Ballina Blog Faqe 122

“Qepe gojën”/ Plas sherri në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kapet me Agron Shehajn

0

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debate të forta mes deputetëve.

Agron Shehaj kërkoi fjalën e tij dhe kryetarja Milva Ekonomi iu kthye duke thënë se prioritet kanë anëtarët e përhershëm më pas ata zëvendësuesit.

Shehaj: Jam anëtar i këtij Komisioni.

Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues.

Shehaj: E çdo të thotë kjo gjë? 

Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues.

Pas fjalës së tij, Shehaj u përplas sërish me kryetaren Ekonomi, ku ndërhyri edhe deputeti socialist, Erion Braçe, duke ngritur tonet.

Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të sqarohemi ne që po punojmë për këtë gjë.

Shehaj: Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose kopsht dhe thoni: ‘Kush është ka ardhur më shumë do flasë më shumë’. Mos e bëni këtë komision më qesharak seç është.

Braçe: Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë…

Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.

Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!

Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Korreshi në Kuvend: Viti i ri do të na gjejë duke dh*erë…

0

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka ironizuar, gjendjen në të cilën ndodhet qyteti i Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ndryshe nga kolegët socialistë që flisnin për hapje kapitujsh, ai do të tregonte gjendjen në të cilën ndodheshin banorët e qytetit që ai përfaqëson.

Korreshi u shpreh se Lushnja ka probleme me kanalizimet dhe ujin e pijshëm, teksa nuk i ka kursyer ironitë.

“Edhe një herë zoti kryetar të kërkoj ndjesë sepse fjalimet e mia nuk hapin grup kapituj, nuk bëj fjalime që hyjmë në Europë, siç folën kolegët. I përshëndes. Aq tym dhe ndotje ka në Lushnjë sa na ka marrë malli për autobusin urban të Lushnjës që punon me mazut që nuk i rrije dot mbrapa makinës se të helmonin.

Nuk ndihet më ai nga ato fabrikat e Lushnjës që e kanë mbyt të gjithë vendin. Njerëzit nuk hapin dot dritaret. Ju ftoj të dilni një xhiro meqë janë festat e vitit të ri. Kjo është drama e përditshme 24 orëshe që nuk fiket asnjëherë në Lushnjë. Dhe është pak ironi…më marrin në telefon dhe më thonë deputet më duhen nja dy bote për të thith pusetat, se ka vajt muti në gjunj.

Lagjja Gafurr Muço është përmbytur përveç shirave por edhe nga fekalet. Lushnjë qendër, në qendër të Lushnjes ndodh kjo. si do e bëjmë?  As ujë të pijshëm nuk ka. Meqë janë festat e fundvitit unë dua ta mbyll me një fjali nga uji që pijnë  dhe po lajnë lushnjarët;  bora zbardhi tek për tej fusha edhe male viti i ri do na gjejë duke dhjerë në hale nga uji i pijshëm,” tha Korreshi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opinion nga Greta Hoxha: Sistemi i drejësisë në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar…

0

Standard i dyfishtë në drejtësi: Rasti i prokurores Elisabeta Dosti nxjerr në pah kontrastin me Prokurorinë e Fierit

Rasti i prokurores Elisabeta Dosti, e cila po hetohet për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, ka ndezur diskutime të forta mbi mënyrën se si sistemi i drejtësisë i trajton çështjet në varësi të personit ndaj të cilit drejtohet akuza.

Në rastin e Dostit, hetimet janë zhvilluar në mënyrë të kujdesshme, me një masë sigurie të butë dhe me respekt të plotë për procedurën dhe të drejtat e saj, siç kërkon ligji.

Por ky standard nuk shihet kudo.

“Ca të nënës, ca të njerkës” – Pyetja që ngre Greta Hoxha

Sipas Greta Hoxhës, e cila po ndjek prej muajsh sjelljen e Prokurorisë së Fierit ndaj një subjekti të caktuar, ky institucion ka treguar një qasje krejt të kundërt:

“Kur bëhet fjalë për prokurorë apo njerëz të sistemit, gjithçka zhvillohet me kujdes, me durim, me masa të buta. Por kur është fjala për një qytetar ose një biznes, procedurat nisin menjëherë, masat janë më të rënda dhe askush nuk merr parasysh sqarimet apo provat. Pse nuk veprohet njësoj? Pse ligji nuk aplikohet me të njëjtin standard për të gjithë?”

Ajo shton se sjellja e Prokurorisë së Fierit ndaj subjektit në fjalë është perceptuar si:
• e ashpër,
• selektive,
• dhe jo në të njëjtin nivel kujdesi profesional që vërehet në rastet e zyrtarëve të vet.

Një debat i hapur: standardet e drejtësisë nuk mund të jenë fleksibël

Ky kontrast i dukshëm ka hapur një debat të gjerë publik mbi barazinë para ligjit. Juristët theksojnë se sistemi i drejtësisë humbet besimin qytetar në momentin që masa të ndryshme përdoren për raste të ngjashme, në varësi të personit.

Rasti i prokurores Dosti shërben sot si një shembull i qartë i asaj që qytetarët e përshkruajnë si trajtim të pabarabartë – duke e përforcuar edhe një herë shprehjen popullore: “Ca të nënës, ca të njerkës.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pse u ndalua Mogherini, mbështetësja e zjarrtë e Reformës në Drejtësi

0

Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe nënkryetare e Komisionit Europian. 

Arrestimi i Mogherinit ka efektin e një tërmeti politik në mbarë Europën, por sidomos në Shqipëri, ku për vite me radhë ajo u shfaq si garantja e madhe e Reformës në Drejtësi, njeriu që qeveria Rama e përdorte si vulë besueshmërie për çdo ndërhyrje institucionale. Sot, zonja që predikonte standarde, pavarësi dhe antikorrupsion është vetë nën hetim për mashtrim, korrupsion dhe manipulim tenderësh në zemër të BE-së. 

Aktualisht rektorja e Kolegjit të Europës në Bryzh, Mogherini është arrestuar sot së bashku me dy zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së. Bastisjet u kryen nga Prokuroria Europiane (EPPO), e cila dyshon për manipulim të një tenderi milionash që i është dhënë institucionit që ajo drejton, Kolegjit të Europës. 

Në qendër të hetimit është një program 9-mujor trajnimi për diplomatët e rinj të BE-së një kontratë prestigjioze, me peshë të madhe financiare dhe institucionale. Gjatë viteve 2021–2022, Shërbimi Diplomatik i BE-së (EEAS) i dha këtë projekt (tender) Kolegjit të Europës, por EPPO dyshon se procesi nuk ka qenë i pastër.

Dyshimi kryesor është se Kolegji i Europës, që ka seli edhe në Shqipëri, i drejtuar nga Mogherini, mund të ketë marrë informacion të brendshëm për kriteret e tenderit përpara se ato të bëheshin publike. Pra, mund të ketë pasur paranjohuri që i dha avantazh të padrejtë dhe që, nëse konfirmohet, përbën favorizim dhe shkelje të rëndë të konkurrencës së ndershme.

Pikërisht për këtë arsye Mogherini po hetohet për rolin e saj. Nuk ka prova të shpallura publikisht se ka marrë para ose ka dhënë urdhra të drejtpërdrejtë, por EPPO beson se ajo ka ditur, ka lejuar ose ka përfituar nga qarkullimi i informacionit konfidencial.

Mes të arrestuarve është edhe Stefano Sannino, ish-Sekretari i Përgjithshëm i EEAS, institucioni që organizoi vetë tenderin. Për shkak të pozicionit të tij, ai kishte akses të plotë në dosje dhe kriteret e përzgjedhjes. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ai ka ndarë në mënyrë të paligjshme këto kritere me Mogherinin dhe bashkëpunëtorët e saj.

Ajo që hetohet për momentin përfshin mashtrim në tenderë publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Për të vazhduar hetimet, Prokuroria Europiane ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit për disa prej personave të përfshirë.

Operacioni është drejtuar nga një gjyqtar belg dhe EPPO, ndërsa policia federale belge ka kryer bastisjet në Bruksel, Bryzh dhe në banesat e të dyshuarve. Për nga profili i të arrestuarve, ky është një nga aksionet më të forta të EPPO-s ndaj figurave të nivelit të lartë brenda institucioneve të BE-së.

Federica Mogherini nuk është një emër i zakonshëm. Ajo ka qenë ministre e Jashtme e Italisë dhe për 5 vite Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, pozicioni më i lartë diplomatik i Unionit.

Arrestimi i Mogherinit bie veçanërisht në sy në Shqipëri, ku ajo për vite me radhë u pa si person pranë Edi Ramës dhe qeverisë socialiste. Kolegji Europian, për të cilin Mogherini u rreshtua, hapi edhe një degë/seli ne Tiranë. Edi Rama e promovoi fort këtë.

Duke qenë se Kolegji i Europës sapo ishte hapur dhe dega e tretë erdhi u hap në Tiranë pas Bryzhit dhe Varshavës, pati hapësirë për dyshimin e arsyeshëm se Mogherini vazhdonte t’i shërbente marrëdhënies me Edi Ramën.

Kujtojmë se Mogherini u paraqit si një nga mbështetëset më të forta politike të Reformës në Drejtësi dhe procesit të vettingut. Mogherini e quante reformën shqiptare shembull për rajonin, një model që duhej ndjekur nga vendet e Ballkanit, ndërsa sot ajo vetë po hetohet për shkelje të rënda të parimeve që predikonte.

Në Shqipëri ajo u akuzua shpesh për një qëndrim të njëanshëm politik, për afërsi me qeverinë e Edi Ramës dhe për mbyllje sysh ndaj kapjes së institucioneve nga ekzekutivi. Kritikët e saj e akuzuan se ajo përdori retorikën e anti-korrupsionit për të legjitimuar një reformë që në shumë aspekte prodhoi më shumë kontroll politik sesa pavarësi institucionale.

Mogherini ishte kontroverse edhe në Kosovë, ku ajo nuk e përjashtoi publikisht idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, një tezë që tronditi diplomacinë europiane, që mbolli pasiguri dhe destabilizoi rajonin ato vite. Pikërisht për këtë, ajo humbi shumë kredibilitet përveç Tiranës, edhe në Prishtinë dhe Shkup, ku u konsiderua si promotore e ideve të rrezikshme për kufijtë.

Tani, me arrestimin e saj, kritikat e vjetra në Shqipëri dhe rajon marrin një dimension të ri, një zyrtare që për vite kërkoi standarde, vlerësoi reforma dhe kërkoi besim nga vendet e Ballkanit, sot akuzohet se vetë ka thyer rregullat themelore të BE-së.

Arrestimi i saj është një goditje e rëndë për imazhin e institucioneve europiane dhe një sinjal se Prokuroria e BE-së nuk po kursen askënd, pavarësisht statusit apo emrit.

Për momentin, çështja është në fazë hetimore, por implikimet politike dhe institucionale janë të mëdha. Skandali i Mogherinit rrezikon të hapë një nga kapitujt më të errët të historisë së tenderëve të BE-së, pikërisht në zemër të establishmentit europian.

LAPSI.al 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

11 dhjetor pritet të votohet Avokati i Popullit në Kuvend, socialistët mbështesin Endri Shabanin për postin

0

Report Tv mëson se Partia Socialiste nuk do të pranojë formulën e propozuar një ditë më parë nga Gazment Bardhi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. E gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota do kalojë për votim në seancë plenare, dhe jo një kandidat i vetëm siç propozon PD.

Mësohet gjithashtu se Avokati i Popullit pritet ti kalojë më 11 dhjetor parlamentit për votim. Në këtë datë do të mbahet seanca për votimin e buxhetit nen për nen për vitin 2026.

Burime bëjnë me dije se kandidati Endri Shabani pritet të marrë mbështetjen e PS në parlament më 11 dhjetor për tu zgjedhur avokati i ri i popullit.

Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qytetari-Berishës: Kryetarja e Njësisë 9, Eda Grimci më ka sharë dhe kërcënuar

0

Takimi i kreut të PD-së, Sali Berishës me anëtarët e Kryesisë së PD në Njësinë 9 është shoqëruar me një incident mes kryetares së degës, Eda Grimci, dhe një prej anëtarëve, Halit Koleci.

Në fund të takimit, kur zëdhënësja e PD Floriana Garo pyeti nëse kishte të tjerë që donin të merrnin fjalën, Koleci ngriti dorën. Grimci ndërhyri duke thënë se nuk kishte pyetje të tjera dhe kërkoi mbylljen e takimit, por Garo dhe Berisha i dhanë fjalën.

Koleci akuzoi publikisht kryetaren e Njësisë 9 se e ka sharë, e ka kërcënuar dhe nuk ka bërë organizimet e duhura në protestat e PD-së.

Unë jam Halit Koleci, i përndjekur politik katër breza. Unë banoj në njësinë 9, që kur ka fillu PD kam qenë anëtar, me të gjitha funksionet asnjë punë asnjë gjë se kam marrë nga PD, as nuk e ka lyp. Këto zgjedhjet e fundit që ke stadiumi, Kryetarja foli por nuk tregoi se çfarë nuk kishte bërë, por foli për ato që kishte bërë.

Ne kemi qenë te stadiumi, por nuk ka qenë thirrë asnjë, më ka thirr thënë hajde këtu, por nuk më kishte çu një mesazh a një ftesë.

Unë kisha mbledh njerëzit, i kam me foto, i kam marrë nga Durrësi nga Kamza… unë nuk e kam dëgjuar, por më ka futur një të shame… kjo është fëmija im. Unë se kam dëgjuar por ma ka thënë një shok. Ta kam thënë! Kemi qenë te rruga ‘Shpresa’, ke 8 Janari, s’kemi pas thirrje as organizim, më ka thirr një katunari im se ishte duke vdek nga gazi lotsjellës. Kam fotot. Tani vjen puna e zgjedhjeve, nuk tha sesa seksione janë shkrirë, nuk tha se ai që ka shkrirë seksionet ka kalu kryetar i grupseksioni. Nuk e tha këtë.

Në zgjedhjet e fundit më thërret dhe më thotë do të shkosh kryetar komisione, po i them, nëse nuk ka njeri shkon. Do të çojmë te burgu, i thash mos më ço te burgu se kam fol 1 mijë të zezat për Edi Ramën dhe i ka çu dokumentet dhe i kam thënë me kë jam…. në ka kërcënuar në telefon, i kam çu në zyrë dhe më ka thënë dil përjashta. Për kartën e anëtarësisë nuk ma jepte deri sa shkova te Klevisi. Nëse ne do përçahemi me njëri-tjetrin atëherë nuk kemi për të fituar”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, identifikohen autorët

0

Zbardhet vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, i njohur edhe si Edmond Hyka.

Policia njofton se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, ndërsa është vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, si edhe u shpallën në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola.

Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Njoftimi i Policisë

Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Veliaj del nga burgu, merr pjesë në seancën paraprake në GJKKO. Ja kërkesat e tj para trupës gjykuese

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur kërkesat e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke e cilësuar vendosjen e tij në kafaz metalik si shkelje.

Veliaj shprehet se kjo është hera e parë që paraqitej personalisht në këtë fazë gjyqësore dhe theksoi se vonesat nuk kishin ardhur për mungesë respekti ndaj gjykatës, por për shkak të pamundësisë për të ushtruar të drejtat e tij elementare.

Ai u shpreh se nuk i ishte vënë ende në dispozicion një kopje fizike e dosjes, e cila përmban rreth 60 mijë faqe, duke e bërë të pamundur përgatitjen e mbrojtjes.

Veliaj argumentoi se qëndrimi i tij prej nëntë muajsh në kafaz metalik përbën shkelje të dinjitetit njerëzor, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për mbrojtje efektive.

Fjala e Veliajt: 

E nderuara zonja Gjyqtare,

Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore.

Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj.

Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.

Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik.

Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak.

Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi.

Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen.

Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot për të paraqitur dy kërkesa themelore, kërkesa të cilat nuk burojnë nga statusi im publik, por nga atributi im më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm: ai i qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal.

Por, nëse nuk më bëhen të ditura të gjitha aspektet e tij, nëse nuk më garantohet e drejta për t’u mbrojtur dhe nëse nuk trajtohem me dinjitetin që i takon çdo qytetari të këtij vendi, çdo qytetari që beson në standardet evropiane të procesit të drejtë, atëherë më keni treguar “derën” në mënyrë më cinike të mundshme. Në atë moment, gjykata e ka konsideruar prezencën time dhe pjesëmarrjen time jo të panevojshme, por të pakuptimtë, sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.

Kërkesa për respektimin e dinjitetit, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për mbrojtje efektive

Znj. Gjyqtare, qëndrimi im prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, në prani të këtij trupi gjykues, përbën një shkelje të qartë dhe të vazhdueshme të:

* dinjitetit tim njerëzor,

* prezumimit të pafajësisë,

* të drejtës sime për mbrojtje efektive,

* dhe të vetë perceptimit të paanshmërisë së gjykatës.

Ky pozicionim fizik, i pazakontë për një vend që aspiron standarde evropiane, transmeton automatikisht një imazh kriminalizues, krijon idenë se jam një person “i rrezikshëm”, dhe ushqen, qoftë edhe pavetëdijshëm, paragjykime të brendshme brenda vetë trupës gjykuese. Dua të jem shumë i qartë: Këto nuk janë ankesa personale. Këto janë standarde të sanksionuara ndërkombëtarisht, të cilat çdo gjykatë e një shteti anëtar të Këshillit të Evropës është e detyruar t’i respektojë.

Dua të sjell në vëmendje një fakt të pakontestueshëm: para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik.

Ky standard i dyfishtë nuk qëndron dhe nuk mund të justifikohet.

Praktika e GJEDNJ: Kafazi = shkelje e neneve 3 dhe 6 të KEDNJ

Znj. Gjyqtare, standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të qarta dhe të padiskutueshme: vendosja e të pandehurit në një kafaz është trajtim degradues, poshtërues dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 3 dhe nenin 6 të KEDNJ. Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurit në një kafaz metalik përbën trajtim degradues dhe dëmton rëndë prezumimin e pafajësisë. Në çështjen Ashot Harutyunyan kundër Armenisë, Gjykata theksoi se një “kafaz hekuri” krijon menjëherë perceptimin se i akuzuari është një “kriminel i rrezikshëm”, sidomos në rastet, si ky i imi, ku nuk ekziston asnjë rrezik real për sigurinë publike.

Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ ishte edhe më e prerë:

mbajtja e të pandehurve në kafaz:

* dëmtoi komunikimin me mbrojtësit,

* kufizoi pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces,

* minoi të drejtën për një proces të drejtë.

Të gjitha këto standarde janë të detyrueshme edhe për këtë gjykatë dhe në asnjërën prej këtyre çështjeve nuk u gjet ndonjë rrezik konkret që ta justifikonte këtë masë. Ashtu si në rastin tim, nuk ka asnjë arsye ligjore, logjike apo faktike për të më mbajtur në këtë kafaz. Asnjë.

Kafazi dëmton mbrojtjen time dhe të drejtën për proces të rregullt

Znj. Gjyqtare, kjo strukturë metalike ku jam vendosur nuk është një detaj fizik i sallës, është një pengesë e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme për të ushtruar të drejtat e mia themelore dhe një pabarazi proçeduriale ulëritëse. Ky kafaz më pengon:

* të komunikoj lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit e mi,

* të ndjPo ek procesin në mënyrë aktive,

* të kontribuoj realisht në mbrojtjen time,

* të kem pozitë të barabartë proçeduriale me palën akuzuese,

* dhe të ruaj dinjitetin që i detyrohet çdo qytetari në një sallë gjyqi.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjet Moisejevs kundër Lituanisë dhe A.B. kundër Rusisë, ka qenë e prerë: mbajtja e të pandehurit në kafaz cenon mënyrë të pakthyeshme të drejtën për mbrojtje efektive, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 6(3)(b) dhe (c) të KEDNJ. Ky është pikërisht rasti im. Ndaj, kërkesa ime nuk është as privilegj, as përjashtim:

kërkoj thjesht të trajtohem si një qytetar që gëzon prezumimin e pafajësisë dhe barazi proçeduriale, dhe jo si një person i rrezikshëm që duhet ekspozuar në një formë poshtëruese dhe paragjykuese.

E drejta ime për t’u njohur me aktet e dosjes e mohuar plotësisht deri sot

Znj. Gjyqtare, ashtu siç theksova më lart edhe me një kërkesë time zyrtare paraqitur kësaj gjykate, deri në këtë moment unë nuk jam njohur asnjëherë, as për një ditë, as për një faqe, me përmbajtjen e dosjes penale që numëron rreth 60.000 faqe. USB-ja që prokuroria i ka përcjellë avokatëve të mi nuk mund të më dorëzohet ligjërisht, sepse rregullorja e paraburgimit ndalon përdorimin e çdo pajisjeje elektronike. Ky nuk është një kufizim i rastësishëm: është një pamundësi objektive, e cila e bën formal çdo pretendim se “dosja më është vënë në dispozicion”. Si pasojë:

* nuk kam parë asnjë faqe të dosjes,

* nuk kam pasur asnjë mundësi reale të kuptoj akuzën ndaj meje,

* nuk kam pasur asnjë mjet për të përgatitur mbrojtjen,

* dhe kështu, e drejta ime për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Ky nuk është një problem procedurial. Është një shkelje thelbësore e nenit 31 të Kushtetutës, nenit 6 të KEDNJ, dhe një cenim i drejtpërdrejtë i vetë kuptimit të procesit të rregullt ligjor.

Neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më garanton:

* të vihem në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që më bëhet, për të drejtat e mia,

* të kem kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen vetë;

* të mbrohem vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij

Neni 6 paragrafi 3 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut më rikonfirmon të njëjtat garanci dhe,

Neni 34/a i Kodit të Procedurës Penale më garanton:

* të njihem me materialet e çështjes,

* të kem lehtësitë e nevojshme për mbrojtje,

* të komunikoj privatisht me mbrojtësin,

* të marr pjesë në mënyrë aktive në proces.

Asnjë nga këto nuk është respektuar.

Znj. Gjyqtare, pas rreth 300 ditësh në paraburgim, jam sot përpara jush për t’Ju marr vetëm tre minuta me vetëm me tre kërkesa elementare. Tre kërkesa që nuk kërkojnë as privilegj, as përjashtim, por vetëm respektimin minimal të të drejtave që Kushtetuta ua njeh të gjithë qytetarëve.

Kërkesat e mia konkrete sot

Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ, që e konsiderojnë këtë praktikë trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.

Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.

Shtyrjen e procedurës, derisa kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.

Unë jam këtu i thirrur nga ana Juaj, për t’u mbrojtur, jo për t’u poshtëruar. Jam këtu si një i qytetar i një vendi demokratik dhe të lirë që kërkon të drejtën e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëdijshëm se ky proces prek jo vetëm lirinë time, por edhe parimet më themelore mbi të cilat ndërtohet drejtësia në këtë vend dhe për të cilat si një i votuar kam pjesën time të përgjegjësisë. Dua ta them qartë: drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze, nuk ndërtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk ndërtohet duke shkelur të drejtën themelore të mbrojtjes. Unë pres drejtësi me standarte evropiane ose refuzoj të bëhem pjesë e një procedure poshtëruese që nuk e meriton asnjë qytetar i këtij vendi.

E nderuara gjykatë, me besimin e plotë për përmbushjen e një procesi të rregullt ligjor kërkoj vendimmarrjen tuaj për këto kërkesa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pas kafes me më të votuarit e PD-së, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të nisë të mërkurën dëgjesat me qytetarët.

Takimi i parë i Salianjit do të jetë në qytetin e Durrësit.

Këto takime vijnë pas takimit që zhvilluan Salianji dhe eksponentë të tjerë në PD, disa pres të cilëve kishin rezultuar edhe si më të votuarit në zgjedhje, mes tyre edhe Ilir Alimehmeti.

Kujtojmë se Salianji ka vetëm disa muaj që është liruar nga burgu i Fierit, ku vuante dënimin prej 1 viti për shpifje ndaj zyrtarëve socialistë. Vetë Salianji e ka cilësuar si sulm politik dënimin e tij me 1 vit burg.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Monika Kryemadhi në SPAK, përshëndet gazetarët: Po s’u pamë deri vitin tjetër…

0

Këtë të hënë, në ambientet e SPAK është paraqitur Monika Kryemadhi. Kjo është fundit është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së saj të sigurisë.

Pasi doli nga SPAK, ajo përshëndeti gazetarët dhe i uroi për një vit sa të mbarë.

“Mirupafshim, po s’u pamë deri vitin tjetër, Gëzuar”, tha Kryemadhi.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx