Ballina Blog Faqe 143

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

0

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.

Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet. Ajo u godit me sende të forta për motive banale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, ish-kryeministri i shtruar prej 8 tetorit

0

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se Nano prej 8 tetorit ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, në reanimacion. Ende nuk dihet shkaku i shtrimit të Nanos në spital, por prej kohësh lideri historik i PS-s vuan nga problemet me mushkritë.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital. Dy vite më parë, pas një komplikacioni me mushkritë, Nano ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre naftëtarëve të ngujuar në Marinzë, greva e urisë hyn në ditën e gjashtë

0

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë, teksa greva e urisë ka hyrë në ditën e gjashtë.

Situata u bë alarmante në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur një ekip mjekësor mbërriti me ambulancë për të monitoruar nga afër shëndetin e grevistëve, pas shfaqjes së simptomeve serioze.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të gjithë 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme të theksuara fizike, përfshirë temperaturë të lartë, lodhje ekstreme, marramendje dhe dhimbje koke. Tre prej tyre janë detyruar të marrin injeksione për stabilizimin e gjendjes.

Pavarësisht përkeqësimit të shëndetit, grevistët deklarojnë se janë të vendosur ta çojnë deri në fund betejën e tyre, derisa të plotësohen kërkesat ligjore dhe ekonomike që lidhen me kushtet e punës dhe të ardhurat e tyre.

Protesta e sindikalistëve në Marinzë mbështetet edhe nga punonjësit e fushave naftëmbajtëse, të cilët vijojnë grevën përmes bojkotit të punës, duke paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të situatës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga autoritetet.

Grevistët kanë bërë apel për ndërhyrje emergjente të qeverisë dhe institucioneve përkatëse, ndërsa situata në terren po shihet si një nga më të tensionuarat e viteve të fundit në sektorin e hidrokarbureve.

Çfarë dihet deri më tani?

Protestuesit e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë paralajmërojnë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ata theksojnë se janë të vendosur të ndalin punën deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete dhe një marrëveshjeje të re me punonjësit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën.

Sindikata paralajmëron se greva mund të ashpërsohet në ditët në vijim./Syri.net

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mirëpriti Çim Pekën në shtëpinë e tij, Behgjet Pacolli: Ja për çfarë folëm

0

Miliarderi nga Kosova, Behgjet Pacolli ka reaguar së fundmi në lidhje me takimin që ka zhvilluar me gazetarin Çim Peka në shtëpinë e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thekson se Peka është një mik i vjetër, me të cilin ka pasur gjithmonë komunikim dhe respekt të ndërsjellët. Ai sqarojn se takimi nuk ka pasur karakter zyrtar apo mediatik, por ishte thjesht një vizitë miqësore, ashtu si e do tradita.

Gjithashtu, Pacolli theksoi se gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë fushatën denigruese ndaj tij dhe projektin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

“Sot pashë një postim nga Çim Peka.

Për të shmangur çdo lloj spekulimi të mundshëm, biseda me Çim Peken në shtepinë time, përkufizohët në këto përmbajtje;

Çimi është një mik i imi i vjetër. Me të kam pasur komunikim dhe respekt të ndërsjellë — jemi takuar disa herë dhe më ka vizituar, ashtu si çdo mysafir tjetër. Edhe mbrëm, Cimi ishte mysafir, por kurrsesi në rolin e gazetarit apo drejtuesit të ndonjë media; ishte thjesht një vizitë miqësore, ashtu si e do tradita.

Natyrisht, biseda mes miqve është e pashmangshme dhe folëm për shumë tema, përfshirë edhe fushatën denigruese, të mirë të orkestruar kundër meje, dhe për zanafillën e saj. Diskutuam edhe për aeroportin, përfshirë dhe per kontratën e kredisë për financimin ndër të tjera të punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim i cili është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime; financim që, fatkeqësisht disa media, shpresoj nga padija,i kanë dhënë interpretime absurde.

Me z. Peka folëm dhe për shumë gjëra të tjera, por ndonëse fushata e ndërmarrë nga disa dashakeq bukëshkalë me “modus operandi” te tyre, patjetër mund të klasifikohet si histori filmash serial te Netflix-it.

Gjatë këtyre ditëve, kompania ime – në cilësinë e nënshkruesës dhe mbajtëses e 98% të aksioneve dhe përgjegjësive ligjore – do t’i paraqesë koncesionarit një raport mbi ecurinë e punimeve, problematikat e hasura, si dhe modalitetet e nevojshme për përgatitjen e aeroportit për vënien në funksion në Shkurt të vitit të ardheshëm ashtu si e parashef kontrata”, shkruan Pacolli.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

0

43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona se sa kishin lindur, raportoi INSTAT.

Numri i bashkive në këtë grup është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara.

Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet.

Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146. Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të jugut dhe veriut të vendit që dikur kishin baza të forta të industrisë.

Rënie të vazhdueshme regjistruan edhe bashkitë si Fieri -128, Lushnja -124, Maliqi -101, Pogradeci -85 dhe e Gjirokastra -74, që dikur ishin zona me dendësi popullsie.

Në anën tjetër disa bashki të vogla si Klosi (+4), Divjaka (+9), Saranda (+22) apo Bulqiza (+47) treguan stabilitet ose rritje të lehtë, duke reflektuar ndikimin e turizmit dhe normave tradicionale.

Në anën tjetër, Tirana qëndron në krye me një shtesë natyrore pozitive prej 2,880 banorësh në vitin 2023, duke qenë e vetmja bashki me rritje të madhe demografike.

Kjo tregon përqendrimin e lindjeve dhe migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit, që mbetet epiqendra e ekonomisë, arsimit dhe punësimit në vend.

Pas saj renditen Kamza me shtesë natyrore +640, Durrësi +386, Kruja +231 dhe Kukësi +221, që shënojnë rritje të moderuar edhe për shkak të ruajtjes së traditës për familje të mëdha.

Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri mbetet thellësisht negative në shumicën e territorit. Rritja e Tiranës dhe disa bashkive përreth saj po ndodh paralelisht me shpopullimin e pjesës tjetër të vendit, duke sinjalizuar një përqendrim gjithnjë e më të madh të burimeve njerëzore dhe ekonomike në pak qendra urbane.

Në 10 bashki në 7 prej tyre popullsia po tkurret për shkak të plakjes dhe lindshmërisë së ulët. Shkaku kryesor është emigracioni i të rinjve, që largon grup-moshat riprodhuese nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.

Nga ana tjetër plakja e popullsisë rrit numrin e vdekjeve dhe ul lindjet. Kushtet ekonomike dhe mungesa e shërbimeve, që nxisin çiftet të kenë më pak fëmijë ose të zhvendosen drejt Tiranës e disa qyteteve të mëdha.

Në afat të gjatë, ky proces sjell pasoja serioze, si mbylljen e shkollave, mungesë të fuqisë punëtore, rënie të konsumit lokal dhe vështirësi për të ofruar shërbime publike./ Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

0

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi për 15 ditë deputetin e PD, Gazment Bardhi.

Vendimi u mor pas kërkesës së 14 deputetëve socialistë, të cilët kishin kërkuar përjashtim me 1 muaj me argumentin se Bardhi kishte ofenduar kryeparlamentarin Niko Peleshi.

Përplasja e kreut të grupit parlamentar të PD me Niko Peleshin në seancën e 16 tetorit erdhi për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Bardhi kërkoi që të ishin vetë deputetët që të parashtronin në seancë pyetjet për Komisionerin, por Peleshi refuzoi.

Përplasja verbale mes tyre çoi në përjashtimin e Bardhit nga salla, por për shkak të refuzimit të demokratit për të lënë sallën, Peleshi kaloi në votim dhe mbylli seancën, sërish pa mbyllur diskutimet për rendin e ditës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Arben Pëllumbin e zëvendësuan me Zegjinenë, Tërmeti ende s’po shfaq talent”, satira e Gjekmarkajt: Ah Dash Sula na le jetim

0

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika bën prova për personazhe të reja!!!

Kronika ka rënë në dëshpërim!! Ajo bash për këtë arsye kërkon dhembshuri e mirëkuptim për aq gëzime sa ju ka dhënë!

Tek rastësisht gjeta Arben Pellumbin në një qoshe të Tiranës, duke rrufitur mendueshëm një kafe, një sërë mendimesh më sulmuan!!

Të kishte lezet shpirti tek e shihje dikur në sallën e Kuvendit, sesi i lagej mjekra nga të qarët krenar pa zë për sukseset e qeverisë, apo kur i thyenim zemrën Babos nga dhimbja të detyronte të bije në admirim!

Lot të vuajtur, të fisëm, të ndjerë, të përjetuar!!!
Me kë ta zëvendësoj tani, askush nuk qan si ai! Me Zeqinenë?

Edhe pse ajo po bën hapa të ndrojtur në drejtim të Kronikës, me pasthirrmat, qeshjet plot kukurimë e fjalët “kukurec”, habinë, shikimet e gëzuara e të gjata mbi opozitën, dëshirën për të fituar statusin e personazhit ende kam shumë dilema!

Iku Laert Duro, ai profesionist xhymert i cili në katër vjet i mblidhte lotët dhe djersët si askush tjetër, në damixhanë, shishe, e pagure! Me një shikim i ndante në ishin të sinqerta, në ishin gëzimi, frike, hidhërimi a ambicieje!

Në tre kavanoza, si shenjë sqime për vuajtjen, ruante djersë nga sqetullat e Ismet Beqirit, Bujarit të Lushnjes, Baftos e Dilos, në ditën kur u detyruan të shkruanin CV-të për platformën e Borës dhe ajo zemërgurja, si ajo, nuk i merrte në dorëzim!!!

Madje në një lotore të veçantë, me nga një kordele në dorezë, ato të Pandi Majkos e Mimi di Puccinit, kur u ndanë të malluar me motrani e shoqen si xhevahir kujdesonte!

Ja la me inventar Damos gjithë këtë pasuri, po ai po tregohet i pavëmendshëm, në mos qoftë sabotim për kontributin e madh intelektual prej shtetarësh që po japin Tao, Toni dhe Niko për mbarëvajtjen e parlamentarizmit, të cilin duan ta mbledhim një herë në gjashtë muaj, me mot të mirë, se helbete janë lodhur!

Pritej të arkivonte edhe fjalimet e tyre si shërbim për brezat; jo vetëm që s’e ka bërë, por ka lënë që të bien glaca mbi broken e cila mban lotët e Tezës kur u bë ministre për të 15-ën herë! Tezja tek mezja!
Duhet shkarkuar, po me kë ta zëvendësosh Damo qafirin!

Më shkon mendja tek Tërmeti i uruari, po ende ai nuk po shfaq talente të mirëfillta dhe s’e di nëse e meriton gjithë këtë respekt ashtu badihava, të paktën t’ia marrë një vençeje me Tezen aty tek banaku!!

Askush nuk tregon nga është e nga vjen për një që rri ngjitur me Ogin. E pyeta dhe atë, po është sekret tha! Seç ka një zymtësi të admirueshme si Oliver Hardi kur i marrin petullat nga pjata!

Me kë ta zëvendësosh Blendi Klosin që sillet si ish-personazh, si i dorëhequr, i pakonsideruar, i vuvosur, le ta themi si humbameno, sa një ditë një deputete e re e pyeti: “Mos jeni zoti Musa Ulqini ju?” – Jo jam Petro Koçi ja ktheu gjithe vrer!

Me Pirrush Dengun që desh na e morën ushtar në Eladha, u ngrit të enjten si levend, hypi mbi karrige që t’i shihej koka, e na mbajti një fjalim të zjarrtë patriotizmi për Kosovën, sa dikush në mungesë të bombulave për të fikur prushi që po ndizte nga ajo pleudari, gati të lëshonte ujin e hollë qe!!!

Ah, Dash Sula, Dash Sula si na le jetimë! Kush na mëson si të vishemi e mbathemi, kush na jep modelin për thilet në xhaketë dhe rripin të kombinuar me çorapet? Katran paske qenë, veç për veten mendove!

Sajme Korreshi me triko leshi me rombe na erdhi në mexhlis!!!

Po Etilden që Babo xhahili e la jashtë Parlamentit, me atë pikëllim nazik si vjeshta në trazim, me Sarën nuk e mbush dot se kjo dreqe është sa e bëshme po aq e lumtur!!!??!!

Në vend të saj janë ulur ca ftujakë!! Më vjen t’u punoj qindin firaunëve.

Tek maisja darametet e mia, një britmë çau ajrin: “i paburrë, i paftë, kloun”!! Brofa! Ktheva kokën, ç’të shihja: Gaz Bardhi gjuante mbi Nikon e gjorë, edhe pse çorbën e kishte gatuar Tao, por qerratai kishte hedhur gurin e fshehur dorën!!!
Nikoqiri i tromaksur, disi i shushatur, ia kthente: “Të vijë rëndë a tu mbylltë, rixha të kam, dil jashtë, a tu bëfsha dil jashtë— po nuk tundej ky i paudhi!!

Tani, për t’i kthyer nderin në vend për ato tre fjalë, nga dhjetë ditë dënim për secilën – fiks 30 – të mira, tani ja ngjesh Ulsia nesër, i cili shquhet për pavarësinë e mendimit! I japin urdher ata , as pyet fare ai e hedh në kosh !!!
Na iku Klodi Pushka, na erdhi Ulsi Bushka!

Nuk qe aty as Jorushi i Tabakeve, zemra e se ciles është sa një pllajë që si Nënë Tereza do të thoshte për Nikon atje lart e në gojë të ujkut: “Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.”
Madje as Kryezevendes Lideri që i bën terbiet me dy sokellima! Enno Bozdo kruante koken nga një merzi ekzistenciale!!!

Bledion Nallbati nxirrte shkëndija e xixa nga sytë! Më drejtohej mua me një besim të tepruar tek “Kronika”… por edhe me pezëm e hakërrimë…
“Kthena Mamicen more, të plaçin sytë, bëj rixhara, lutu, kelthit se ty të ecën fjala, se ishtë më burrë se Tao e Niko bashkë, se do bëj hatanë, do bëj…”
“Mamica nuk është burrë, përkundrazi, ajo pas Trampit po shkon në Galile të qortoje atë piskuriqerit e Hamasit – fillova të mermeris –
por më vikati: “Lëri more denglat, po të them! Se ta ngjesha një dackë, por bëna derman se kanë ardhur ditë të këqija për syrin e dorën qe duhet ta vëmë në punë me keta jeziter”!

Bela nuk qe, ca pika shiu ranë mbi qelq e befas seç ndjeva mall!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ç’regjistruar në Mars 2022! Mashtrim me ujin ‘Shën Gjergji’: Qytetarëve u shitet ujë industrial si i pijshëm

0

Një investigim i realizuar në shtator të vitit 2021 nga Zjarr TV ka zbuluar një mashtrim të rëndë që ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e mijëra qytetarëve të Tiranës. Në disa pika statike të ujit, të vendosura nëpër kryeqytet, qytetarët kishin mundësinë të mbushnin bidonë me ujë përmes një xhetoni simbolik. Këto pika reklamoheshin si burime të ujit të pijshëm “Shën Gjergji”, të cilat, sipas operatorëve, ofronin ujë natyral dhe të filtruar.

Por verifikimet treguan të kundërtën. Zjarr TV shkoi pranë fabrikës ku, sipas dokumenteve, buron uji “Shën Gjergji” dhe zbuloi se në realitet, burimi ndodhej në një kabinë të vogël e qesharake, pa kushte teknike, e cila megjithatë rezultonte e licencuar për filtrim, ambalazhim dhe tregtim uji. Kjo fabrikë nuk përmbushte as standardet minimale higjieno-sanitare dhe as kriteret ligjore për prodhimin e ujit të pijshëm.

Analizat laboratorike treguan se uji që tregtohej si i pijshëm ishte ujë industrial, i papërshtatshëm për konsum njerëzor, me përmbajtje kimike të rrezikshme për organizmin. Për pasojë, qytetarët që e përdornin këtë ujë rrezikonin seriozisht shëndetin e tyre. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të Nenit 288 të Kodit Penal, i cili parashikon burgim deri në 10 vjet për importimin, prodhimin, shitjen ose ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve.

Përfitimi financiar i përfituar nga kjo veprimtari përbën gjithashtu elementë të Nenit 180 dhe Nenit 181/a, që ndëshkojnë fshehjen ose shmangien nga detyrimet tatimore dhe pastrimin e të ardhurave të përfituara në mënyrë të paligjshme. Për më tepër, mosveprimi i institucioneve shtetërore, të cilat kishin detyrimin ligjor për të kryer kontrolle dhe për të ndaluar tregtimin e ujit të rrezikshëm, ngre dyshime serioze për shkeljen e Nenit 248 të Kodit Penal, që parashikon dënime deri në shtatë vjet burgim për shpërdorim detyre.

Sipas burimeve, zyrtarë të caktuar të këtyre institucioneve dyshohet se kanë marrë përfitime financiare për të lejuar që kjo veprimtari të vazhdonte pa pengesa. Pas publikimit të skandalit, subjekti përgjegjës u pezullua pa afat më 1 mars 2022, ndërsa organet kompetente pritet të thellojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë penale të individëve dhe institucioneve të përfshira.

Ky rast tregon se mungesa e kontrollit efektiv, bashkë me abuzimin institucional, jo vetëm dëmton besimin e qytetarëve, por vendos drejtpërdrejt në rrezik jetën e tyre. Zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i përgjegjësve mbetet i domosdoshëm për të garantuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

0

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka, i cili aktualisht është edhe kryebashkiak në detyrë, ka përfituar fonde nga Bashkia e Cërrikut përmes kompanisë së drejtuar prej familjarëve të tij.

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu, tha se kompania “Melius” shpk, e cila është në pronësi të vajzës së Florenc Dokës, Keida Doka, ka përfituar tenderin e Bashkisë Cërrik për blerje pajisjesh dhe orendish, organizim eventesh sociale, si dhe për shërbime dhe mallra të tjera.

Gjithashtu, aj denoncoi se në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik publikoi njoftimin për fituesin e procedurës së ankandit për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’, ngastra 52b, me sipërfaqe 5.0 ha, ku fitues i kësaj procedure ështl shpallur kompania në pronësi të vajzës së Florenc Dokës, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në takimin e organizuar disa ditë më parë nga Partia Socialiste në kinemanë e Cërrikut, në kuadër të strategjisë së fushatës drejt zgjedhjeve të 9 Nëntorit, sipas mediave Ministri Andis Salla deklaroi:

‘Florenc Doka është njeriu i duhur për Cërrikun! Ai  njeh çdo sfidë të qytetit dhe çdo problem të banorëve. Me Florencin, Cërriku do të ecë përpara me projekte reale dhe zhvillim të qëndrueshëm.’

Por përtej fjalëve dhe promovimeve politike, është e rëndësishme që qytetarët e Cërrikut të njihen me faktet konkrete.

Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili mbante njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj bashkie, ka përfituar fonde publike nga Bashkia Cërrik.

Gjithashtu, në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik publikoi njoftimin për fituesin e procedurës së ankandit për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’, ngastra 52b, me sipërfaqe 5.0 ha.

Fitues i kësaj procedure u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.

Pas gjithë këtij ‘suksesi’ në Bashkinë e Cërrikut, e drejtuar nga Andis Salla, mbetet për t’u parë nëse Doka do të promovohet më tej, ndoshta një ditë edhe si ministër nga Edi Rama.

Ky është, në thelb, vizioni i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik.

Por qytetarët e Cërrikut duhet të pyesin veten: A janë të gatshëm të përfaqësohen nga një person i cili ka përfituar fonde publike për biznesin e tij privat, apo po përdor asete publike për qëllime biznesi me fuqinë e postit që mban,  dhe jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por po promovohet si ‘njeriu i duhur’ për të drejtuar qytetin?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vret veten një person me armë zjarri në poligonin pranë stadiumit ‘Air Albania’

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet.

Një person ka vrarë veten brenda poligonit të qitjes. Viktimë ka mbetur një 35-vjeçar.

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx