Ballina Blog Faqe 130

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

0

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoja.

Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë si dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet.

Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja.

Gjyqtari Çela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

0

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

Ndaj saj është ngritur akuza për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”.

Majlinda Bufi akuzohet se, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

“Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media, artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues i programit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për famijet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Çfarë zbuluan hetimet?

Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se Majlinda Bufi kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me Majlinda Bufin. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.B kishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës.

Majlinda Bufi, me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”

SPAK thekson në përfundim se “kërkesa e Majlinda Bufit, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës në datën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300%

0

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar drama financiare në mijëra familje, një institucion shtetëror po vepron në drejtim të kundërt.

Posta Shqiptare ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u bërë praktikisht një filial publik i Iute Credit, një prej subjekteve më të kritikuara për interesat e larta dhe praktikat zhvatëse ndaj qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare njoftoi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit drejtpërdrejt në sportelet e saj, duke e paraqitur këtë si një “mundësi të lehtë” për t’u financuar.

Në realitet, këto janë kredi me interesa dhe komisione shumë më të larta se ato bankare, të cilat shpesh e fusin kredimarrësin në një spirale borxhesh që siç konfirmoi edhe skandali i mikrokredive, mund të përfundojë me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, shkruan Skyweb.al.

Klientët e mikrokredisë janë zakonisht individë që nuk arrijnë të përfitojnë kredi në sistemin bankar, për shkak të mungesës së të ardhurave të verifikueshme, papunësisë ose historikut të keq të pagesave.

Këta persona bëhen shënjestra e lehtë e institucioneve të mikrokredisë, të cilat japin shuma të vogla në dukje, por me interesa që mund të shumëfishojnë borxhin brenda pak muajsh.

Kujtojmë se skandalet me mikrokreditë në Shqipëri kanë prodhuar jo vetëm mijëra raste të grabitjes ligjore të qytetarëve, por edhe dy viktima që humbën jetën pas presioneve të egra për shlyerjen e detyrimeve. Përkundër këtyre rasteve, Posta Shqiptare – një institucion shtetëror – i ofron tashmë këtyre kompanive rrjetin e vet zyrtar për të zgjeruar aktivitetin dhe për të legjitimuar praktikisht zhvatjen e qytetarëve me logon e shtetit.

Kjo lëvizje bie ndesh me qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, e cila ka paralajmëruar prej kohësh për nevojën e kontrollit rigoroz të aftësive paguese të kredimarrësve dhe për kufizimin e aksesit në kreditë me rrezik të lartë. Në vend që të ndihmojë qytetarët të shmangin borxhet e padrejta, Posta Shqiptare është kthyer në ndërmjetësen e tyre.

Në krye të institucionit sapo është emëruar Etjen Xhafaj, njeri i afërt i Erion Veliajt, ndërsa mbetet për t’u vlerësuar në vijim roli i kompanisë së Arbër Veliajt në këtë zhvillim të pazakontë për një kompani publike si Posta Shqiptare.

Ky është një shembull flagrant se si zyrat e shtetit po kthehen në instrumente të zhvatjes financiare, duke tradhtuar misionin publik që duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve.

/Skyweb

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha nuk u paraqit për 21 Janarin, SPAK: Janë dërguar dy urdhër-thirrje! Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf

0

Pasi Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK për dosjen e 21 janarin, Prokuroria e Posaçme ka sqaruar procedurat e njoftimit të kryera ndaj Sali Berishës, duke njoftuar se deri më tani janë dërguar dy urdhër-thirrje zyrtare përmes shërbimit postar.

Sipas informacionit zyrtar, urdhër-thirrja e parë është dërguar më 3 nëntor 2025 në adresën e banesës, me detyrimin për t’u paraqitur në SPAK më 7 nëntor 2025.

Ky njoftim është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

SPAK thote po ashtu se ka vijuar procedurën duke dërguar më 7 nëntor 2025 një urdhër-thirrje të dytë në tre destinacione: banesën e Berishës, selinë e Partisë Demokratike dhe Kuvendin e Shqipërisë, për t’u paraqitur më 14 nëntor 2025.

Prokuroria e Posacme sqaron gjithashtu se njoftimi është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit [email protected] më 10 nëntor 2025.

Reagimi i SPAK

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Në datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Përmes shkresës  është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:

[email protected], më datë 10.11.2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dhjetë vjet më pas, Shqipëria sërish para Serbisë, nga kualifikimi i parë në Europian te play-off-i i parë në histori për Botëror

0

Nga Endi Tufa

Në historinë e futbollit ka kapituj që përsëriten. Jo nga rastësia, por nga drejtësia sportive. Dhjetë vjet pas asaj fushate magjike të Europianit 2016, Shqipëria e mbyll sërish një edicion të madh kualifikues duke lënë Serbinë pas vetes. Atëherë, ishte kualifikimi ynë i parë në një turne kontinental; sot, është hyrja jonë për herë të parë në play-off-in e një Botërori.

Në vitin 2016, Shqipëria renditej në vend të dytë në grup me 14 pikë, pas Portugalisë dhe para Danimarkës, Serbisë dhe Armenisë. Serbia përfundoi atë fushatë me vetëm 4 pikë dhe Shqipëria, me qetësinë e një skuadre që po rritej, firmosi kapitullin e parë historik në futbollin modern shqiptar. Ishte tronditje për kontinentin, por jo për ne. Ne e dinim se kishim lindur për më shumë.

Dhjetë vjet më vonë, kur fati na gjeti sërish në gara paralele, historia përsëriti strukturën por ndryshoi përmasën. Shqipëria mbyll kualifikueset e Botërorit 2026 në vendin e dytë, duke mposhtur Andorrën dhe duke parë Anglinë të bëjë detyrën ndaj Serbisë. Kuqezinjtë shkojnë kështu në play-off, në një fazë ku nuk ka qenë kurrë më parë. Serbia, sërish, mbetet në vendin e tretë, jashtë asaj zone që Shqipëria e fitoi me punë, me karakter dhe me një stabilitet që prej vitesh mungonte.

Ky nuk është një rast i izoluar. Nuk është episod sportiv. Nuk është surprizë. Ky është ritmi i një kombëtareje që ka ndryshuar mentalitetin e saj, që ka mësuar të ndërtojë prej bazës dhe jo prej rastit, dhe që sot luan futboll me qetësinë e një ekipi që e di se i përket niveleve të larta. Shqipëria e Sylvinhos nuk vrapon pas emrave të mëdhenj; ajo luan lojën e saj dhe fiton ndeshjet që i takojnë t’i fitojë — si një ekip i rritur. Fitorja me Andorrën ishte detyrë profesionale. Por më shumë sesa tri pikë, ajo erdhi si pika e fundit e një sezoni që na dhuroi diçka të papërjetuar më parë: shansin real për një Botëror. Fitorja e Anglisë ndaj Serbisë në Londër mbylli llogaritë dhe vulosi matematikën: Shqipëria përfundon e dyta, Serbia e treta. Ashtu si atëherë në 2016. Ashtu si atëherë, me qetësi. Ashtu si atëherë, me meritë.

Në një dekadë, Shqipëria nuk ka ecur me rastësi. Ajo ka ecur me kurajë, me breza të rinj lojtarësh, me profesionalizëm, me investime dhe me një kulturë të re të të luajturit. Ne kemi pritur gjatë për sukseset tona, por kur ato mbërrijnë, vijnë si seri, jo si përjashtim. Play-off-i i Botërorit nuk është thjesht një fazë gare. Është prova se futbolli shqiptar nuk është më thjesht një histori e bukur, por një realitet i merituar. Prova se kapitulli i 2016-s nuk ishte fat, por fillimi i një rruge. Prova se sot, më shumë se kurrë, Shqipëria nuk është më e vogla që duhet të shpresojë tek gabimet e të mëdhenjve, por ekipi që i detyron të tjerët të shpresojnë tek gabimet tona.

Dhe mbi të gjitha, është prova se edhe kur nuk e kemi pasur synim primar, edhe kur nuk ka qenë rivaliteti ynë kryesor, Serbia mbetet pas. Në fushë, në tabelë, në pjekuri futbolli. Dhjetë vjet më pas, Shqipëria nuk po përsërit historinë, Shqipëria po e vazhdon atë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deklarata e fortë e ish-prefektit të Vlorës: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet, mund të ketë ndryshime në qeveri…

0

Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër.

Ai tha në Log në News 24 se këto lëvizje kanë nisur.

“Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij. Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë”, tha ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi.

Plator Nesturi: Dua të kujtoj dhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrje tjetër të karakterit kushtetues, për t’i ndërhyrë në kompetenca. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiare dhe në logjistikë.

Shqipëria është në rrugën e integrimit. Ky është një cangë nga lartë dhe në këtë aspekt dhe sulmin ndaj zotit Gonzato  që bëri Berisha, e shoh dhe në aspektin e një iniciative që jo pak herë është përmendur. Mendoj se ka qenë faktori ndërkombëtar që e ka penguar këtë gjë, për të bërë të mundur një iniciativë që do ta izolonte SPAK.

Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjeka për të zvogëluar SPAK. Kemi një ndërhyrje dhe ndaç ta pranojnë apo jo, kjo është çështja e tyre. Ata kanë pasur interes të përbashkët. Kanë marrëveshje apo jo, por interesi është ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij.

Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë. Jo vetëm të ndryshojë fytyrën apo disa njerëz, konceptin e politikës. Nëse të dalin shumë emra ministra, apo zv.kryeminsitra që dalin në shumë aspekte të hetimeve dhe mund të kenë problematika ligjore, që i besuan 83 mandate, është në nderin e saj që të luaj ndryshe me emra dhe fizionomi të re.

Se përjashtoj të ketë ndryshime në qeveri. Nuk e përjashtoj që të ketë ndryshime dhe me kryeministër tjetër. Mendoj se dhe brenda PS ka filluar një lëvizje, sepse nuk ka pse t’i paguaj kostot ai anëtari thjesht poshtë. E ndjejnë si detyrim të tyre që të bëjnë…dmth partia nuk mund të rrijë saç bën SPAK, por duhet të reagojë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prokurorët e kërkuan që të përgjigjej për ngjarjen e 21 Janarit, Sali Berisha nuk shkon në SPAK: S’më ka ardhur fletëthirrja

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Teksa ora zyrtare ka kaluar dhe SPAK e kishte njoftuar që të paraqitej në orën 10:00 pranë Strukturës së Posaçme për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ditë kur në bulevardin para Kryeministrisë u vranë katër protestues të pafajshëm, Berisha nuk është paraqitur.

Pak ditë më parë u raportua se fletëthirrja për ish-kryeministrin ishte dërguar në banesën e tij, në selinë e PD-së dhe në Kuvend, së bashku me datën dhe orën e paraqitjes.

Megjithatë, një ditë më parë, vetë Berisha deklaroi se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje, duke theksuar se do të shkojë në SPAK vetëm pasi ta ketë në dorë zyrtarisht.

“Jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrjeje të organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem edhe tani. Ka vetëm një kusht: të më vijë thirrja.Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur dhjetëra herë të tjera, dhe unë i jam përgjigjur. Përdorimi i kësaj çështjeje është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, mercenar i regjimit të Ramës, që mendon se mund të mbulojë me zhurmë krimet e tyre. Mos më pyesni kurrë nëse do të shkoj, unë do të shkoj sa herë të thirrem nga drejtësia, pa asnjë hezitim,” tha Berisha.

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi regjistrimin e procedimit penal për vrasjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë regjistruar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim”, “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim, si dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim.

Qëllimi i hetimit është zbardhja e rolit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Vendimi i Gjykatës së Lartë ka detyruar SPAK-un të hetojë përgjegjësitë e Berishës, Bashës, Ndrea Prendit dhe të tjerëve në lidhje me vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm, një ngjarje për të cilën deri më sot nuk është përcaktuar përgjegjësia e drejtuesve shtetërorë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHBA sanksione vizitorit të zyrës së Ramës, Luftar Hysa

0

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur të sanksionojë familjen shqiptare të lidhur me kartelin e Sinaloas, ku bën pjesë edhe Luftar Hysa, njeriu që u përfol gjatë si vizitor i zyrës së kryeministrit Edi Rama në tetor të vitit 2020.

“Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa nga Meksika, duke i akuzuar se kanë përdorur rrjetin e tyre të gjerë të kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e fondeve të kartelit të fuqishëm të Sinaloas” njoftoi agjensia Reuters.

Në atë që Thesari e përshkroi si një veprim të koordinuar me qeverinë meksikane, vendosen sanksione ndaj gjashtë anëtarëve të familjes Hysa dhe një personi tjetër, si dhe ndaj bizneseve të tyre në Meksikë, Kanada dhe Poloni. Thesari ndërmori gjithashtu hapa për të ndërprerë qasjen e bizneseve të dyshuara të familjes në sistemin financiar amerikan. Në njoftimin e gjatë të zyrës së Departamentit të Thesarit bien në sy dy pasazhe:

“Luftari, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në mediat publike si një anëtar kryesor i familjes Hysa, duke dhënë intervista publike për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe në Evropë” thuhet në të parin ndërsa vijohet: “Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që u përkasin personave të dyshuar për trafik droge”.

Emri i këtij personazhi që sot sanksionohet nga SHBA, krijoi efektin e një bombe në Shqipëri kur gazetari Xhorxhio Motola, i Rai 3 e pyeti drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama për lidhjet me të.

Në intervistën me Ramën, Motola citoi mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë. Rama u shtrëngua të japë versionin e tij për takimin. “Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur në Vlorë sepse ishte një nga aktivistët e gjelbërt kundër Petroliferës Italiane. Ai është bërë i famshëm për këtë dhe familja e tij ka investuar në një nga hotelet më të bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata që unë i njoh sepse jam deputet i Vlorës më thanë duam të të takojmë sepse është një kushëri, apo një i njohur, këtë nuk e di, që jeton në Meksikë dhe dëshiron të na ndihmojë, të na japë një dorë për të menaxhuar kazinonë. I thashë dakord. Hajdeni. Erdhën. I takova. Më thanë thjesht cfarë.. informacione mbi mundësinë e një gjëje të tillë dhe u thashë ne kemi një kuadër të thjeshtë për të stimuluar hotelet me 5 yje, që nuk kishte në Shqipëri bëmë një paketë pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa për lejet e ndërtimit” shpjegoi Rama. Pastaj me insistimin e gazetarit kryeministri shtoi: “Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur. kaq. A është investitor, apo administrator apo.. nuk e di”.

Vetë gazetari i emisionit “Report” në RAI 3, Xhorxhio Motola e rrëfeu më pas kështu këtë episod të bisedës së sforcuar me Ramën: “Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos…”.

Versionin e tij në takimin me Edi Ramën e kishte dhënë edhe vetë Luftar Hysa në një bisedë me Blendi Fevziun në studion e Opinion.

Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.

Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij gjë që tashmë po vërtetohet edhe nga departamenti i thesarit amerikan.

Familja Hysa, me origjinë nga Shqipëria, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar, vëren agjensia Reuter e cila vijon

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë,” tha Zëvendëssekretari i Thesarit, John K. Hurley. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës.”

Autoritetet amerikane pretendojnë se Luftar Hysa, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me të afërmit e tij, kanë bashkëpunuar me një person të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara për të transportuar sasi të mëdha parash në dorë nga Meksika drejt SHBA-së.

Njoftimi i Thesarit vjen një ditë pasi autoritetet meksikane njoftuan se kishin pezulluar aktivitetin e 13 kazinove të dyshuara për pastrim miliona dollarësh jashtë vendit. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dy operacionet ishin të lidhura.

Ndërkohë kur pak kohë më parë ndaj një tjetër gazetari, emisionit “Report” në RAI 3, Sigfrido Ranucci, u bë një atentat në Itali ai nuk përjashtoi që goditja ngaj tij të kishte ardhur nga krimi i organizuar shqiptar. “Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptarë. Lidhur me këtë cështje dhe unë ua kam dërguar gjykatësve” -tha Ranucci./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Nuk kam ende një bir politik të më vrasë

0

Edi Rama ka dhënë një intervistë për ABC News. I pyetur për fjalimin që mbajti në funeralin e Fatos Nanos ai përmendi se si “kishte vrarë babain politik”. Por a e ka vetë Rama një bir politik?

“Nuk e kam një bir politik të më vrasë për momentin. Ku është? Nuk e di” – tha Rama.
Më pas u pyet për Erion Veliajn për të cilin tha se do të kishte marrë gjithnjë të njëjtin vendim për shkarkimin e tij pasi Tirana nuk mund të lihet pa kokë.

“Raporti im njerëzor me Veliajn është më i fortë se ç’ka qenë nga ana ime. Dhe kur them nga ana e ike e theksoj sepse nuk është një raport që ka komunikim për shkak të pozicionit ku ndodhet ai.

Nga ana njerëzore përveçse ç’ka qenë më parë është shtuar edhe një keqardhje e thellë për atë që po jeton. Nuk po shtoj asgjë më shumë sepse s’dua që të përdoren më pas. Për mua padrejtësisht ai po mbahet peng në qeli dhe me ato që kam dëgjuar dhe ai mund të hetohej në gjendje të lirë dhe mund të drejtonte Tiranën.

Në aspektin njerëzor unë ndjek keqardhje. Në aspektin e politik ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë do ta bëja sërish nëse kthehesha mbrapa. Pra Erioni të largohej nga ajo detyrë që nuk mund ta ushtronte dhe që Tiranë të mos mbetej pa kokë. Të tjerat janë gjepura dhe dokrra të ekraneve politike dhe nuk i komentoj.

Shkarkimi? Është gjeja më e padrejtë që po i bëhet Tiranës. Nga njëra anë ajo mbetet pa kokë dhe nga ana tjetër kryetari zgjedhur mbahet peng. Nga ana tjetër nevoja e qytetit është gjithnjë e më alarmante. Kjo duket. Qyteti nuk mund të drejtohet me delegim dhe telekomandë.

Urdhri i Veliajt për dekorimin. Këto janë shenjat e një anomalie të madhe. Lajmi aty duhet të ishte që nuk e paskam kapur unë Gjykatën Kushtetuese. Është e drejta e saj që të marrë vendime që i takojnë asaj t’i marrë.

A do ketë zgjedhje. Nuk mund të shkojmë kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Veliaj do të jetë kryetar bashkie deri në 2027-ën” – tha Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Debati për “Barazinë Gjinore”, deputetja socialiste Iris Luarasi: Jam kërcënuar me vdekje!

0

Deputetja socialiste Iris Luarasi foli sot në studion e News24 lidhur me debatin që është bërë rreth ligjit për “Barazinë Gjinore”, i cili u miratua një javë më parë në Kuvend me 77 votat e socialistëve.

Luarasi sqaroi se ligji për Barazinë Gjinore nuk e cënon kodin e familjes dhe se ajo vetë është pro familjes.

Socialistja vijoi duke thënë se ligji është keqintrepretuar, ndërsa tha se fyerjet dhe ofendimet ndaj saj për mbështetjen e saj për ligjin kanë qenë të shumta.

Ajo tha se për herë të parë ka marrë kërcënime me jetë.

“Këtë radhë fyerjet dhe shpifjet kane qenë si asnjëherë tjetër, sepse për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje, kërcënime për prerjen e kokave të fëmijëve”, tha socialistja.

Iris Luarasi: Ligji nuk është bërë fare me shpejtësi, është punuar rreth një vit për këtë ligj, nuk u kalua me fshehtësi, sepse ishte i vetmi ligj që është folur më shumë se sa ligjet e tjera.

Këtë radhë fyerjet dhe shpifjet kane qenë si asnjëherë tjetër, sepse për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje, kërcënime për prerjen e kokave të fëmijëve.

Kam shkuar e kam denoncuar. Kjo kultura deri te fyerjet e sharjet asgjë nuk është ok, por deri te kërcënimet bëhet shumë.
Më thuaj kush është nga ne kundër kulturës së familjes. Më thuaj për çfarë arsye do donte Iris Luarasi të mos e respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do doja kurrë që fëmijët e mi të më thërrisnin prindi një dhe prindi dy.

Më janë vënë në gojë shprehje që as i kam menduar dhe as i kam thënë. Ligji njeh dy gjini, janë transformuar ndryshe fjalër e mia. Me këtë ligj nuk cënohet kodi i familjes

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx