Ballina Blog Faqe 123

Aulon Kalaja: Greqia më ka shpallur “non grata” pa asnjë njoftim zyrtar

0

Aulon Kalaja thotë se është shpallur “persona non grata” nga Greqia që prej vitit 2019, pa marrë asnjëherë njoftim zyrtar për arsyet. Sipas informacioneve jozyrtare, ai akuzohet për rrezikim të sigurisë kombëtare greke dhe racizëm. Kalaja beson se masa lidhet me protestat kundër marrëveshjes së detit dhe dokumentarin e tij mbi vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke.

Ai thotë se nuk ka mundur të hapë proces gjyqësor, pasi avokatët janë tërhequr. Ndërsa nuk figuron i bllokuar në sistemin Schengen, ndalimi vlen vetëm për Greqinë.

Pak ditë më parë edhe gazetari Artan Hoxha mësoi se ishte shpallur non grata nga Greqia.

Postimi i plotë

Të dashur miq!
Dua të ndaj me ju lajmin se jam shpallur “PERSONA NON GRATA” nga shteti grek.

Në rrugë zyrtare kam kërkuar informacion për motivin e “Non Gratës” ndaj meje, por ka qënë e pamundur. Në rrugë jo-zyrtare kam mësuar se mbi mua ka dy akuza:

– Vendos në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë
– Akuza për racizëm

Unë besoj se kjo masë ndaj meje është marë për dy arsye. Së pari për shkak të aktivitetit tim si aktivist dhe së dyti si gazetar.

1- Dua të sjell në vëmëndje, se unë së bashku me një grup aktivistësh-patriotë, veprimtarë të çështjes kombërare, kemi organzuar protestat para kryeministrisë dhe 20 qytete shqiptare, kundër marveshjes ë detit me Greqinë, nga kryeministrat e kohës Rama-Tsipras. Po ashtu protestën e 20 janarit 2018, ku Ministri i Jashtëm grek, Kotzias vizitoi Korçën dhe u takua me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Kemi kërkuar reciprocitet, që deti të mos shitet, të dikautohet “çështja çame”, marveshja e detit të shkojë për kontroll incidental në Gjykatë Kushtetuese dhe të tjera. Si pasojë e protestave dhe ngjarjeve të tjera, marveshja e detit me Greqinë, dështoi, për fatin tonë të mirë.

2- Gjithashtu një dokumentar që unë kam bërë për vrasjet e shqiptarëve në Greqi, në kufi, në burgje dhe nga policia greke në komisariate. Dokumentari “Drejtësi për Pëllumbin” që është në youtube, flet për lezhjanin Pëllumb Marnikollaj, që vdiq në Komisariatin e Policisë “Ano Patisia” në Athinë, në gushtin e 2016 dhe ku njoftimi i policisë greke është se i riu shqiptar u vetvra duke u hedhur mga kati i tretë i komisariatit. Por dokumentari që unë kam bërë vërteton se ai u vra brënda në komisarit nga policët greke me mjete jo të mprehta, sipas ekspertit të mjeksisë ligjore të intervistuar nga unë dhe dëshmive të tjera drithëruese. Për rastin Marnikollaj nuk ka drejtësi dhe asnjë autor. Çështja është e ngrirë, kur po kalojnë 10 vjet nga vrasja. Në dokumentar gjithashtu zbardhen emrat e mbi 200 shqiptarëve të tjerë të vrarë nga ushtarë, gardianë burgu dhe policë në grekë.

Unë e dua Shqipërinë dhe në rast se ky është metri që segmente të shtetit grek të shpallin të pasëshirueshëm, 100 masa të tilla nuk do më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim.
Nuk dua as dekorata dhe as spaleta. Ndaj dhe e bëra me dije kaq vonë këtë lajm, pas 8 vitesh pritje, kur nuk kam asnjë shteg tjetër për të kërkuar të drejtën time.

Dua t’ju vëj me dije gjithashtu se masa “non grata” më është komunikuar në kufi me datë 20 korrik 2019. Megjithëse kam bërë çdo tenativë për të vendosur nderin tim në vend, nuk i kam dhënë dot drejtim çështjes. Dua t’ju them se nuk kam mundur të filloj proces gjyqësor në shtetin grek, megjithëse kam bërë çdo përpjekje. Avokatët e mi grekë, 3 të tillë, janë tërhequr nga çështja ime, kur kanë marë kontaktin e parë me policinë greke. E çuditshme, por e vërtetë.


Pa ezauruar shkallët e gjyqësorit grek, nuk mund t’i drejtohem dot Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe Gjykata e Strasburgut. Në pamundësi të ndjekjes së kësaj rrugë dhe i bindur në pafajsinë time dhe në njënashmërinë e Greqisë për të më shpallur “person të padëshiruar”, vendosa t’a bëj publik këtë lajm. Ndjehem i fyer nga kjo masë sepse kurrë nuk kam bërë deklarata alo gjeste raciste dhe asnjë veprimtari që shkel ligjet greke. Po ashtu ndjehem keq, kur në kufijtë e Europës, më ndajnë nga të tjerët dhe më marin në pyetje, pasi shohin shënimin e grekëve në faqen e parë të pashaportës. Por dua t’ju them që pashaportën nuk e kam ndërruar, megjithësë kanë kaluar vite nga ajo ditë dhe mua më është dashur të lëviz jashtë shtetit. Por kam kërkuar nga nga Policia e BE për mbrojtjen e kufirit, më konkretisht nga një polic gjerman i dislokuar në Postën Kufitare të Kakavijës që të bëntë një shënim për emrin tim dhe ai ka shkruar si më poshtë:

“U kthye nga Policia Greke ne kategorine “INAD”, me opsionin eshte krakterizuar si person i padeshirueshem ne regjistrin kombetar grek “germa H”. Theksojme se ky shtetas eshte gazetar dhe ne sistemin tone nuk ka asnje problem. Oficeri gjerman i “FROTEXS”, dislokuar ne PKK Kakavije, verteton se shtetasi Aulon Kalaja nuk eshte i regjistruar me ndalim hyrje ne “SIS”, Schengen Information System. Ky shtetas ka ndalim hyrje vetem ne shtetin grek, sipas regjistrit kombetar per te huajt.”

Si përfundim, me përllogaritjet e mia, unë mendoj se jam shpallur “non grata” në vitin 2018, ku përkojnë 2 ngjarjet e mësipërme. Pra protestat kundër falsjes së detit Greqisë dhe publikimi i dokumentarit për vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke. Por ende sot e kësaj dite, unë nuk kam një njoftim zyrtar nga shteti grek, se kur është vendosur kjo masë dhe me çfarë motivacioni, që unë të kem të drejtën e ankimit. Prandaj shteti grek ka shkelur ligjin. Dhe unë dua që të vendoset drejtësi nga Gjykata e Strasburgut. Lajmin se unë jam person i padëshiruar për Greqinë, unë e mora vesh rastësisht, në doganën e “Qafë Botës”, teksa udhëtoja me prindërit dhe të dashurën time, (sot gruaja ime), ku kishim prenotuar pushimet verore në Lefkadha. Familjarët e mi nuk kishin probleme, ndërsa unë u ndalova dhe m’u komunikua masa dhe m’u vendos në faqen e parë të pashaportës vula “NON GRATA”. U kthyem në Shqipëri dhe pushimet greke, u bënë pushime shqiptare.

Do të ndjek çdo rrugë ligjore që e vërteta të dalë. Nderi dhe dinjiteti im të kthehen në vendin e vet. Nuk kam bërë asnjë faj në raport me Greqinë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot nis shpërndarja e bonuseve të fundvitit për pensionistëve

0

Duke filluar nga dita e sotme, 1 dhjetor pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension të marrin 10 mijë lekë shpërblim.

Kostoja e përgjithsjme është vlerësuar 10.4 miliardë lekë dhe mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe mund ta tërheqin deri më 30 qershor të vititi të ardhshëm, 2026.

Pas këtij afati bonusi parashkruhet thuhet në vendimin e këshillit të ministrave.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-Presidenti Alfred Moisiu, feston sot 96-vjetorin e lindjes

0

Ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, feston 96-vjetorin e lindjes sot më 1 dhjetor

Alfred Moisiu lindi në Shkodër, më 1 dhjetor 1929, ka qenë ushtarak karriere dhe President gjatë viteve 2002-2007

Alfred Moisiu është autor i mjaft shkrimeve dhe studimeve për politikat e mbrojtjes, artit ushtarak dhe sigurinë rajonale

Alfred Moisiu, mori detyrën e presidentit më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin dhe e ushtroi deri më 24 korrik 2007.

‘Ora News’ i bashkohet urimeve të familjarëve, kolegëve, bashkëpunëtorëve e dashamirësve për Presidentin Moisiu.

BIOGRAFIA

U lind më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, i biri i Spiro Koxhobashit. Më 1941 – 1945 ndoqi gjimnazin e Tiranës. Më 1946 – 1948 ndoqi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Më 1949 – 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Më 1958 – 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më 1966 – 1971 u caktua komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë. Më 1971 – 1981 qe drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1981 – 1982 qe zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më pas komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel deri më 1984. Më 1985 deri më 1991 nxirret në pension. Më 1991 – 1992 u emërua ministër i Mbrojtjes.

Më 1992 – 1994 qe këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Më 1994 – 1997 zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes dhe po nga 1994 deri më 2002 president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.

Rinxirret në pension më 1997 deri më 2002, kur dhe u zgjodh President i Republikës nga parlamenti më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin.

Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007.

Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përplasja në degën e PD-së në Kamëz, reagon Albana Vokshi: U zmadhua nga spiunët

0

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur në lidhje me përplasjen e regjistruar pak ditë më parë në degën e PD-së në Kamëz mes, Flamur Nokës dhe anëtares Anila Aliajt.

Vokshi thotë se debati mori përmasa të ekzagjëruara nga mediat, ndërsa ka ngritur akuza se në takim sipas saj kishte çimka dhe spiun.

Ajo mohon më tej që të jetë përjashtuar nga partia Anila Aliaj ashtu sic u raportua më herët.

 “Është një ngjarje krejt normale. Debate të brendshme ka në çdo parti edhe në PS, edhe kur nuk ka çimka apo spiunë të futur që e shtrembërojnë debatin që ka ndodhur. Është vetëm një 5 sekondash dhe kjo është normale kur jemi në kushtet e vitit të 13. Nuk ka asgjë të çuditshme dhe shumë e më shumë do të shihni në zgjedhjet e tjera. Narkoshteti do të organizohet të çojë spiunë për ta nxjerrë një 5 sekondësh për ta bërë lajm.

Kam qenë në takime e mbledhje të tjera me strukturat dhe nuk i kam lexuar postimet e zonjës Aliaj, por ajo nuk është shkarkuar, do të ndiqen procedurat normale”, tha Vokshi në A2 CNN.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Krimi godet sërish/ Policia numëron viktimat, gëzhojat dhe makinat e djegura

0

“Në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze”. Ishte 11 nëntor kur ministrja e Brendshme Albana Koçiu bënte me pompozitet këtë deklaratë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. Por “siguria” e ministres zgjati më pak se mbledhja ku ajo bënte pjesë pasi në hyrje të aeroportit të Rinasit, një nga zonat më të ruajtura në vend, breshëritë e panumërta të 4 personave të maskuar i morën jetën Gilmando Danit.

Miku i tij Muçi Shaljani që ndodhej me të në makinë ndërroi jetë pak ditë më pas në spital. Autorët dogjën makinën në një fshat të Fushë Krujës dhe nga ajo ditë nuk dihet më për ta.

Nuk zgjati shumë dhe më 25 nëntor ishte radha e Lushnjës të tronditej nga breshëritë e plumbave. Shënjestra ishte Julian Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos”. Ai mundi të shpëtojë me një plagë të lehtë. Autorët dogjën makinën bashkë me armët dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Një tjetër atentat i tipit mafioz.

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar ngjarjet e rënda. Një sulm me armë ndaj një biznesi në Kukës. Më herët (15 nëntor) një shpërthim me tritol tronditi Kamzën. Shënjestra ishte biznesi i dy vëllezërve që sipas policisë iu ishte vënë një gjobë 500 mijë euro nga një grup kriminal. Në pranga u vu edhe ish-polici Jeton Lami, njeriu që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn. Ai u lirua pak ditë më pas pasi sipas gjykatës nuk kishte prova për ta lënë në qeli.

E fundit ishte pikërisht mëngjesin e kësaj të diele të 30 nëntorit në Vlorë. Një shpërthim tritoli ndaj një banese tronditi qytetin. Shënjestër ishte familja e Gentjan Zotos, i cili ndodhet në burg pasi është dënuar me 35 vite heqje lirie për një atentat të ndodhur në vitin 2019 në Lungomare të Vlorës ku shënjestër ishte Inez Hajrulla. Të dhënat janë për përplasje mes grupeve kriminale.

Por vulën do t’ia vinte Elbasani. Rreth orës 20.35 u ekzekutua në një atentat tipik mafioz biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. 43-vjeçari jetonte në Kodrën e Diellit në Tiranë, por bizneset e tij të karburanteve ishin kryesisht në Elbasan. Ai është pronar i disa karburanteve dhe një kompanie të shërbimit taksi.

Sapo doli nga zyra dhe hyri në makinën e tij “Range Rover” iu afruan dy persona që hapën zjarr me pistoletë. Për shkak të 2 plumbave në kokë dhe 3 në trup Mëhalla nuk mundi të mbijetojë.

Autorët u larguan me një Audi të zi drejt Librazhdit ku edhe kanë humbur gjurmët. E kaluara e viktimës flet për arrestime për çështje droge dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Albana Koçiut lëshoi edhe këtë herë deklaratën standarde se “një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve”. Megjithatë ministrja e Brendshme është e justifikuar pasi shefi i saj i la detyrë në ditën e emërimit “të mos merrej me policinë”. Rëndësi ka që askush në ministrinë e Brerndshme nuk pi më cigare në ambiente të mbyllura./LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Atentat në Elbasan, vritet me dy plumba në kokë bizesmeni Mondi Mëhalla

0

Një vrasje me armë zjarri tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e të dielës.

Biznesmeni Mondi Mëhalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, u qëllua brenda automjetit të tij me dy plumba në kokë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Biznesmeni, i cili rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, u vra sapo hipi në mjetin e tij tip “Range Rover”, para karburantit që administronte, në Unazën Juglindore, në dalje të qytetit të Elbasanit.

Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarr nga dy persona, të cilët kanë qenë në një mjet tip “Audi”, dhe që janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për shqyrtimin e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.

Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.

Edmond Hyka, i njohur si Mond Mëhalla, ka rezultuar i hetuar nga Prokuroria dhe Policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi më herët ishte proceduar dhe arrestuar nga autoritetet e një shteti të huaj si i dyshuar për trafik droge.

Mëhalla ishte pronar i “Hollywood Lounge Bar”, zotëronte pikën e karburantit “Xhaxhi Oil”, në oborrin e së cilës u vra, si dhe kompaninë e transportit dhe taksive “EL-Taxi”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjekmarkaj: Kam bërë mëkat kur kam folur kundër Sali Berishës

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur për gabimet dhe mëkatet e tij që ka bërë në politikë. Gjekmarkaj theksoi se mëkatet e tij mund të jenë vetëm ato për sa i përket konflikteve që ka pasur me kreun e PD, Sali Berisha apo me anëtarë të tjerë.

Por ai i penduar shton  se nuk ka futur ndonjëherë duart tek xhepat e qytetarëve shqiptarë.

‘Mendoj se është një lider i padiskutueshëm. Një faktor i padiskutueshëm. Mbart të gjitha valencat, që mbart PD në të gjitha vitet. Në të gjitha valencat që ka PD në të gjitha vitet, Sali Berisha është njeri dhe jo shenjtor.

Njerëzit kanë pasur uljet dhe ngritjet e veta. Por është një ‘burrë shteti’ që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Në momentet kyçe të saj. Mjafton të kujtosh vitin 1990 si udhëheqës i revolucionit demokratik.

Themelues i pluralizmit, Shqipërinë në NATO dhe Shqipërinë pa viza. Mendoj pak kush si Berisha ka kontribuar në historinë Shqipërisë moderne.

Kemi thënë shumë gjëra në linjë konflikti, nëse këto janë mëkatet e mia në politikë ti mbaj me kënaqësi. Mëkat do të quaj nëse do i fusja duart në xhepat e shqiptarëve. Do i gënjeja apo vidhja.

Mendoj se nuk kam cenuar askënd në jetën e tij private apo publike dhe për më tepër shoqërinë. Kjo është e kaluara që ne e kemi tejkaluar nëpërmjet një dialektike, duke thirrur arsyen mbi ndjesinë. Dhe arsyeja na ka udhëhequr. PD sot është e bashkuar dhe e gatshme për të përballur realitetin në të cilën gjendjet’, ka thënë Agron Gjekmarkaj për emisionin ‘Kjo Javë’.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Festa e Pavarësisë, gafa e Flamur Nokës: Është dita kur SKËNDËRBEU ngriti flamurin në Vlorë

0

Shqipëria sot feston 113 vjetorin e Pavarësisë, teksa janë mbajtur disa ceremoni zyrtarë në Vlorë për këtë ditë të rëndësishme, ku morën pjesë edhe disa përfaqësues të opozitës.

Por duket se vëmendjen e ka marrë gafa e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili gjatë ceremonisë në Vlorë, ngatërroi Ismail Qemalin me Skënderbeun. 

Noka tha se 28 Nëntori është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë, duke e ngatërruar me ngritjen e parë në Krujë në vitin 1443.

28 Nëntori është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë…, në Krujë”, tha Noka, pasi u korrigjua nga një nga gazetarët.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Historia e këshilltarit të PS që u rrit në jetimore: Mamaja mendoi se babai iku, ndaj më braktisi mua

0

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, rrëfeu se si nëna e tij e braktisi për shkak të një keqkuptimi dhe tregoi gjithashtu takimin e parë me të atin.

“Ndodhia ka qenë kështu. Babai im ka qenë i detyruar për të marrë vizën amerikane dhe për të marrë vizën amerikane, normalisht duke qenë se nuk ka qenë një konsull, ambasada amerikane më e afërt ka qenë në Greqi dhe babai im është i detyruar që të largohej për në Greqi dhe që të merrte vizën amerikane dhe që të shkelte shtetin amerikan dhe kjo ka qenë një periudhë tranzitore gjashtë mujore. 

Gjatë marrëdhënies që ka pasur me mamin tim, nuk kanë qenë të martuar, por ka qenë një histori dashurie. Gjatë kohës që ka lëvizur nuk ka pasur mjete komunikimi. Ia ka thënë që unë po largohem, por do të kthehem. Por, nuk ka përcaktuar kohën dhe duke mos përcaktuar kohën, mamaja ime ka menduar që babai im po e braktis dhe mamaja ime ka filluar një histori me një person tjetër dhe më pas duke menduar që babai im ka braktisur, kam menduar që të më braktisë për shkak të vetë opinionit që mund të kishte në familje”, tha Muharremi në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Zyrtari socialist kujton edhe takimin e parë me babain e tij.

“Babai vjen bashkë me dy vëllezër, pra me dy xhajat e mi. Unë nuk e dija se nga po vinte. Aty ka qenë një moment që për mua ishte domethënës, sepse ADN-në e kemi bërë mbrapa, por ka shënuar procesin që unë kam thënë: “Po, ky është babai im”. Sepse Arvi, djali im, në mënyrë instrinktive shkoi drejt babait tim. Kur jemi takuar ka qenë moment shumë, shumë prekës. Më pas, për një muaj ne mund të kemi takuar pafund njerëz. Edhe m’u duk si ajo periudha e fushatës elektorale ku unë detyrohem të takoj njerëz. Ajo ishte fushata. Ishte një nga periudhat që mua më ka ngrënë më shumë kohë me takimin me njerëz dhe ndonjëherë nuk dija si të qasesha. Por, jam pritur shumë mirë nga ana e babait”, deklaroi Muharremi.

Alfred Muharremi ka rrëfyer se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“Tirana ka qenë një tmerr. Nëse unë kam vuajtur periudhën më të vështirë, pavarësisht se kam qenë pjesë e abuzimit qoftë verbal edhe fizik dhe të diskriminimit në shoqëri kryesisht, periudha e adoleshencës, kur unë kam qenë edhe jashtë dyerve të fshatit SOS, kur unë duhet ta përballoja jetën time i pavarur, ka qenë përballja ime më e egër me të gjithë, kryesisht me institucionet. Atëherë, ne kishim një mospërfillje nga ana e institucioneve të Republikës së Shqipërisë në lidhje me një ofrim të shërbimit që ti e kishe të nevojshme”, tha Muharremi.

“Ne merrnim atëhere vetëm një pagesë 3 000 lekësh dhe ishim të detyruar që të ndiqnim periudhën e shkollës dhe u detyronim që të punonim. Unë për shembull në rastin tim kam punuar deri në orën 1:00 të natës kamarier. Pasi mbaroja gjimnazin, menjëherë në orën 3:00 paraqitesha në punë, e mbyllja në orën 1:00 të darkës. Nuk e arrija dot t’ia plotësoja as komoditetet vetes, që të kisha dy palë xhinse në vit, por kishim vetëm nga një palë xhinse në vit dhe një palë atlete”, shtoi Muharremi.

Por, sipas tij, “mësimet që të jep dhimbja nuk t’i jep askush tjetër”.

“Janë kthyer në forcë, janë kthyer në model dhe përpiqem që me këtë modelin tim jetësor t’i tregoj kësaj shoqërie që nuk jemi viktima të shoqërisë. Pra, ne jemi njerëz të cilët e meritojmë të jemi me kushte të barabarta pranë çdo ambienti, komuniteti ku jetojmë”, theksoi Muharremi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“PD duhet të riorganizohet”/ Alimehmeti: Berishës i mbaron mandati, partia të forcohet

0

Kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, ish deputetë dhe anëtarë të votuar brenda strukturave u mblodhën për rreth tre orë për të diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.

Më i votuari në Tiranë, Ilir Alimehmeti foli sot në ‘Top Story’ për zgjedhjet e ardhshme, duke u shprehu se PD-ja duhet të jetë e sigurt dhe të shkojë në mënyrë të suksesshme drejt zgjedhjeve.

Sipas tij, partia kërkon atë që çdo opozitar do, që është fakti që partia të forcohet dhe të riorganizohet për një vizion më të mirë politik.

“Pranverën që vjen mbarojë të gjitha mandatet. Do ketë votimet të brendshme. Do ketë mundësi të riorganizohet PD, sepse kush e ka vizionin më të mirë politik kupton çfarë duhet të bëjë.

Ne kërkojmë dhe duam atë që do çdo opozitar, partia të forcohet.. të jetë shpresë fitore në zgjedhjet e ardhshme. Këtë do opozita dhe shumë shqiptarë që nuk votojnë PD por janë të lodhur nga qeverisa. Nuk shkohet dot me një kërcim por ka një zinxhir përfaqësimesh.

Në fund fare ne përfaqësojmë njerëz që na kanë votuar dhe duhet të përçojmë fjalën e tyre. Mbeten metodat mes miqsh por nuk është organizmin që optimizon situatën. Shqetësimi mbetet bazë, si ne shkojmë në mënyrë të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme, të jemi të sigurt jo me pikëpyetje. Nuk e konceptojë dot garën politike pa e parë kundërshtarin përballë”, u shpreh Alimehmeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx