Ballina Blog Faqe 121

Rudina Hajdari e thotë troç: Berisha më i forti përballë Ramës

0

Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se aktualisht nuk shikon asnjë figurë më të fortë se Sali Berisha që t’i dalë përballë Edi Ramës.

“U gjykua që zoti Berisha ishte e vetmja kandidaturë që të ishte përballë zotit Rama, më i forti. Ndoshta, ky mund të jetë një realitet. Unë ende nuk shikoj një figurë të fortë brenda Partisë Demokratike që mund t’i bëjë ballë, se duhet të jetë atillë. Që të shkosh përballë tij nuk është e lehtë. Edhe të shkosh përballë Edi Ramës nuk është e lehtë. Ndaj, këta që janë sot, që po mundohem të lëvizin gurët, që është një gjë shumë normale, por mbas 11 majit, në momentin që nuk u morën këto parasysh, ideja ishte le të krijojmë një ekip të fortë që të bëjmë kontrastin midis qeverisë Rama dhe asaj që do vijë me një ekip të ri, sepse Partia Demokratike i ka të gjitha resurset, i ka të gjithë njerëzit e duhur për ta bërë këtë gjë. Nuk u mor kjo parasysh? Dakord. Erdhi 11 maji, u humbën zgjedhjet, u humbën zgjedhjet lokale, u humbën zgjedhjet e përgjithshme, u vodhën vota… Pa dyshim, ka edhe nga ato raste që u vodhën votat, por ne si parti çfarë do bëjmë? Do vazhdojmë prapë? Ka një problem, që nuk kemi një ndarje nga e kaluara.

E para, të pranojmë gabimet; E dyta, të themi që ky është gabimi që kemi bërë dhe ky gabim nuk do përsëritet më. Pra, dhe zoti Berisha, kur erdhi më 11 dhjetor, bëri atë konventën, edhe ai erdhi me një premtim, ndryshoi disa gjëra në statut dhe unë isha dakord me ato ndryshime. Atëherë, pse nuk po i zbatojmë këto? Pse nuk po flasim të paktën në forumet e Partisë Demokratike për këto tema? Pse nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar që prej asaj kohe për të diskutuar mbi këto tema, sepse janë ndryshimet e zotit Berisha dhe ishin të drejta. Unë isha shumë dakord që nenet Basha të ndryshoheshin, pra që kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme të japë dorëheqje, kur humb një palë zgjedhje lokale të vihet në diskutim. Të gjitha këto nuk ndodhën, prandaj jemi këtu”, tha Hajdari.

Sipas Rudina Hajdarit, nuk ka një rast të vetëm që në forumet e PD-së është dhënë një mendim ndryshe.

“Mendimin mund ta thuash, po a merret parasysh… PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet me këtë listë që kishte me 11 maj vetëm po të ishin listat e hapura 100% dhe mos kishte lista të mbyllura. Sepse sot në Parlamentin shqiptar kemi njerëz që kanë marrë 20 000 vota dhe nuk janë sot deputetë në Partinë Demokratike”, shtoi më tej Hajdari.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

0

Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, bëri kërkesën përmes avokatit të saj. Ajo argumenton se çështja duhet të pushohet pasi pretendon se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në alternativë, ish-deputetja socialiste kërkon gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO), sipas saj, për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Braçe: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

0

Deputeti i PS, Erion Braçe, zbuloi në “Top Story” se nuk ka folur me Grida Dumën që nga koha kur kjo e fundit ishte pjesë e Parlamentit

Ai deklaroi gjithashtu se qëllimi i tij nuk është të sfidojë, por të paraqesë realitetin. Ndër të tjera Braçe zbuloi edhe kritikën që i bën mamaja e tij, atë të rritjes së pensioneve.

Erion Braçe: Ne të dy nuk kemi folur përpara kësaj.

ADVERTISING

Grida Duma: Që nga koha e Parlamentit.

Grida Duma: Kam pasur me ty një kërshëri timen, të një fenomeni që përfaqëson. Si ke mbijetuar ti në këtë parti që disiplinën e ka shumë të lartë?

Erion Braçe: S’ma ka bërë kush këtë pyetjen, se duket sikur jam në kushte mbijetese kështu. E para nuk e kam qëllim, se kam pasur një debat, nuk është qëllimi që të dal atje të sfidoj. Unë them atë që mendoj dhe përcjell atë që mendoj. Po na shajnë të dyve, po ç’rëndësi ka.

Dy gjëra, sensi i realizmit të qenurit me këmbë në tokë. E dyta të përballem nesër me njerëz që vuajnë atë që unë e votoj. E kam shumë kollaj ta miratoj dhe të shkoj të bëj propagandë, por mund ta bëj edhe këtë, por kur të shkoj atje mund të ha në fytyrë domaten, kastravecin, specin.

Unë marr atë shpullën e mamasë sime, që thotë ka 12 vite dhe thotë kaq ma rrite pensionin, më bën mua përgjegjës. Kam pasur liri, i dedikohet një burri që nuk është më i dedikohet Fatos Nanos dhe kryetarit të partisë që ka respektuar lirinë time.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Nuk përfaqëson strukturat e partisë”, Alimehmeti komenton deklaratën e Berishës: Synojmë forcimin e PD-së

0

Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e quajti lëvizjen e tij me Ervin Salianjin “private” dhe “me interesa të dyshimta”.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti mohoi kategorikisht se takimet që po zhvillon me demokratë në disa qytete të vendit kanë karakter përçarës, duke theksuar se synimi i vetëm është forcimi i PD-së.

Alimehmeti shtoi se nuk do të mbështesë asnjë nismë që perceptohet si përçarje brenda partisë.

Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. VEtëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftnë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.”, tha ai

Lëvizja e Alimehmetit dhe Salianjit ka shkaktuar debate në radhët e PD-së, ndërsa Berisha e ka cilësuar nismën e tyre si të padobishme për opozitën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

0

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me turin e takime që ka nisur në të gjithë Shqipërinë.

Teksa tregoi pse ka nisur  këtë tur takimesh, Salianji thumboi kryedemorkatin, Sali Berisha duke thënë se Edi Rama nuk largohet nga detyra e kryeministrit  me fjalime dhe muzikë poshtë zyrës, duke iu referuar foltoreve të së hënës të PD.

“PD nuk është në gjendje e saj më të mirë. Ka ndodhur disa ngjarje që për mua janë shqetësues. Ka ndodhur një super skandal siç është marrja e pandehur e Belinda Ballukut dhe reagimi apatik. PD është në apati. Në nuk jemi një zyrë vetëm e denoncimit. Ka një moral politik, apo jo? Shqetësimi është se nuk ka një reagim ashtu siç duhet. Duhet të shkulej vendi për këtë rastë, i madh dhe i vogël. Jemi në kushtet kur PD nuk ka fuqi reaguese. Fakti është që unë kam kërkuar në kryesi ditën që u mor e pandehur Balluku, të nesërme PD vendosi të bëjë analizën e humbjes së zgjedhjeve. Unë kam kërkuar të protestojmë sot. U fol kur e kërkova unë protestën, pasi e kërkova u diskutua protesta. Ka qenë zvënedëskyreministër Meta ka dhënë dorëheqjen për një akuzë për 700 mijë euro por nuk e ndaloi opozitën e mbani mend 21 janarit. Po them që në nuk jemi në rrugën e duhur. Humbi në 5 bashki PD në zgjedhjet e pjesshme, kandidatët e mbështetur nga ne në 5 bashki as për një mandat deputeti.

A ka këtu një shqetësim te demokratët si e shoh unë. Pse demokratët nuk shkojnë të votojnë? Rama ka nxjerr në Vlorë 15 mijë votues, po votuesit tanë ku janë.  Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Këtu ka rënë e gjithë grehina shtetërore, kemi institucione dhe kemi gjithçka dhe këtu vendoset gjithçka me telefon. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, duke folur e duke vënë muzikë para Ramës. Unë kam fituar në çdo zonë që kam qenë. Në çdo mbledhje, kam dalë në mbledhjen e parë e kam thënë se duhet protestë. Popullit i vodhën zgjedhjet a dihet të protestojnë. Nëse nuk kemi fuqi e nuk e kemi bërë është problemi jonë. Unë nuk jam te ata që të them gjithë kohën qn vodhën e të vij të qaj këtu tek ju. Narrativa që ka sot PD që thotë se Rama nuk mundet me zgjedhje është demotivuese për qytetarët. Duke qenë se unë në kryesi kam qenë zë i rrallë, kam menduar t’i pyes njëherë këta njerëz që janë më të votuarit. Lista e PD e ka shfryrë të gjithë entuziazmin edhe ardhja e LaCivita. U bënë primarët u vendos që kandidatët për primarët do të dilnin nga primaret. U zgjidh deputet ai që doli i pari në Tiranë, në Kukës, Elbasan, jo.  

O vendosim kriter votën ose vendosim përgjegjësin e atij që vendos. Demotivohet struktura kur ne themi një gjë e bëjmë gjë tjetër, a ka mundësi që një parti politike të mos takojë 7 muaj qytetarët. Keni parë që të bëhjnë një takim  në Durrës pas zgjedhjeve, asnjë takim. A ka një hierarki partia, Sali Berisha do bëj punën e vet se kam me Berishën. Unë e kam me parimin se parimi është më i rëndësishëm se sa emrat. Pse PD doli tani në foltore pasi piva kafe unë, e ka vendosur në lëvizje. Këto takime kanë prodhuar energjizim”, tha Salianji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rasti Balluku/ Shembujt kërkohen në BE, por gjenden në Azi dhe Amerikë Latine

0

Debati publik për rastin e Belinda Ballukut ka marrë trajtën e një konkursi në të cilin; kush gjen një shembull “perëndimor” si paralele me të, fiton betejën morale, politike dhe mediatike. Diskutimi u fut në këtë hulli nga kryeministri Edi Rama që hodhi sfidën: “Më gjeni një vend demokratik ku gjykata pezullon ministrin”. Zërat opozitarë iu përgjigjën aty për aty: “Gjej një vend demokratik ku ministri i pandehur nuk ikën vetë”.

Të dyja palët bashkohen në një pikë. Shembujt si “Balluku” duhen kërkuar në vendet e botës demokratike, në perëndim. Merret e mirëqënë sikur çdo problem shqiptar duhet të ketë një analogji italiane, gjermane ose britanike për t’u zgjidhur. Fatkeqësisht, realiteti ynë jep përditë prova se paralelet i ka tjetërkund.

Shembujt si këta tanët nuk kanë qenë aq të ngjashëm me vendet e botës demokratike, sepse atje kultura politike e zgjidh konfliktin para se të shndërrohet në krizë institucionale. Rastet janë të shumta kur ministrat e qeverive të Bashkimit Europian largohen vetë dhe zëvëndësohen sapo i nisin telashet me drejtësinë. Pa qenë nevoja të bllokojnë ministrinë, apo të marrin peng qeverinë për të mbrojtur paratë e fituara me korrupsion.

Prandaj, kur kërkohet ngjashmëri me krizën “Balluku”, duhet hequr dorë nga turizmi imagjinar në demokracitë e konsoliduara. Ja ku janë në lindje të Evropës apo në Azi plot raste se si një prokurori apo gjykatë e guximshme konsiderohet kërcënim, akuzohet se po bën grusht shteti ose neutralizohet, sapo nis përplasja me pushtetin politik.

Vetëm në vendet jodemokratike, një pushtetar i pandehur refuzon dorëheqjen dhe e kundërsulmon gjyqësorin nga pozitat e pushtetit. Vetëm atje ka beteja kundër gjyqësorit që nisin sapo zbulohet një aferë korrupsioni.

Prandaj, demokracitë s’kanë shumë materiale kur kërkohen simotrat e ministreve tona. Ndërsa autokracitë kanë me shumicë.

Turqi, 2013, kur prokurorët prekën kabinetin e Erdogan

Më 17 dhjetor 2013, prokurorët në Stamboll hapën një hetim për korrupsion që përfshinte tre ministra të kabinetit dhe fëmijët e tyre. Mediat turke publikuan foto me çanta të mbushura me para, kasaforta dhe bizhuteri luksi, që u gjetën në shtëpitë e zyrtarëve. Edhe pse provat ishin publike, ata refuzuan dorëheqjen.

Erdogan reagoi me një fjali të njohur: “Kjo nuk është drejtësi, por komplot kundër qeverisë.”

Brenda pak javësh, më shumë se 2.000 policë u shkarkuan, dhjetëra prokurorë u transferuan ose u penalizuan. Mediat raportuan për “pastrim” të gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë që ishin angazhuar në hetim: 96 gjyqtarë dhe prokurorë u transferuan papritmas, në operacionin më të madh të këtij lloji që pasoi skandalin.

Vetëm pasi neutralizoi gjyqësorin Erdogan tha: “U kërkova ministrave të japin dorëheqje për të qetësuar situatën”. Të sigurt që nuk do të ndëshkoheshin, ministrat u larguan nga postet e tyre.

Dorëheqja nuk erdhi si përgjegjësi për t’i hapur rrugë gjykimit të ndershëm. Por u krye si sakrificë për të shpëtuar liderin nga njollosja publike.

Ndër emrat e përfshirë ishin:

Zafer Çağlayan, ministër i Ekonomisë/Industrisë & Tregtisë (ose pozicione të ndryshme gjatë kohës), i akuzuar për ryshfet dhe korrupsion në kontrata publike dhe prokurime.

Muammer Güler, ministër i Brendshëm, i përfshirë në hetime për korrupsion dhe abuzime lidhur me koncesione dhe tenderë.

Erdoğan Bayraktar, ministër për Çështje të Banimit dhe Urbanizimit (ose imobiliare/infrastrukturë), gjithashtu i akuzuar për ryshfet dhe favore në tendera

Sri Lanka, Kryegjyqtarja që sfidoi shtetin

Në fund të vitit 2012, Sri Lanka u gjend në qendër të një furtune politike që do të trondiste themelin e shtetit të së drejtës. Në qendër të saj ndodhej Dr. Shirani Bandaranayake, kryegjyqtarja e parë femër në historinë e vendit, akademike e respektuar dhe simbol i pavarësisë institucionale.

Konflikti nisi kur Gjykata Supreme, nën drejtimin e saj, shqyrtoi disa vendime dhe kontrata fiskale të qeverisë që kritikohej për korrupsion në përdorimin e fondeve publike. Në mënyrë të veçantë, gjyqtarët hodhën dyshime mbi një projekt-ligj të qeverisë që parashikonte ralokim fondesh pa mbikëqyrje parlamentare, një mekanizëm që e përkufizuan si “portë të hapur drejt korrupsionit sistemik”.

Anëtarët e qeverisë në Sri Lanka refuzuan dorëheqjen. Në vend se t’i hapnin rrugë gjykimit, ata e akuzuan kryegjyqtaren për “abuzim me detyrën” dhe duke nisur procesin e shkarkimit përmes parlamentit. I gjithë procesi u zhvillua me shpejtësi të jashtëzakonshme, me akuzat e ngritura kundër saj që ndryshonin vazhdimisht, dhe pa garanci elementare të një procesi të rregullt.

Reagimi ndërkombëtar ishte i ashpër. Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve deklaroi publikisht: “Është një goditje e rëndë ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe një shkelje serioze e sundimit të ligjit.” (International Commission of Jurists, 15 Janar 2013)

Edhe Gjykata e Apelit e vendit e cilësoi procedurën e shkarkimit si të paligjshme, duke deklaruar: “proces i zhvilluar në shkelje të rregullave bazë të drejtësisë së natyrshme”.

Megjithatë, parlamenti dhe ekzekutivi e shkarkuan Bandaranayake-n në janar 2013. Ajo u zëvendësua brenda 24 orësh.

Ecuador, 2004–2005, kur presidenti shkarkoi të gjithë gjykatën për të mbyllur hetimet

Në Ekuador, në vitet 2004–2005 ndodhi një përplasje flagrante e ndërhyrjes politike kundër gjyqësorit. 

Në vitin 2004, Gjykata Supreme hapi procedura penale kundër politikanëve të lartë të qeverisë dhe ish-presidentëve, për vepra që përfshinin korrupsion dhe abuzim me detyrën. Hetimet u konsideruan si kërcënim direkt për elitën politike, e cila prej vitesh kishte kontrolluar sistemin e tenderëve dhe privatizimeve.

Presidenti Lucio Gutiérrez, një oficer ushtarak i kthyer në politikan populist, e pa këtë veprim si shpallje lufte. Në vend të dorëheqjes, ai zgjodhi të sulmonte vetë institucionin që po hetonte.

Në dhjetor 2004 dhe mars 2005, Gutiérrez përdori aleancën politike të tij në parlament për të shkarkuar të gjithë anëtarët e Gjykatës Supreme dhe për t’i zëvendësuar ata me individë të afërt politikisht. I gjithë procesi u justifikua si “reformë gjyqësore”.

Në fjalimin e tij para kongresit, presidenti tha: “Ne nuk mund të lejojmë që gjykatat të pengojnë stabilitetin e vendit.” (BBC Neës, Prill 2005)

Pas këtij akti, hetimet u mbyllën, dosjet u pushuan, dhe gjyqtarët e rinj u sollën si instrumente të partisë. Në vend të reformës, ndodhi kapja totale e gjyqësorit.

Më vonë kriza politike shpërtheu. Protestat masive u shndërruan në revoltë. Presidenti u detyrua të arratisej me helikopter nga pallati presidencial dhe më vonë u rrëzua.

Megjithatë, dëmi institucional ishte bërë. Ekuadori kuptoi se është më e lehtë të rrëzosh presidentin, sesa të ndërtosh një sistem gjyqësor të pavarur.

Pakistan 2007, beteja e Musharaf me gjykatat

Në mars 2007, presidenti dhe gjenerali Pervez Musharraf pezulloi kryetarin e Gjykatës Supreme, Iftikhar Muhammad Chaudhry, me akuzën e “keqpërdorimit të detyrës”.

Përplasja, sipas Human Rights ëatch erdhi pasi Chaudhry “refuzoi të tërhiqej nga çështjet që cenonin interesat e qeverisë”.

Chaudhry refuzoi të jepte dorëheqje, duke deklaruar se “jam shkarkuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk do të tërhiqem”.

Protestat e avokatëve në Lahore, Karachi dhe Islamabad u përballën me dhunë policore, mijëra u arrestuan. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga Musharraf u cilësua nga organizatat ndërkombëtare si tentativë e hapur për “të shkatërruar institucionet demokratike”.

Në korrik 2007, Gjykata Supreme rrëzoi vendimin presidencial dhe e riktheu Chaudhry-n në detyrë. Rezultati? Musharraf ra një vit më vonë, ndërsa gjyqësori u shndërrua në simbol të rezistencës civile.

Ky i Pakistanit i shtohet rasteve se në autokraci, kultura e dorëheqjes nuk ekziston. Nëse një ministër, gjeneral apo president përballet me drejtësinë, presioni drejtohet ndaj gjyqësorit, jo ndaj të korruptuarve.

Përplasja shqiptare me gjyqësorin për Belinda Ballukun

Është herët për të folur për një përplasje ballore mes qeverisë së Edi Ramës me prokurorët e SPAK apo gjykatësit e GJKKO. Gjyqësori jonë nuk e ka prekur në asnjë dosje kryeministrin. Për të, personalisht nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që është nën hetim apo se rrezikon të përfshihet në një dosje me akuza konkrete. Rama është i paprekshëm nga drejtësia.

Por refuzimi për ta shkarkuar Belinda Ballukun, e ka pozicionuar kundër prokurorit të SPAK dhe gjykatësit të GJKKO. Qeveria ka shmangur sulmet e drejtpërdrejta ndaj sistemit gjyqësor, por është e qartë se këto janë përpjekjet e para për t’i vënë gjyqësorit një kufi, një vijë të kuqe në hetimet kundër korrupsionit nuk duhet ta kapërcejnë. Dhe ky kufi është tek Edi Rama. 

Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë kundër pezullimit të Ballukut, krueministri do të kishte një garanci më shumë, se mbetet i paprekshëm.

Por ky refuzim për t’i hapur rrugë një hetimi të ndershëm ka edhe anën tjetër në raport me Bashkimin Europian.

Me refuzimin për ta zëvëndësuar Belinda Ballukun nga qeveria, po jepet një provë e fortë se koncepti për integrimin në Bashkimin Europian është ai për një proces mekanik “harmonizimi ligjesh”, një objektiv që mund të arrihet me një grup pune në qeveri.

Në fakt, ajo që mungon është kultura politike perëndimore, që përfshin akte si dorëheqja, llogaridhënia dhe respekti për gjyqësorin. Për sa kohë kjo refuzohet, paralelizmat për rastin Balluku janë më të lehta për t’u gjendur në autokracitë e Azisë apo të Amerikës Latine dhe jo në vendet e Bashkimit Europian./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Salianji nisi foltoren nga Durrësi, reagon Gazment Bardhi: Mendoj si Berisha..

0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në Euronews Albania, ndërsa në të njëjtën kohë Ervin Salianji zhvillonte një takim me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si i duket ky takim, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

Milori e pyeti nëse kjo ndarje mund të jetë shqetësuese për bazën dhe demokratët ndërsa Bardhi tha se PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: (çdo mbledhje jashtë forumeve është private). PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve.

Gazetarja Milori e pyeti më tej se nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, si do ta sqaronte bazën.

Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.

“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji nis takimet me deputetët demokratë, kërkohet hapja e partisë

0

Ervin Salianji filloi zyrtarisht lëvizjen e re brenda Partisë Demokratike. Takimi i parë me strukturat e partisë u zhvillua në Durrës, ku kishte me vete edhe dy nga kandidatët më të votuar të demokratëve në 11 maj, por që nuk u zgjodhën deputetë: Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti u ndal te nevoja për rikthimin e energjisë së demokratëve dhe përgatitjen e PD-së për të udhëhequr ndryshimin politik në vend.

“Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD”, deklaroi Salianji.

Emri i Sali Berishës nuk u përmend asnjëherë nga Ervin Salianji, por duke renditur arsyet se përse demokratët nuk dalin më as të votojnë, ai e drejtonte në mënyrë të nënkuptuar gishtin e fajit nga lideri historik i PD-së.

“Dhe ky ndryshim, pa diskutim, që fillon edhe nga kjo sallë, si takimi i parë që po zhvillojmë me demokratët, nga ky brez që dëgjuam pak më parë, nga kjo energji që është e pashtershme në PD, por që nuk i jepet mundësia për arsye që i di secili prej jush”, u shpreh Salianji.

Për Salianjin dhe mbështetësit e tij, momenti i ndryshimit të lidershipit të PD-së duket se ka ardhur, dhe sfida politike para tyre shihet e fortë. Ashtu siç thonë vargjet e kolonës zanore të tij, për ta “është koha për të vrarë të kaluarën”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: Bravo, më keni hequr pampersat e mamit

0

Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen si aktore në Teatrin Skampa të Elbasanit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Egla Ceno shkruan se i është ndërprerë rroga, për shkak se ka marrë pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental. “Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit, 550 lek te vjetra rrogë”, thotë Egla.

“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.

Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë)

Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.

E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut.

Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër“, shkruan Egla.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takimet e Salianjit me demokratët, Berisha: Aktivitet privat, s’ka lidhje me PD

0

Kryedemokrati Sali Berisha i ka quajtur aktivitet privat foltoren që Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti do të zhvillojnë në qytetin e Durrësit me demokratët.

Berisha theksoi se asnjë aktivitet jashtë forumeve nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD, është strikt privat pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. PD është parti me Statut, institucione dhe forume”, u shpreh ai.

I pyetur nëse lidhje me foltoren e vitit 2021 që Berisha krijoi, kryedemokrati deklaroi se: “E bëra brenda strukturave, pasi kreu i strukturave kishte tradhtuar kauzën e mbarë demokratëve, e bëra për të shpëtuar PD nga kontrolli mafioz i Ramës dhe sorosianëve. Rama i kishte hapur dy procese Bashës.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx