazhimit të tuaj në politikë?

Momenti më i vështirë mund të jetë momenti i rinise i skemave piramidale.

Ju keni qëndruar në Presidencë edhe pse u hap lajmi se ishit larguar, a është e vërtetë që keni qenë me njerëz të armatosur?

Absolutisht po, edhe vet me armë.

Ju keni qenë dhe vet me armë?

Absolutisht po, sepse vinin dhe qëllonin Presidencën me armë. Ata që sulmuan morën atë që meritonin.

Ju vet qëlluat?

Jo, nuk qëllova. Por ata që qëlluan morën atë që merituan.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kuvendi zgjedh Avokat Populli Endi Shabanin

0

Endri Shabani do të jetë Avokat i Popullit për një mandat 5-vjeçar. Parlamenti votoi të enjten në mbrëmje kandidaturën e tij me 85 vota pro dhe 3 kundër.

Procesi i votimit ishte i fshehtë, por Euronews Albania mëson se Shabani ka marrë votat e 82 deputetëve socialistë dhe tre deputetëve të Partisë Socialdemokrate.

Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë, tre votat kundër janë të deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, deputetes së Shqipëria Bëhet, Ana Dajko, dhe deputetit të PD-së, Artan Luku të cilët qëndruan në seancë.

Opozita kundërshtoi ashpër procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandidaturë e mbështetur nga PD. Pavarësisht kësaj, mazhoranca vijoi me procesin duke kaluar në votim kandidaturat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Seanca plenare, debat i ashpër midis Nokës dhe Ballës: “Injorant”! “Flamuri që s’di ku është ngritur flamuri”

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas rinisjes së seancës plenare, ironizoi Flamur Nokën që më herët e ofendoi duke i thënë “injorant”.

Balla i kujtoi Nokës gafën që bëri nga Vlora për Ditën e Pavarësisë kur tha se flamurin e kishte ngritur Skënderbeu.

“Ju talleni me kërkesën tuaj për mocion për debat për zgjedhjet, talleni për raportin e OSBE/ODIHR. Si thatë lepuri, po këta kush janë? Ne jemi këta. Kur të të fyejë ky i vetmi Flamur që nuk e di kur është ngritur Flamuri është fundi i botës.”, tha Balla.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx