Ballina Blog Faqe 120

Shoferi i urbanit në Tiranë mbyll derën dhe i dëmton këmbën të miturës

0

Policia e Tiranë ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shoferin e një autobusi në Tiranë, shtetasin A. L.

Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture.

Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Frikë para portës/ Rama zhbllokoi Tiranën për Lalin, por bllokon qeverinë për Belën

0

Mes njerëzve të afërt të Edi Ramës që po bëhen kurban në dosjet e korrupsionit, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku janë dy ndër figurat më të larta politike që janë cënuar nga Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. I pari, kryebashkiaku i Tiranës, u arrestua në zyrë më 10 shkurt të këtij viti. Prej dhjetë muajsh qëndron në paraburgim dhe pret të përballet me prokurorët e SPAK, që i kanë ngarkuar 13 akuza. E dyta, zv.kryeministrja dhe ministrja e energjisë, nuk është në pranga, por ka një pasaportë të sekuestruar, një pezullim nga detyra dhe një hetim që zgjerohet çdo ditë. Duke bërë një krahasim për mënyrën se si reagoi Edi Rama për njërin dhe për tjetrën, Lapsi.al ka vënë re një dallim themelor, që vë në dyshim shqetësimin e Ramës për parimin e ndarjes së pushteteve dhe tregon se arsyet e fushatës së tij për Ballukun janë thjesht për vetëmbrojtje personale.

Refuzimi i Ramës për të krijuar krizën “Veliaj”

Pas arrestimit të Veliajt në zyrë, reagimi i parë i Ramës ishte emocional. Ai u shfaq i inatosur në një shpërthim nervash live në rrjetet sociale, teksa godiste tryezën e punës në transmetimet e mëngjesit. Më vonë, kryeministri e konsideroi hetimin e Veliajt “jashtë shinave kushtetuese” dhe ndalimin që iu bë kryebashkiakut në zyrë “në shkelje të standardeve demokratike”. Në një nga frazat e tij më të cituara, Rama vuri në dukje se “gjykatësi i hoqi kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke e lënë pa drejtim një kryqytet me 1 mijë e 1 punë në ditë”. Pra, retorika ishte e ashpër, dramatike, e mbushur me pakënaqësi për drejtësinë e re.

Por ndryshe nga sa propagandonte në rrjetet sociale, aktet e Ramës shkuan në drejtim të kundërt. Sapo Veliaj u izolua në qeli, kryeministri nisi të çmontojë çdo tentativë të kryebashkiakut për një kryqëzatë kundër SPAK-ut si përgjigje për arrestimin e tij.

Rama mblodhi rrogëtarët e bashkisë në sheshin Skëndërbej, për t’ua bërë të qartë se lëvizja “Veliaj” kishte marrë fund dhe se “skuadrën e bashkisë” do ta drejtonte vetë. Protestat para SPAK mbylleshin aty për aty. Mesazhi ishte i qartë dhe i thjeshtë: “Kemi ende ca punë për të bërë, kemi projekte për të realizuar, kemi beteja për të fituar sepse ndërkohë qyteti bëhet më i madh, bëhet më kërkues, bëhet më i paduruar”. Që nga ai moment, punonjësit e bashkisë morën frymë të lehtësuar dhe u kthyen në zyrat e tyre.

Më pas, erdhën spastrimet e kupolës së bashkisë. Këtu ndodhi një ndërhyrje e vrazhdë e Ramës në bashki, një veprim që tregon se shqetësimi i tij sot për ndarjen e pushteteve është një hipokrizi. Pasi Rama largoi nga detyra njerëzit e Veliajt në bashki, ai refuzoi emërimin e Sara Goxhajt si nënkryetare, megjithëse emërimi i saj ishte firmosur nga Erion Veliaj, nga qelia e paraburgimit në Durrës. Pasi ia kishte uzurpuar postin në bashki, Rama urdhëroi që shkresa e firmosur nga Veliaj të bëhej e pavlefshme. Të nesërmen Veliaj kërkoi falje dhe bashkia kaloi në menaxhimin e qeverisë.

Në të njëjtën kohë, u përfol edhe për një plan që Veliaj kishte përgatitur, në rast se do arrestohej: braktisjen e punëve të bashkisë, lënien e plehrave në rrugë dhe bllokimin e shërbimeve të bashkisë derisa gjendja të bëhej e padurueshme për qytetarët dhe presioni ndaj SPAK të rritej. Nën zë u tha se pikërisht për të shmangur këtë skenar shantazhi përmes plehrave dhe kaosit, Rama vendosi të ndërhyjë vetë në administratën lokale dhe të marrë në dorë bashkinë e Tiranës, pa e vrarë shumë mendjen për parimin e ndarjes së pushteteve.

Disa muaj më pas, në shtator, u njoftua zëvendësimi i Veliajt në Asamblenë e PS, me një justifikim shumë të thjeshtë: “Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta për ditë e për natë”. Brenda dy javësh, Këshilli Bashkiak e shkarkoi kryebashkiakun, dhe me miratimin e kryeministrit dhe të presidentit, u shpallën zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, të cilat më pas u ndalën nga Gjykata Kushtetuese.

Por ajo që mbetet është fakti se, Rama nxitoi të mos e mbajë peng qytetin për llogari të një njeriu që kishte probleme me korrupsionin dhe pasurinë. Ai vendosi ta “presë kokën” e Veliajt nga bashkia për të mos shmangur bllokimin e punëve.

Përpjekjet e Ramës për të krijuar krizën “Balluku” në qeveri

Në rastin “Balluku”, logjika politike e Ramës përmbyset krejtësisht. Në avokaturën që i bën Belinda Ballukut, kali i betejës nuk është më drejtësia foshnjarake që bën “gabime”, por “parimi i ndarjes së pushteteve” dhe rreziku i një “precedenti unik dhe kërcënues”.

Kryeministri e banalizon vendimin e gjykatës, nuk shfaq asnjë shqetësim real për korrupsionin në qeverinë e tij, por flet gjatë për “një prokuror dhe një gjykatës që kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe funksionimit të ekzekutivit, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit”.

Ndryshe nga qëndrimi për Veliajn, ku Rama mori vendime të qarta për të mos krijuar një krizë në rrugët e Tiranës me protesta apo me bllokimin e shërbimeve, në rastin e Belinda Ballukut gjuha e kundërshtimit zyrtar u shoqërua me akte të vetëdijshme kundër vendimit të GJKKO. Këshilli i Ministrave ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e gjykatësit Erion Çela dhe Rama refuzoi zëvendësimin e Ballukut në kabinet deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Nga ai moment, ai pranon se ministria e energjisë nuk funksionon më, si pjesë e një strategjie presioni ndaj gjykatës.

Pasojat konkrete të mungesës së Belinda Ballukut në detyrë, Rama i përshkruan me një ton dramatik. Kryeministri numëron publikisht kostot, duke thënë se “aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë… ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin”. Për t’i dhënë më shumë peshë argumentit, ai solli një marrëveshje të mbetur pezull me Kanadanë, duke paralajmëruar se pezullimi “vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026”.

Rama ka pranuar se nuk do ta zëvëndësojë Ballukun, në mënyrë që dëmi institucional të përdoret si argument në gjykatë. Këtë të dielë, e përforcoi idenë e tij me shembullin e dy drejtorëve të ARRSH dhe drejtorin e KESH. Të dy në arrest shtëpie për aferën korruptive të tunelit të Llogarasë, çka sipas Ramës ka sjellë si pasojë “që lihet pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin”. Ai e mbylli argumentin me arsyetimin se ky boshllëk nuk mund të plotësohet, sepse “ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit, të drejtën e këtyre emërtesave”. Me fjalë të tjera, kryeministri refuzon t’i japë zgjidhje një bllokade të qëllimshme të funksionimit normal të shtetit, derisa Gjykata Kushtetuese të flasë.

Arsyet, pse Rama po luan gjithçka për Belinda Ballukun

Strategjia e Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun nëpërmjet një krize institucionale dhe moslejimi i kësaj krize për Erion Veliajn nuk është rastësi. Shpjegimi është në pozicionin e Ramës në secilën prej dosjeve.

Në dosjen e akuzës për Erion Veliajn, Rama nuk ka asnjë lidhje. Ajo është një dosje që ka në qendër pasurinë e Erion Veliajt, shpenzimet marramendëse të bashkëshortes së tij për veshje dhe marrëdhëniet e kompanive të saj me disa ndërtues. Jo më kot, Rama u mjaftua me disa deklarata publike, që u harruan pas disa javësh, dhe bëri atë që pritej nga një lider politik: e zëvendësoi Veliajn disa muaj pas arrestimit.

Në dosjen Balluku, situata është krejt tjetër. Ekzistojnë foto publike që provojnë se, në intervalin mes tenderit të parë për tunelin e Llogarasë dhe tenderit të dytë me 50 milion euro më tepër, Rama dhe Balluku udhëtuan drejt Ankarasë për t’u takuar me turqit që do të shpalleshin fitues.

Duke qenë vartëse e kryeministrit, Balluku ka pasur një rol dytësor në marrëveshjen që çoi shkeljen e barazisë së tenderave dhe, si e tillë, ajo rrezikon të implikojë Ramën në procesin gjyqësor. Për më tepër, vendimi për pezullimin e Ballukut nga detyra është një rrezik për një vendim të ngjashëm nesër drejtpërdrejt për kryeministrin në detyrë. Prandaj ky i fundit ka nxituar të krijojë një krizë qeveritare si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Dallimi në sjelljet e Edi Ramës, në rastin e Erion Veliaj dhe në rastin e Belinda Ballukut, tregon se arsyeja e vërtetë e krizës qeveritare nuk është “parimi i ndarjes së pushteteve”, por garancia që i duhet Ramës se SPAK dhe GJKKO do të vazhdojnë të respektojnë paktin e krijimit të tyre, se paprekshmëria me drejtësinë e re, ka një emër, quhet Edi Rama./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

0

Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune.

Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe shoqëria nuk kanë arritur të edukojnë dhe formojnë të rinjtë së paku për të qenë të zotët e vetes.

Të gjendur në këtë situatë, shumica e të rinjve shqiptarë në grupmoshën 15–29 vjeç shohin emigrimin si zgjidhjen kryesore për jetën e tyre.

Megjithë përpjekjet, sistemi arsimor në vend nuk po mund të lidhet me nevojat e tregut të punës dhe cilësia e të nxënit ka pësuar ulje. Luhatjet në arsim dhe punësim e kanë çorientuar rininë, e cila, në vend që të reagojë dhe të kërkojë llogari, po zgjedh largimin.

Në 13 vite të rinjtë tkurren me 45%

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në të gjithë vendin kishte vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15–29 vjeç, ose 45 për qind më pak se në censin e vitit 2011.

Rënia e popullsisë së re në moshë më shumë sesa me lindjet më pak lidhet me emigracionin e lartë, që ka marrë përmasat e pandemisë në këtë grup-moshë. Numri i të rinjve ndërmjet dy censeve 2011–2023 ka rënë tre herë më shumë se popullsia e përgjithshme.

Në arsim, të dhënat e vitit 2024–2025 tregojnë se numri i nxënësve dhe studentëve po vazhdon të tkurret. Regjistrimet në sistemin parauniversitar kanë rënë, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar, ndërsa edhe universitetet po përballen me më pak aplikime dhe më shumë braktisje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020–2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra me mbi 31%, ose 112 mijë më pak.

Kjo tkurrje demografike po bën që vendi të ketë gjithnjë e më pak të rinj që hyjnë në sistemin arsimor, më pak studentë që diplomohen dhe më pak fuqi punëtore të kualifikuar për të ardhmen.

Papunësi e lartë

Megjithatë, edhe ata që diplomohen ndeshen me sfida të mëdha në tregun e punës. Punësimi i të rinjve mbetet problematik, me nivele papunësie që luhaten rreth 22% për moshat 15–29 vjeç. Një tjetër fenomen shqetësues është papunësia mes të diplomuarve në universitet.

Pavarësisht viteve të studimit dhe investimeve të familjeve, rreth 15% e të rinjve me arsim të lartë rezultojnë të papunë. Kjo ndodh sepse universitetet prodhojnë më shumë specialistë në fusha si drejtësia, ekonomia dhe menaxhimi, ndërkohë që tregu kërkon profile teknike, inxhinierike, profesione të zanatit, turizëm dhe teknologji. Kjo mospërputhje shton nën-punësimin dhe detyron të rinjtë ose të punojnë jashtë profilit, ose të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Emigrimi si zgjidhje

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet e OECD-së, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania (12.7 emigrantë për 1000 banorë), Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6).

Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit. Shumica e këtyre emigrantëve, mbi 80%, janë të rinj. Niveli i lartë i emigrimit është ndoshta pasqyra e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike të brezit të ri.

Shqipëria ka hyrë në periudhën e fortë të emigrimit që prej viteve ’90, fenomen që në vend që të zbutet vetëm forcohet. Çdo vit largohet një numër i madh i të rinjve, kryesisht të kualifikuar, duke krijuar një humbje të madhe të kapitalit njerëzor.

Sipas raportimeve dhe vlerësimeve të fundit, Shqipëria është ndër vendet e Europës me normën më të lartë të largimeve të të rinjve në raport me popullsinë. Popullsia e të rinjve 0–29 vjeç është përgjysmuar brenda më pak se dy dekadave, një rënie dramatike me ndikim të thellë në ekonominë dhe strukturën sociale të vendit. Shkaku kryesor mbetet mungesa e perspektivës, pagat e ulëta, mundësi të pakta zhvillimi profesional, mosbesimi tek institucionet dhe tek e ardhmja.

1 në 4 të rinj rri kot

Të rinjtë në Shqipëri që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen (NEET) paraqesin sot një nga sfidat më të mëdha sociale të vendit. Në vitin 2024, mbi 22% e të rinjve 15–29 vjeç nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në arsim.

Në grupmoshën 15–24 vjeç, norma e NEET arrin në 21.3 për qind. Në grupmoshën 25–29 vjeç, situata përkeqësohet ndjeshëm, norma e NEET ngjitet në 31.1 për qind dhe përqindja e të rinjve që janë tërësisht inaktivë rritet dukshëm, sidomos mes grave.

Gjysma e të rinjve me arsim të ulët rezultojnë NEET deri në moshën 29 vjeç, dhe shumica e tyre janë inaktivë, jo thjesht të papunë. Rreth një e pesta e të gjithë NEET-ëve me arsim të ulët ende deklarojnë se kërkojnë punë, por pjesa më e madhe, 40 deri në 50 për qind, kanë braktisur çdo lidhje me tregun e punës ose arsimin. Edhe pse norma e braktisjes së hershme të shkollës ka rënë nga 17.4% në vitin 2021 në 13.5% në vitin 2023, furnizimi me të rinj të pashkolluar mbetet i lartë.

Në Shkodër, niveli i NEET-ëve është 22%, më i ulëti ndër qarqet e krahasuara. Tirana shfaq një nivel më të lartë në rang vendi me rreth 27%.

Të gjitha rajonet karakterizohen nga një problem i përhapur i papunësisë afatgjatë. Rreth 69 deri në 75 për qind e të rinjve që kërkojnë punë kanë më shumë se gjashtë muaj të papunë, duke treguar një shkëputje të thellë nga tregu i punës dhe një risk të lartë për të kaluar në inaktivitet.

Universitetet të zhytura në korrupsion

Qëndresa Qytetare ka analizuar se gjatë viteve 2021–2025, sipas prokurorive, janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike. Nga analiza rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete. Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK).

Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).

Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%) pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike të marra në analizë. Nivele të larta të perceptimit (96%) janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan (77.5%).

Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%).

Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).

Pasojat

Është krijuar një cikël dobësish në vend që po dekurajon të rinjtë. Arsimi nuk po prodhon aftësi që kërkon ekonomia, ekonomia nuk po prodhon vende të mjaftueshme pune me kushte të pranueshme për të rinjtë. Mungesa e perspektivës ekonomike dhe sociale i shtyn të rinjtë drejt emigrimit.

Largimi i të rinjve rrudh më tej bazën e popullsisë së re, ul numrin e nxënësve dhe studentëve, dobëson tregun e punës dhe ndikon në cilësinë e zhvillimit ekonomik. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria rrezikon të futet në një spirale të gjatë të plakjes së popullsisë, mungesës së fuqisë punëtore dhe pamundësisë për të zhvilluar një ekonomi konkurruese pa rininë.

Në këtë realitet, pyetja nuk është më “a po ikin të rinjtë?”, por “si të krijohet një klimë që i mban, i punëson dhe i zhvillon ata”. Sfida duket se është strukturore dhe kërkon reformë në arsimin profesional dhe universitar, politika punësimi të lidhura me sektorët prioritarë, si dhe programe konkrete që ndalojnë ose ngadalësojnë emigrimin.

Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm./ Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tritan Shehu: Rama po shkatërron spitalin e Përmetit për qendra refugjatësh

0

Nga Tritan Shehu

Pse Qeveria transformon spitalin e Përmetit dhe Përmetin vetë në qendër për emigrantët?

Pse duhet ky projektvendim tinzar që kërkon të hapë qendra të reja për emigrantët nga Siria, Gaza e Libani, në Qarkun e Gjirokastrës?

Në vend që Spitali i Përmetit të reabilitohet, të bëhet funksional, qoftë edhe i përdorur për qëllime të përcaktuara mjekuese a reabilitative, ky institucion lihet në mëshirë të fatit…

Kërkohet të shkatërrohet tërësisht, për t’u kthyer në një qendër pritjeje emigrantësh…

Dhe absurditeti nuk ka fund, thuhet një pjesë e tij, pra gjysmë “spital” e gjysmë refugjatë!!

Në vend që në Memaliaj të investohet për përmirësimin e jetës së ish-minatorëve, qytetarëve, të rinjve

Projektohet nga Qeveria një investim për një tjetër qendër refugjatësh!

Dhe kjo ndodh kur fluksi i refugjatëve që kalojnë në Shqipëri është ulur ndjeshëm.

Thuhet për refugjatë nga Siria, kur Siria ka hyrë në rrugën e stabilitetit, pra të uljes së numrit të atyre që largohen andej.

Përmendet Libani, në të cilin rivendosja e ligjit po afron me çarmatimin e Hezbollah dhe çmontimin e rolit të kësaj organizate terroriste.

Ndërsa Gaza aktualisht nuk përbën ndonjë burim emigracioni, aq më shumë nesër me implementimin e plotë të planit Trump.

Këtej del një pyetje e rëndësishme:

Çfarë fshihet pas këtyre mjegullnajave që Rama e Qeveria po përhapin?

Tingëllojnë si një përgatitje ogurzezë, tip Gebels, për mënxyrat e reja që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë nga kjo Rilindje. E cila është gati të shesë gjithçka, të sakrifikojë çfarë ka më të rëndësishme ky komb për pak pushtet e fitime.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skadon afati kushtetues, presidenti Begaj e kalon në heshtje, hyn në fuqi ligji “Për barazinë gjinore”

0

Ligji “Për barazinë gjinore” ka hyrë zyrtarisht në fuqi, pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk e dekretoi brenda afatit kushtetues, por as e ktheu në Parlament. Dokumenti, i miratuar në Kuvend më 6 nëntor me 77 vota pro dhe 36 kundër, kaloi automatikisht pas skadimit të afatit, duke u konsideruar i miratuar “në heshtje”.

Miratimi i ligjit u shoqërua me polemika të forta, por edhe dezinformim.

Deputetë të opozitës i kërkuan presidentit të mos i vinte firmën. Kritikave iu bashkuan edhe komunitete fetare dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat e cilësuan ligjin si të papërshtatshëm duke kundërshtuar përkufizimin e gjinisë. 

Nga ana tjetër, institucionet dhe grupet që e mbështesin ligjin theksuan se ndryshimet janë të domosdoshme për të përditësuar legjislacionin vendas sipas standardeve ndërkombëtare dhe për të garantuar barazi më të plotë gjinore në punësim, arsim, përfaqësim politik dhe të drejta sociale.

Me mosveprimin e presidentit dhe hyrjen automatikisht në fuqi të ligjit, procesi institucional për këtë çështje konsiderohet i mbyllur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

0

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike.

Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët.

Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu se lëvizja e organizuar nga Salianji dhe kolegë të tjerë demokratë nuk ka për qëllim pozicionin e kryetarit të PD-së.

“Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë mendoj se është një moment shumë i mirë edhe për të për ta integruar këtë lloj energjie brenda partisë, sepse e kemi të nevojshme, ndryshe do kemi më pak mbështetje.

E kam takuar Berishës edhe sëfundmi. Ne e kemi emëruesin e përbashkët të njëjtë. Sepse s’do thoja që është kryetari im dhe unë e mbështes, nëse ne i kemi mendimet ndryshe. Nuk do isha në atë forcë politike përndryshe, nuk do shkoja aty në ditën e tij më të keqe.

Në takim Berishës i shpreha vlerësimin për faktin që po del në terren. Akoma nuk kishte filluar. Shumë mirë që del në terren, do i dëgjosh vetë njerëzit. Takimi me Berishën ishte pas kafes”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

0

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike në Kupën e Botës 2026.

48 ekipe mësuan sot rrugëtimin për në Botërorin e vitit 2026, aty ku shanse kanë dhe Shqipëria me Kosovën gjithmonë nëse fillimisht do të kalojnë me sukses ndeshjet e Play Off në muajin mars. 12 grupe me 4 ekipe secili, deri më tani 42 ekipe e kanë siguruar biletën në Botëror, ndërsa për 6 biletat e tjera, gjithçka do të vendoset në përballjet e Play Off-it. Ekipi i Sylvinho-s duke qenë se ishte në vazon e katërt, në shortin e hedhur në Kenedy Center, është vënë përballë ekipeve që në letër kanë më shumë eksperiencë megjithatë kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të tentojnë deri në fund për surprizën.

Fillimisht Shqipëria duhet të kalojë me sukses Play Offin, aty ku do të përballet me Poloninë në Varshavë në 26 mars dhe nëse arrin të mundi polakët,  në finale përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse kombëtarja shqiptare kalon Play Offin dhe do të marri një biletë historike në Botëror, atëherë vëmendja do të jetë në qershor në grupet e Kupës së Botës, shkruan A2 CNN.

Në anën tjetër edhe Kosova do të luajë shanset e saj, nëse arrin të kalojë ndeshjet Play Off dhe merr një biletë historike në Botëror,  atëherë në grupe goglat e kanë vënë përballë me kombëtare si Australia, Paraguaji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kosova në Play Off luan me Sllovakinë në gjysmëfinale ndërsa në finale, nëse fiton me ekipin sllovak, luan me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

Ndeshjet gjysmëfinale të PlayOffit do të luhen në 26 mars dhe finalet në 31 mars. Nëse çdo gjë shkon me sukses për dy përfaqësueset shqiptare, atëherë ëndrra botërore nis në qershor me ndeshjet e grupeve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Myslim Murrizi poston foton e Bardhit duke dal nga makina: Doni të dukeni të rëndësishëm që rrini në sediljen mbrapa?

0

Nga Myslim Murrizi

Ore nje gje nuk e kuptoj dot kurre me disa vemje dhe rastesor ne politik qe kur kan ndonje funksion leshi bejne si mender udheheqesa

Mir makinat qe i nderroni shpesh pa patur asnje biznes dhe pa punuar asnje dite e pa ju thene kush pun e mbare se Kuvendi i ka hequr makinat per deputetet qysh ne vitin 2008 perveç Gjekmarkajt qe mban dhe roje nga garda se i “ rrezikohet” jeta kur i bie velani

Po pse rrini ulur mbrapa ne makine dhe kush jua paguan shoferin??

Keni frike se ju “ vret” njeri?

Doni te dukeni te medhenj patjeter e te rendesishem?

Apo keni frik se ju fut duart shoferi rruges????

O pika qe nuk ju bie aty ku kenaqeni shum se ne kok ju ka rene ka koh

Po kush e ka mendjen tek ju dhe kush ju pjerd se çfar jeni kor aman

Po shumicen tuaj as e di kush se çfar jeni, çfar punoni, e çfar perfaqesoni o vemje

Po ju nuk ju therret as daja ne dasem mor plehra se mir qe na e shpifet politiken dhe Parlamentin por po na shpifni dhe makinat duke pare qe zbrisni ju nga pas njelloj siç zbresin Presidenti i Amerikes, Kines, Rusis, apo Frances se ne Belgjik, Hollande, Danimarke, Norvegji e Suedi edhe Kryeministrat shkojne ne zyre me tren ose biçiklet

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aktori Jul Deda në SPAK: S’keni çfarë të më bëni, i keni rënë gabim

0

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda është fotografuar pasditen e kësaj të premte pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ka qenë vetë Juli ai i cili ka postuar këtë foto para Strukturës së Posaçme, duke shkaktuar kështu “zhurmë” në rrjetet sociale.

“Une vi sa here te doni, por i keni ra gabim. S’keni çfare me beni…!”, shkruan aktori krah fotove, ndërkohë që nuk dihen nëse kjo “vizitë” e Dedës në Prokurori ka qenë me ftesë të tyre, apo mos ndoshta është pjesë e një prej shakave dhe komedive të radhës së aktorit.

Se për çfarë bëhet fjalë, dhe çfarë qëndron pas këtyre fotove, mbetet të zbulohet në vijim!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-deputeti i PD, Sula: Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar së fundmi lëvizjen e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmeti me demokratët.

Duke e përgëzuar këtë lëvizje të tyre, Sula u shpreh pesimist sa i përket fundit të kësaj lëvizje të demokratëve, mirëpo nuk nguroi që t’i inkurajonte ata.

Teksa ka komentuar qëndrimet e Salianjit dhe ato të Berishës, ish-deputeti demokrat bëri të qartë se në njërin kamp sheh rininë, ndërsa te ai i sh-kryeministrit vijojnë të jenë figura të vjetra të cilët nuk prodhojnë më as ide.

“Ridvan Bode ka mbaruar në Francë, kurse Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin. Imagjino ku ka katandisur Partia Demokratike. Çfarë pret na kjo opozitë. Çfarë flitet te foltorja e Salianjit. Unë e kam mbyllur aty, unë e di si do jetë fundi. 

Unë i përgëzoj, i inkurajoj Salinjin, bravo i qoftë, por unë nuk kam pasur atë mbështetje, Salianji ka qenë në burg dhe nuk ka peshën e fajeve të 11 Majit, por isha i vetëm që luftova për Kodin Zgjedhor.

Aty filloi rënia totale. Te Salianji shikon të rinj, njerëz që japin problematikat, prodhojnë ide, po te Berisha çfarë sheh? 

Salianji ka gjysmë shekulli me Berishën, koha punon për Salianjin, s’punon për Berishën. Zoti t’i japë jetë, por Berisha nuk prodhon më ide Nuk ka çfarë të japë. 

Sali Berisha është minorancë te demokratët. Mblidhet Kryesia vetëm me njerëzit e tyre. Pse filloi analiza sapo u pi kafja? Pse s’u bë më përpara por filloi tani festa? Çfarë ka bërë Sali Berisha për 32 vite?

Ka vendosur interesin e PD përpara vetes së tij vetëm në 2005. Në 2005, edhe unë jam prurje. S’ka fituar më Sali Bersha”, tha Sula teksa në vijim të fjalës së tij duke komentuar “gjynahet” e Berishës, u ndal dhe te protestat e organizuara nga të djathtët dhe të majtët dhe qëndrimin që qeveritarët e kohëve kanë pasur.

“Rama ka hedhur gazlotjsellës, por s’ka vrarë njerëz. Më 21 Janar u vranë katër persona”, tha ish-deputeti ndër të tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx