Ballina Blog Faqe 144

Në pranga pronari i “Dental Turk”, u gjetën 300 shishe me produkte të skaduara dhe pa faturë

0

Një klinikë dentare në zonën e “Don Boskos”. Me emrin “Dental Turk”, akuzohet për krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës.

Kompania në fjalë ofronte shërbime dentare me produkte të skaduara, për të cilat nuk posedonte as faturat e zhdoganimit. Në pranga ka rënë pronari i klinikës, shtetasi turk me emrin Adnan Yizdizoglu, ndërsa janë vënë nën hetim 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja B. K 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët L. S 21 vjeçe dhe A. A 42 vjeç.

Policia ka sekuestruar 300 shishe me produkte të skaduara për shërbim dentar  që arrijnë vlerën 100 mijë euro, por që ishin të padeklaruara. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.

Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.

Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.

Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk).

Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.

Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Afera Bankers në SPAK, gazetarja: Të përfshirë, një ish-ministër dhe një deputet i Ramës

0

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ajo ka folur për aferën e kompanisë Bankers Petroleum, që aktualisht po hetohet nga SPAK me dyshime për përfshirje të një organizate të strukturuar kriminale.

Sipas Lalas, në këtë çështje rezultojnë të përfshirë një ish-ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2”, si edhe një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste.

Lalaj shtoi se hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj pesë gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë trajtuar më herët çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive.

“Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2”, që rezulton i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në rradhët e socialistëve, që rezulton person i referuar si i përfshirë në aferën Bankers. Pra këta janë referuar si të përfshirë në disa vepra penale. 

Momenti i dytë, janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje. Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat.

Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë”, deklaroi Lala.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi: Votat do të numërohen me IA

0

Në Tiranë po mbahet konferenca e (IDEA) në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për mbikëqyrjen e digjitalizimit në proceset zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit po shqyrtohet mundësia e aplikimit të Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave

FJALA E PLOTË E CELIBASHIT

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Shqipëri, kam kënaqësinë dhe privilegjin që, së bashku me International IDEA, t’ju mirëpres këtu në Tiranë për të diskutuar mbi teknologjinë, digjitalizimin dhe zgjedhjet.

Prej kohësh, Bashkimi Europian është përfshirë në një proces të zhvillimit digjital në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme.

Transporti, industria, tregtia, mjekësia, bujqësia, shërbimet ndaj qytetarëve, administrata dhe shumë fusha të tjera janë të lidhura ngushtë me digjitalizimin. Standardet e zhvillimit të kësaj bashkësie ekonomike dhe politike kanë krijuar kushte për përmbushjen e qëllimeve të saj për të shtrirë dhe fuqizuar shërbimet digjitale në çdo fushë.

Transformimet në digjitalizim janë të dukshme dhe domethënëse.

Vendet e tjera europiane, që aktualisht nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, veçanërisht ato të Ballkanit Perëndimor, duket se po ndjekin këtë trend — jo vetëm për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit europian, por edhe për shkak të ndërgjegjësimit të gjerë për avantazhet e shumta që sjell digjitalizimi në zhvillimin e një vendi.

Në 4–5 vitet e fundit, Shqipëria është përfshirë në një proces të thellë digjitalizimi të shumë aspekteve dhe fushave të ekonomisë, shërbimeve dhe administratës publike. Të dhënat tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë një qasje shumë pozitive ndaj teknologjisë dhe janë të interesuar ta përdorin atë sa më gjerësisht të jetë e mundur.

Në njohjen time, krahasuar me shumë vende të BE-së, Shqipëria ka shtrirë procesin e digjitalizimit dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit edhe në proceset zgjedhore.

Në zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin e Shqipërisë të vitit 2021, për herë të parë u aplikua identifikimi biometrik i zgjedhësve në qendrat e votimit, si dhe votimi elektronik.

Identifikimi biometrik u aplikua në 100% të qendrave të votimit, ndërsa votimi elektronik u zbatua si projekt pilot në disa prej tyre në kryeqytet.

Që prej vitit 2021, identifikimi biometrik është aplikuar në 100% të qendrave të votimit në të gjitha zgjedhjet pasuese — si ato të përgjithshme, ashtu edhe ato të pjesshme.

Votimi elektronik, megjithatë, ende nuk është shtrirë në gjithë territorin. Ai është aplikuar në çdo raund zgjedhje zhvilluar pas vitit 2021, por vetëm në formë piloti.

Sipas dijenisë sime, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku është aplikuar votimi elektronik. Nëse nuk gaboj, për sa i përket identifikimit elektronik, së fundmi këtij procesi i është bashkuar edhe Maqedonia e Veriut.

Krahas identifikimit dhe votimit elektronik, KQZ Shqipëri, që prej vitit 2022, ka zhvilluar disa platforma digjitale për aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.

– platforma për raportimin dhe mbikëqyrjen financiare të partive politike dhe subjekteve zgjedhore;

– regjistrimi i votuesve të diasporës;

– regjistrimi i subjekteve zgjedhore dhe vëzhguesve;

– platforma për denoncimet dhe ankimet zgjedhore;

– platforma për raportimin e institucioneve publike gjatë fushatës zgjedhore;

– platforma e komunikimit dhe raportimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta në KQZ;

– moduli për trajnimin online të administratës zgjedhore; etj.

Kemi filluar, në version eksperimental, përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ-së, si dhe për të ofruar asistencë për administratën zgjedhore apo subjekte të tjera të përfshira në procesin zgjedhor.

Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve.

Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit.

I gjithë ky proces digjitalizimi, i mbështetur nga financimet e donatorëve ndërkombëtarë si BE, OSBE, KiE, Zvicra, Gjermania etj., jo vetëm që ka rritur efikasitetin në administrimin e proceseve zgjedhore, por ka konsoliduar edhe reputacionin e KQZ-së si një institucion transparent, profesional dhe i pavarur.

Ne synojmë që në të ardhmen të aplikojmë sa më gjerësisht të jetë e mundur teknologjinë e informacionit në procesin zgjedhor.

Në këtë drejtim, kemi parasysh edhe rreziqet që mund të shfaqen, si sulmet kibernetike, dezinformimi dhe cenimi i të dhënave personale.

Sa më shumë të ndajmë me njëri-tjetrin dhe me aktorë të tjerë përvojat dhe eksperiencat në këtë fushë, aq më të sigurt do të jemi në përmbushjen e përgjegjësive tona për zhvillimin e proceseve zgjedhore të lira, të ndershme, të drejta e transparente — edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit të aspekteve të tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arjan Ndoja del kundër Nokës e Bardhit: Nuk do më shihni kurrë duke i rënë tavolinave, ne të listës së hapur s’vijmë me regji në Kuvend

0

Në fund te seances plenare, pas perfundimit te votimit, disa deputetë kanë marrë fjalën për çështje jashtë rendit të ditës.

Mes tyre, për herë të parë në foltoren e Kuvendit ka folur edhe Arjan Ndoja, i cili mesa duket ka shfrytëzuar fjalimin e parë në Kuvend për të shigjetuar aksionet që përfundojnë me kaos të kolegëve të tij të PD, Flamur Noka e Gazment Bardhi.

Në këtë fjalim që kaloi pa u vënë re, për shkak të deklaratave që ndërkohë mbaheshin në oborrin e Kuvendit, ai ka thënë se vetë nuk do t’i bjerë asnjëherë tavolinave dhe se nuk vjen me skenar me regji në parlament, pasi vjen nga lista e hapur.

”Është hera e parë që dal në këtë foltore, dhe në rradhë të parë dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar, së dyti, jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime ta ndërtoj rrugëtimin bazuar në punë, respekt dinjitet. Falenderoj në mënyrë të veçantë deputetët që janë këtu nga Partia Socialiste, që janë ende pjesë e kësaj seance, bashkë me 11-shen tonë, por që nuk plotësojmë kuorumin që të zhvillohet seanca. 
Kërkesa që bëjnë deputetët e PD, ka të bëjë me faktin që ky Kuvend ka detyrimin që të zhvillojë seancat plenare në mënyrë sa më të rregullt, në përputhje me Kushtetutën dhe me rregulloren. 

Nga seanca e parë e deri më sot kam parë një varg shkeljesh dhe parregullsish të cilat nuk më duken normale. Unë e kam thënë mendimin tim, që në kuvend të kthehet normaliteti ku njerëzit të Kuvendojnë, të flasin. Rolin kryesor e ka drejtuesi i seancës, kryetari, nënkryetarja.

Nuk po gjendet vullneti për tp zbatuar rregulloren. Jo vetëm unë, por edhe një pjesë e madhe e grupit parlamentar  të PD, duan që të flasin dhe të kontribuojnë me mendimin e tyre kundër ose pro. Me qenë realist unë e di që është prishur godina e teatrit kombëtar, por shoh batuta, sjellje komike që këtij parlamenti nuk i shkojnë përshtat. Unë e quaj vend të shenjtë që i shërben qytetarëve.  Kam dy çështje për të diskutuar që i përket zgjedhësve të mi. Po shpronësohen disa banesa. Banorët duan dëgjesë publike. Problemi i dytë është për banorët e lagjes 17 në Durrës. Sa herë bie shi, për shkak të problemeve të kanalizimeve ata përmbyten. Është detyrim i qeverisjes vendore e qendrore për ndërhyrje të menjëhershme sepse atyre u sillen dëme të pariparueshme dhe akoma nuk kanë marrë kompensime.

Ju bëj thirrje edhe njëherë mua as smë keni parë, as sdi më shihni duke i rënë tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim, por nga ana tjetër ju bëj thirrje edhe ty personalisht zoti Balla mos na etiketo të gjithë grupin parlamentar se një pjesë e grupit që është pjesa më e madhe duan të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan që të flasin. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD aq më tepër që një pjesë prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji. *_Zoti Peleshi thirrje miqësore, të respektojmë kuvendin dhe të rikthejmë normalitetin. Njerëzit duan të dëgjojnë. Ligji për mbetjet ka problem juridik, nuk mund të kalohej vetëm në votim”, tha Ndoja ndër të tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Mundësia për t’ju shërbyer, nderi më i madh i jetës”/ Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshimin

0

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e Kryeqytetit.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shprehet se Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, por edhe shtëpija që do u lejmë fëmijëve.

Binaj shprehet gjithashtu se janë dy rrugë ose qytetarët të zgjedhin korrupsionin, betoni dhe administratë me patronazhistë ose të zgjedhim ndryshimin, një bashki me njerëz të nderëshm.

“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime. Tirana nuk është qyteti ku do jetojmë, por është shtëpia që do ju lëmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë: Të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën me patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin. Një bashki me njerëz të ndershëm dhe profesionistë që u shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj të bëheni bashkë për ndryshimin. Më shkruani për shqetësimet, mendimet, edhe historitë tuaja. Së bashku, mund ta ndryshojmë Tiranën!”, shprehet Florjan Binaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Liria ka emër’, sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë! Çfarë pritet të ndodhë dhe kush do të marrë pjesë

0

Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta, që do të nisë në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.

Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës për protestë.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në tubim. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së.

Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë në Tiranë.

Kryeministri Albin Kurti përdori faqen zyrtare të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, për të dhënë një qëndrim për protestën, ku një sulm rezervoi edhe për kryeministrin Edi Rama.

Por, Kurti ‘harroi’ që protesta nuk është organizuar nga qeveria shqiptare, por nga veteranët, të cilët protestën e tretë kanë zgjedhur që ta mbajnë në Tiranë dhe ftesën për pjesëmarrje ja kanë bërë dy krahëve të politikës, edhe PS edhe PD.

Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

0

Nga Petro Koçi

Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes mbarekombetare ne mbeshtetje te ish krereve te UÇK qe do zhvillohet ne Tirane ne dukje duket si idiotesi, por ne fakt eshte nje djallezi kunder UÇK se dhe protagonisteve te saj.

E mbetur pa gjah tjeter si ai i Ballkanit te Hapur, VV kerkon te fuse hundet e te mbjelle perçarje ku edhe si te mundet.

Kete qellim ne nivel poshtersie antishqiptare e zbuloi me shume se cdo insinuate tjeter sulmi pa piken e justifikimit ndaj Kryeministrit te Shqiperise, i cili ne rastin e mbeshtetjes se hapur ndaj protestes nuk permendte e as nenkuptonte kerrkund Al Binin.

Pse ndihet e provokuar Veteçvendosja nga nje proteste qe mbeshtet Hashim Thaçin?
A nuk eshte idiotesi dhe poshtersi te sabotosh nje proteste pro Thaçit me argumentin se vete ai dhe te tjeret si ai kane perkrahur dhe votuar ngritjen e Gjykates Speciale?
Ku na qenka ligjeruar qe nese ti voton ngritjen e nje institucioni nuk paske te drejte te protestosh kunder tij nese ai organ te zhgenjen dhe nuk permbush pritshmerite?
Deklarata e VV eshte paburreri dhe frike.
Eshte djallezi dhe perçarje.
Eshte shpirtvogelsi dhe xhelozi mjerane.
VV nuk e ben dot historine qe shkroi me gjak UÇK!
Nacionalizmi populist i VV deri tani i ka sherbyer vetem qellimeve elektorale te Al Binit ne Kosove dhe te Vuçiçit ne Serbi.
Deshtimet flagrante te Al Binit ne politiken e jashtme, te cilat i mbuloi ca kohe me histerine kunder Ballkanit te Hapur nuk pine me uje me sulmin politik ndaj mbeshtetesve te Udheheqjes se burgosur te UÇK se dhe Edi Rames.
Populizmi i paskrupullt doli lakuriq.
Lojes “armiqesore” per vota te çiftit Al Bin dhe Vuçiç po i vjen fundi.
Thirrja e Veteçvendosjes per te deshtuar protesten do deshtoje

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK në Tiranë përplas në distancë Kurtin me Ramën

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vetëvendosja shkruan se përpara se të protestohet, duhet të kërkohet falje për qendrimet e mëparshme, duke iu referuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla.

Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën.

Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.

Një reagim ka ardhur dhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale, theksoi mes ironisë se Vetëvendosja i paska kushtuar një çarçaf të gjatë.

Rama sqaron se nuk ka asnjë garë me Vetëvendosjen sa i takon çështjes së ish-luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa thekson se kjo e fundit ngatërron çështjet institucionale me balotazhin që sollën zgjedhjet lokale në Kosovë.

Reagimi i Ramës:

Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.

Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.

Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

 PS heq dorë nga amendamenti për gjininë e tretë! Në Shqipëri do të ketë vetëm burrë dhe grua

0

Në debatin e fortë publik nëse Shqipëria duhet të njohë më shumë se dy gjini, burrë dhe grua, është përfshirë së fundmi edhe grupi parlamentar socialist, i cili me disa amendamente të depozituara në Kuvend, duket se do të thotë fjalën e fundit.

Në vendin tonë, nuk do të ketë gjini të tretë. Me firmën e kreut të grupit parlamentar socialiste, Taulant Balla, janë propozuar jo pak por 22 amendamente ndaj draftit të Ministrisë së Shëndetësisë për të rivendosur në shina, atë që propozuesi e cilëson si humbjen e konceptit klasik në shoqërinë shqiptare, ku ka dy gjini mashkullore dhe femërore.

Amendamentet nisin që në nenin e parë të drafit të qeverisë, e cila kishte parashikuar që ky ligj tw rregullojw çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore.

Në variantin e firmosur nga Taulant Balla janë hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore”, duke u zëvendësuar me “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

Në relacionin që i bashkëngjitet projektligjit thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësisë së shumëfishtë”, synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.

“Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua””, thuhet në relacion.

Taulant Balla i ka dhënë një përgjigje edhe atyre që përdorin argumentin se shoqëria duhet të ketë më shumë se dy gjini për shkak se kjo është edhe një praktikë juridike europiane.

Sipas deputetit socialist, Gjykata e Drejtësisë e BE-së që mbron personat transgender nga diskriminimi, mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë.

“Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua”, thuhet në relacion.

Në dokumentin prej 3 faqesh të kreut të grupit të PS-së, është fshirë termi “përkatësi e shumëfishtë” e drafit të qeverisë në 15 raste kur ai përdorej, duke konfirmuar kështu qëndrimin se në Shqipëri edhe pas miratimit të këtij ligji, do të njihen zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkullore dhe femërore.

Ndryshimet në pr.ligj

Neni 1 pika 2- Varianti i Qeverisë

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore…

Neni 1 pika 2- Varianti i PS

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave…

Pikat kryesore të relacionit

Projektligji përdor termat “pavarësisht përkatësisë gjinore”; “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”;  “ka kuptim gjithëpërfshirës”; “Përkatësi e shumëfishtë”, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera,….. orientimi seksual…”, terma këto të cilat janë përdorur më pas përgjatë gjithë dispozitave të projektligjit dhe që i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik apo binar të gjinisë që është ajo e burrit dhe gruas, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore.

Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.

Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj.

Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka zhvilluar jurisprudencë që mbron personat transgender nga diskriminimi (p.sh. rasti P. V. S. dhe Cornëall County Council, 1996), por kjo mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë

Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua.

Projektligji në nenin 4, shkronja “k”, përcakton se “Përkatësi e shumëfishtë” është ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si: mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio-ekonomike” Fjalët “përkatësia e shumëfishtë” përdoren 15 herë në projektligj.

Heqja e këtyre përcaktimeve nga dispozitat e projektligjit përmirësojnë edhe vetë qëllimin e nismëtarit për hartimin e një ligji në përputhje me kushtet aktuale të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë dhe nuk cenojnë garantim për mbrojtjen nga diskriminimi të individëve me identitete komplekse (p.sh. gra me aftësi të kufizuara, gra LGBTIQ+, gra emigrante). Ky propozim mbështetet edhe në faktin se edhe pse BE-ja njeh diskriminimin e shumëfishtë, acquis-i për barazinë gjinore mbetet i fokusuar në binaritetin burrë/grua.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Begaj letër Gjykatës Kushtetuese: Urdhëroni KQZ-në të organizojë zgjedhjet në Tiranë

0

Një javë pasi Kushtetuesja “ngriu” dekretin e Bajram Begajt, Presidenca i kërkon kësaj gjykate ta heqë pezullimin dhe të ridërgojë Tiranën në votime.

Presidenca e cilëson vendimin si antikushtetues dhe të nxituar.

“Nuk ka asnjë shpjegim logjik dhe të arsyeshëm që të bindë palët e përfshira për faktin pse Gjykata Kushtetuese ka injoruar tërësisht aktet zyrtare të disa organeve shtetërore dhe qëndrimin e tyre të qartë se shkarkimi nuk bëhej në bazë të nenit 115 të Kushtetutës, por në bazë të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015”.

Sipas Presidencës, Gjykata ka vepruar pa analizuar bazën ligjore të shkarkimit të Veliajt dhe pa dokumentuar arsyetimin për pezullimin e dekretit presidencial.

“Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë një akt administrativ, mbi të cilin nuk ka juridiksion, për shkak se nuk ka ditur si të pengonte veprimin e tij. Ky është arbitraritet i patolerueshëm për një sistem që vepron mbështetur në parimet e shtetit ligjor”.

Në analizën ligjore ekspertët e Presidencës argumentojnë se nëse Gjykata do të kishte vendosur pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, nuk do të kishte më nevojë për dekretin presidencial, pasi nuk do të ekzistonte vakanca në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm e të logjikshëm për faktin pse Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur sot e kësaj dite pezullimin e VKM-së nr. 539, datë 25.9.2025, për të cilin vlerësonte se është kompetente, por ka vendosur pezullimin e një akti të Presidentit të Republikës që rrjedh nga kjo VKM, për të cilin qartazi nuk ka asnjë kompetencë.”

Presidenca shpreh shqetësimin se ky vendim i gjykatës krijon precedent të rrezikshëm dhe mund të prodhojë konflikt institucional.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx