Ballina Blog Faqe 147

Enkelejd Alibeaj: Nuk mbështesim Florian Binajn. PD, në paaftësi totale për të patur një kandidat të vetin politik

0

Opozita shqiptare është bashkuar rreth kandidaturës së aktorit të humorit Florian Binaj për Bashkinë e Tiranës, por duket se jo të gjitha grupimet janë në një mendje. Lëvizja “Djathtas 1912” ka refuzuar të mbështesë emrin e Binajt, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për një përfaqësim të pavarur.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, Enkelejd Alibeaj kritikoi ashpër si kandidaturën e Binajt, ashtu edhe atë të Ogerta Manastirliut nga radhët e mazhorancës. Sipas tij, të dy kandidatët janë pjesë e një loje politike të kontrolluar nga liderët e tyre respektivë.

“As Ramës dhe as Berishës. Si kandidatja e Ramës, Manastirliu ashtu edhe Binaj i Berishës, nuk po them kukulla, por nuk janë kandidatë të cilët nxjerrin një identitet të tyre të pavarur. Janë thjeshtë në një lojë të madhe midis Ramës dhe Berishës, ndaj në këtë rast kjo është e qartë”, u shpreh ai.

Për Alibeajn, Binaj nuk është kandidat i pavarur, por i zgjedhur nga vetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Bashkimin e opozitës rreth Binajt, ai e konsideron si “hipokrizi”.

PD është në paaftësi totale për të patur një kandidat të vetin politik. E paaftë, e dorëzuar. Shiti zgjedhjet te Rama. Është një opozitë e kontrolluar. Ky nuk është bashkimi rreth një kandidaturë, por rreth frikës për t’u  përballur me maxhorancës. Frika sepse, rezultati eventual, mesa duket e nuhasin, do të konsiderohej një goditje ndaj qëndrimeve të tyre. Bashkimi ndaj frikës çon në një bashkim hipokrizie. Është kandidat i Berishës, ai i vuri gishtin dhe i tha ‘t’i do të jesh kandidati’”, theksoi ai.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Bashkinë Tiranë më 9 nëntor. Ky vendim erdhi pas kërkesës së paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkoi shfuqizimin si të VKM-së për shkarkimin e tij, ashtu edhe të dekretit presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, KQZ ka njoftuar ndërprerjen e përgatitjeve të procesit zgjedhor në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa sqaroi se ky proces do të vijojë normalisht në 5 bashkitë e tjera të vendit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

0

Florjan Binaj është larguar nga moderimi i emisionit “Piranjat”, pasi shpalljes së kandidaturës për të garuar si kandidat i pavarur për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Binaj, në nisje të emisionit të djeshëm. Gjatë fjalës së tij, aktori theksoi se ndryshimi vjen duke bërë një hap, ku ai e bëri hapin e tij, dhe tani pret që ta bëjnë dhe të tjerët.

“Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat. Po ndahem me nostalgji nga një punë dhe një program që e dua shumë dhe që e ndjej pjesë të trupit tim. Por po ndahem për diçka më të madhe.

Kanë qenë 3 vjet që më kanë rritur shumë si artist dhe si njeri. Për 3 vjet, në këtë familjen tonë të vogël, kemi denoncuar jo vetëm korrupsionin dhe abuzimin, por kemi ekspozuar edhe brishtësinë e shoqërisë shqiptare, plot me plagë shoqërore, morale dhe emocionale.

Për mua, humori nuk ka qenë thjesht argëtim, por një ilaç që zbut dëshpërimin dhe dhimbjen e njerëzve. E kam përdorur humorin edhe si mjet për të hapur sytë ndaj së keqes që na rrethon dhe për ta vënë pushtetin para përgjegjësisë.

Këto vite kam prekur gjithë Shqipërinë dhe jam takuar me mijëra njerëz, me halle të mëdha e të vogla. Kam dëgjuar prej tyre që duhet ndryshim, që diçka duhet të ndryshojë. Por kam kuptuar që janë të humbur, dhe shumica nuk e dinë, nuk e kuptojnë si bëhet ndryshimi.

Puna është: si ndodh ndryshimi? Unë e kam menduar gjatë: si bëhet ndryshimi? Si vjen ndryshimi? Duke hedhur një hap. Ndryshimi vjen vetëm kur dikush bën një hap. A flasim për ndryshim? A themi: “Kush do ta ndryshojë këtë vend?”

Unë e bëra hapin tim. Pas meje, një tjetër. Dhe një tjetër. Dhe një tjetër. Le të bëhemi 2, 3, 10, 100, 1 mijë, 100 mijë… Derisa të gjithë të bëjmë një hap për ndryshimin”, tha Florjan Binaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet e pjesshme lokale, ja emrat e kandidatëve të pavarur që mbështet PD në 6 bashkitë

0

Partia Demokratike ka miratuar emrat e kandidatëve të pavarur që do të mbështesë për gjashtë bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Emrat e kandidatëve të PD-së në gjashtë bashkitë janë si më poshtë:

Florjan Binaj – Tiranë

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat

Po ashtu mësohet se emrat e këtyre kandidatëve janë njoftuar edhe në degët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë pritet vetëm zyrtarizimi (ose njoftimi) nga selia qëndrore e PD-së për këta emra.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, është emëruar këshilltar i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Emërimi është bërë gjatë ditëve të fundit, pas përfundimit të mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Xhaferaj nuk pranoi të rikandidonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke mos hyrë në primaret e PD.

Ferdinand Xhaferaj ka një karrierë të gjatë në politikë dhe në fushën e sigurisë kombëtare.

Ai ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1999 ka ndjekur një specializim në Universitetin e Harvardit për “Politikat e Lidershipit”.

Më pas ka përfunduar një Master të Dyfishtë për “Siguri Ndërkombëtare” dhe “Çështje të Sigurisë Kombëtare” në Naval Postgraduate School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vitin 2006 ka përfunduar studimet e doktoraturës pranë Akademisë së Mbrojtjes.

Në karrierën e tij politike, Xhaferaj ka qenë deputet i Partisë Demokratike për pesë legjislatura dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme parlamentare, ndër to: kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s (1996–1997), bashkëkryetar i Komisionit për Integrimin në NATO (2007–2009), zëvendëskryetar i Komisionit për Integrim Europian (2005–2009), anëtar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian (2005–2009), si dhe zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare (2021–2025).

Gjatë viteve 2009–2011, ai ka shërbyer si Minister i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, periudhë në të cilën u njoh për kontributin e tij në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Përveç angazhimit politik, Xhaferaj ka pasur edhe një veprimtari akademike të gjerë, duke ligjëruar në Akademinë Ushtarake, Universitetin e Durrësit dhe Kolegjin Universitar “Bedër”. Ai është autor i monografisë “Deballkanizmi i Ballkanit”, botuar nga shtëpia botuese “Dudaj”, dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare e ndërkombëtare mbi sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ferdinand Xhaferaj njihet si njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane, ndërsa fushat e tij kryesore të interesit janë shkencat politike, siguria kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Cakrani jep lajmin: Meta po shkruan një libër në burg, për 34 vitet në politikë

0

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, tregoi se si po e përballon ish-Presidenti kohën në burg, gati një vit pas arrestimit.

“Zoti Meta shkruan çdo ditë, u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, komunikon me letra me njerëzit e tij dhe bën sport”, tha Cakrani.

“Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 34 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare”, shtoi avokati.

Në lidhje me rekursin e Metës, avokati deklaroi se nuk presin gjë nga Gjykata e Lartë.

“Kjo gjykatë është kthyer në noter të gjykatave të ulta, ka humbur rolin e saj dhe besueshmërinë te publiku. Gjykata e Lartë e ka humbur orientimin sepse duhet të dëgjonte avokatët, por merr vendime vetëm në dhomë këshillimi, pa dëgjuar palët. Qytetarët presin nga 8 vite që të vijë çështja në Gjykatën e Lartë dhe pastaj nuk të pranon rekursin. Kjo Gjykatë e Lartë është kthyer në makth për shqiptarët”, tha Cakrani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çfarë thotë Berisha për deklaratën e Flor Binajt se nuk do të dalë me të në fushatë

0

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa dha një deklaratë të fortë në “Top Story”, kur u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare.

Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën.

Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën. Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.

Ndërkohë në konferencën e sotme për mediat, Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë distancim që kërkon Binaj dhe ai e ka pranuar këtë duke shpjeguar se kjo është normale për kandidatët e pavarur.

E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një rrymë të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur të mbështetur nga parti politike dhe kandidatit jo partiak të propozuar nga partitë politike, ky i fundit është kandidat i partisë politike.

Kandidati që kandidon në mënyrë të pavarur dhe partitë politike vendosin të mbështesin, nëse është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarë e partive. Po kryetarët e partive do angazhohen me mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë.

Ai nuk është kandidat i propozuar nga ne as i partive opozitare jo partiak, por i pavarur që partitë opozitare kanë vendosur ta mbështesin” u shpreh Berisha.

Në të shkuarën, Binaj nuk e ka pasur problem të shfaqet publikisht në aktivitete partiake me Edi Ramën apo duke shpërndarë supe me Erion Veliajn për të moshuarit, por po e ndan veten menjëherë nga krerët e partive opozitare, kur sapo ka marrë mbështetjen e tyre për të qenë kandidat për kryetar bashkie i Tiranës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ilirjan Celibashi për Kushtetuesen: Kemi pezulluar punën për zgjedhjet në Tiranë, KQZ nuk bën asnjë veprim

0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka qartësuar se procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës është pezulluar si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se pezullimi i një pjese të dekretit të presidentit Bajram Begaj nga Gjykata Kushtetuese nënkupton që përkohësisht, ai dekret nuk ekziston sa i përket Bashkisë së Tiranës dhe çdo veprim për vazhdimin e procesit në këtë bashki do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

Në vijim, Celibashi bëri të qartë se çështja e Tiranës tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë mbi ankimimin e bërë nga Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të tij si kryetar bashkie. Deri në një vendim përfundimtar, kreu i KQZ-së tha se institucioni që ai drejton do të qëndrojë jashtë çdo procesi zgjedhor për këtë bashki, teksa theksoi se puna për 5 bashkitë e tjera të vendit është duke vijuar normalisht.

I pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm në rast se Kushtetuesja më 31 tetor vendos shpalljen të vlefshëm të dekretit të presidentit Bajram Begaj edhe për Tiranën, Celibashi u shpreh se kjo është diçka që mbetet për t’u parë, mirëpo shtoi se në datën 9 nëntor është e pamundur që të mbahen zgjedhje në Bashkinë e Tiranës.

Pjesë nga fjala e Celibashit:

Që do të thotë në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera, përjashto Tiranën. Bashkia e Vlorës, Berat, Tepelenë, Cërrikut dhe Matit. Kjo është situata, ndoshta është më me dobi që të presim pyetjet dhe të japin shpjegime për çfarë mund të rezultojë e paqartë ose me nevojë për tu sqaruar më shumë .

Mendoj përkëdo është e qartë që në momentin që Kushtetuesja pezullon për atë pjesë të dekrtetit të Begaj është sikur ai dekret të mso ekzistojë përkohësisht në një lloj mënyre. Dhe do të ishim në thyerje të Kushtetutës, në shkelje të Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin përgatitor të zgjedhjeve  për Bashkinë e Tiranës. Ndaj e thashë që në krye të herës bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të duhet ta respektojmë vendimin e saj.

Në gjykimin tim është e qartë, KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me procesin zgjedhor në Bashkinë e Tiranës. Është çështje në dorën e Kushtetutes për të vendosur lidhur me akimimin që është bërë nga zoti Veliaj në lidhje me vendimin ëpr shkakrimin e tij.

Do të vendosë Gjyakta Kushtetuese mbi këtë çështje  dhe më pas do të shohim për më tej, por kjo është e sigurt KQZ nuk po bën asnjë veprimtari që lidhet me procesin zgjedhor për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet në 9 nëntor kjo për shkak të vendimit të Kushtetuteses.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Agron Gjekmarkaj: Kadare mes dy qytetërimeve – Një pllakatë në Paris, një heshtje në Tiranë

0

Këshilli Bashkiak i Parisit vendosi me unanimitet vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të Ismail Kadaresë në adresën ku ai jetoi dhe krijoi në Paris, si njohje për kontributin e tij në letërsinë botërore.

Në Francë, ai u nderua me çmime të mëdha dhe u vlerësua si një prej figurave kryesore të kulturës botërore!

Në Shqipëri, në vendin e tij, megjithatë, nuk gjendet asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë monument që të mbajë gjallë kujtimin e tij. Francezët u kujtuan para nesh!

Kadare u përcoll me një ceremoni të zbehtë gati mediokre e plot nxitim dhe u varros në një vend të thjeshtë, duke reflektuar një mungesë të thellë vlerësimi për veprën që ka ngritur emrin e kombit në botë. Protogonist i asaj ceremoni qe Kryeministri dhe jo Kadare!

Kjo heshtje dhe indiferencë nuk është rastësi. Është si një virus i vjetër i mosmirënjohjes, që ka infektuar mentalitetin tonë kolektiv dhe na pengon të nderojmë ata që na kanë bërë krenarë.

Në këtë virus, shohim vazhdimësinë e një tradite ku mendimi i lirë dhe madhështia kulturore shpesh janë injoruar ose shtypur – një trashëgimi e një mentaliteti autoritar , neotoman e komunist, që ka shtrirje të thella në historinë tonë.

Skënderbeu, Bogdani, Budi, Fishta, Konica, Poradeci, Kuteli, Camaj, Arshi Pipa, Koliqi – të gjithë janë dëshmi të një historie dhimbjeje dhe përjashtimi, shpesh nga vetë shoqëria shqiptare.

Ismail Kadare, njëri prej tyre, me i njohuri shkrimtar shqiptar në Botë, mbetet një dritë që ndiqet më shumë jashtë sesa brenda atdheut të tij.

Në Paris, ai ka sot një pllakatë !

Në Shqipëri, vetëm heshtje dhe harresë. Sa qe gjallë një shpurë servilesh që udhtonin mes tij e pushtetit e ndiqnin nga pas ! Ata të gjithë heshtin teksa lëpijnë ndonjë kockë!

Unë dyshoj qe Ministri aktual i kulturës të ketë lexuar ndonjë vepër të Kadaresë! Unë dyshoj që të dijë vlerën e ndonjë gjëje i sigurtë që i di çmimin e çdo gjëje! Unë nuk dyshoj që kultura dhe emrat e saj i shkaktojnë atij teshtima si dhive në brymë! Persa kohë jemi në këto kushte i bie vetëm të konstatojmë e të merzitemi sipas terezisë!

Kadare e ka atdheun e tij e ka gjithmonë një strehë Europen! Shqipëria ka nevojë për të, shqiptaret po aq! Dje sot dhe nesër!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk kam shkelur Kushtetutën, nuk jam penduar!

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.

“Unë kam shkelur Kushtetutën?”, tha Presidenti pasi u pyet nga gazetarja Fjorela Beleshi.

“Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë.

Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai.

I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Presidenti tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish kreu i KLP, Alfred Balla propozon: T’u japim armë gjyqtarëve. Të bën trim

0

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës, në mes të sallës së gjyqit, teksa po jepte vendimin e marrë, ka shkaktuar reagime të shumta, duke sjellë dhe kërkesa të kolegëve të tij për sigurinë e tyre. 

Në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, ishte i ftuar ish-Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, për të folur lidhur me problemet që mundojnë profesionin e magjistratëve në vendin tonë. Balla, propozoi që aktorëve të drejtësisë të pajisen me armë personale për vetëmbrojtje. 

“Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë ligji që gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore e kishin organikë armën”, tha ai. 

Më tej, Balla e krahasoi këtë propozim me rastin e oficerëve amerikanë që janë të pajisur me armë edhe jashtë orarit të shërbimit, apo dhe në vendin tonë si ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

“Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja”, tha ai. 

Sipas Ballës, nuk e konsideron rikthimin e armëve me detyrim, por si një sigurim shtesë për jetën e gjyqtarëve apo prokurorëve, për të gjithë ata që e kanë si dëshirë dhe e ndjejnë të nevojshme. 

“Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim”, tha ai. 

Sakaq, është mbajtur një mbledhje e posaçme e 260 gjyqtarëve nga të gjitha rrethet gjyqësore në vend. Ata kërkuan ngritjen e një grupi ndërinstitucional për sigurinë gjyqësore. Kushtet e punës së gjyqësorit ishin një tjetër pikë që u prek nga deklarata e përbashkët e gjyqtarëve, mbajtur këtë të enjte në Polin e Drejtësisë. 

“Krijimi i një grupi ndërinstitucional, me përfaqësim nga KLGJ, KLP, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese për organizimin e një forumi kombëtar për sigurinë gjyqësore. Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve. Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë Republikën e Shqipërisë”, tha Albana Boksi, gjyqtare. 

Këto kërkesa nga magjistratët erdhën pas vrasjes në krye të detyrës së kolegut të tyre, Astrit Kalaja, për të cilin kërkuan shpalljen “Dëshmor i atdheut”, ndërsa ngjarjen e cilësuan të paralajmëruar. 

“Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet marrë fund”, tha Boksi. 

Theksojmë, se kryefjala e takimit mes gjyqtarëve ishte forcimi i rendit dhe sigurisë në ambientet e gjykatave të vendit. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx