Ballina Blog Faqe 148

Opinion nga Greta Hoxha:Mos ma prekni Olti Bistrin

0

Në një kohë kur besimi te institucionet është gjithnjë e më i lëkundur, dhe figura e policit shpesh përballet me paragjykime, unë zgjedh të kujtoj dhe të mbroj një emër që për mua përfaqësonte dinjitetin në uniformë: Olti Bistri.

Olti nuk ishte thjesht një polic. Ai ishte një njeri që punonte me përkushtim, me etikë dhe me një ndjenjë të thellë të drejtësisë. Në rrugë, në shërbim, në komunitet – ai nuk kërkonte as lavdi, as favor. Kërkonte vetëm të bënte punën e tij siç duhej. Dhe e bënte.

Sot, Olti është në burg. Dhe ndoshta shumë do të nxitojnë të gjykojnë, të hedhin baltë, të harrojnë çdo gjë që ai ka përfaqësuar më parë. Por unë nuk mund ta pranoj këtë heshtur.

Nuk e di detajet e plota të çështjes së tij, por di kush ishte Olti Bistri në përditshmëri. Di se si njerëzit ndiheshin të sigurt kur ai ishte pranë. Di se si e vlerësonin qytetarët dhe kolegët e ndershëm. Dhe pikërisht për këtë, ndjej detyrimin moral të them: mos ma prekni Olti Bistrin.

Nuk po kërkoj drejtësi të verbër, as mbulim të së vërtetës. Po kërkoj që të mos fshijmë me një të rënë të lapsit gjithë jetën dhe punën e një njeriu për shkak të një momenti, një gabimi apo ndoshta – kush e di – një padrejtësie.

Shpesh harrojmë se edhe uniforma mban brenda saj njerëz. Me familje, me ëndrra, me përpjekje të përditshme për të mbijetuar me nder në një sistem shpesh të padrejtë. Dhe Olti, për mua, ishte një nga ata që luftoi për të qenë ndryshe – për të qenë i drejtë.

Le të mos nxitojmë ta varrosim nderin e një njeriu që dikur mbrojti tonin. Sepse sot është ai në bankën e akuzës – nesër mund të jemi ne, apo dikush që duam.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dervishi: Tirana nuk ka ujë, parkime, ka trafik, të pyesim për programin e kandidatëve

0

Gazetari Lutfi Dervishi ishte i ftuar në Off the Record me Andrea Dangllin ku u diskutua në lidhje me kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.

Për gazetarin Dervishi, njerëzit nuk duhet të merren me histori politike, por të shohin programet e kandidatëve për zgjidhjen e disa problemeve kryesore që ka kryeqyteti që janë mungesa e ujit, parkingjeve, trafiku i rënduar etj.

“21 vite bashkinë e Tiranës e ka qeverisur PS. Duhet të diskutojmë më pak për historinë dhe të merremi me problemet e këtij qyteti. Jemi në një kryeqytet që nuk ka ujë, ka probleme trafiku, nuk ka parkime, parqe, ke problem strehimin. Çfarë projekti dhe me çfarë premtimi do vijë. Tirana ka ndryshuar, por ka probleme ekzistenciale. Ka vetëm një park.

Ne themi inteligjenca artificiale dhe nuk ka ujë. Është qytet i paralizuar. Dy dekada për të bërë 20 km. Ku po shkojmë me kullat, me forcimin e tmerrshëm të lekut që po shkatërrojmë euron dhe dollarin. Si është kostoja e jetesës. Inflacioni është i ulët thotë ai, por djathi ka vajtur 17 mijë lekë”, tha Dervishi në A2 CNN.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Udhëtimet e Edi Ramës jashtë vendit do të shpallen sekrete shtetëtore

0

Me justifikimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Edi Rama i ka vënë drynin transparencës mbi faturat, itineraret apo marrëveshjet e fluturimeve të tij jashtë vendit.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë së drejtuar nga vetë Rama që sanksionon se fluturimet e tij jashtë vendit duhet të konsiderohen “konfidenciale”.

Dokumenti zyrtar shton në funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare një detaj thelbësor, sipas të cilit: “DSHQ negocion kontrata kuadër me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi dhe nënshkruan kontrata konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës.”

Me këtë akt, çdo itinerar, orar fluturimi apo shpenzim udhëtimi i Edi Ramës jashtë Shqipërisë kalon në kategorinë e informacionit të mbrojtur, për t’u ruajtur nën petkun e “të dhënave personale”.

Në thelb, vendimi është një dryn mbi atë që prej kohësh ka qenë praktikë e heshtur: mungesa e transparencës për udhëtimet e kryeministrit.

Por ndërsa për qytetarin e thjeshtë mbrojtja e të dhënave personale është një e drejtë themelore, për shefin e qeverisë sic është Edi Rama, i cili udhëton me fonde publike, fluturimet nuk mund të trajtohen si çështje private, pasi ato janë interes i pastër publik.

Historia e fluturimeve me charter të Ramës është një kapitull që prej kohësh i paraprin këtij vendimi. Sipas dokumenteve të publikuara nga Lapsi.al, që në tetor 2022, grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” publikoi nga sistemi TIMS hyrje-daljet dhe fluturimet e Edi Ramës jashtë vendit, duke zbuluar një numër befasues udhëtimesh me avionë privatë të vëna në dispozicion nga Air Albania.

Sipas të dhënave që publikuan hackerat iranianë, kryeministri Edi Rama kishte udhëtuar 134 herë me charter deri në shtator të vitit 2022. Ajo që binte në sy ishte se numri i fluturimeve ishte rritur vit pas viti dhe shifrat flisnin për udhëtime të shpeshta e të shtrenjta në lartësitë e luksit qeveritar.

Mungesa e transparencës lidhej me marrëveshjen me Air Albania, kompania që për shumë vite u paraqit si simbol i bashkëpunimit të suksesshëm mes shtetit shqiptar dhe Turkish Airlines, dhe që u përdor për të justifikuar pjesën më të madhe të fluturimeve të Ramës.

Vetë kryeministri, në reagimin e tij e kishte relativizuar çështjen me fjalët: “Nuk është ashtu siç duket”. Rama pretendonte se udhëtimet e tij ishin faturuar me çmim promocional pasi ato bëheshin për të promovuar linjën e re ajrore me flamurin shqiptar.

Por në shkurt 2023, doli se kontrata midis Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania nuk përmbante asnjë klauzolë që ta lidhte përdorimin e avionëve me promovimin e kompanisë”. Pra, pretendimi i kryeministrit se charterët ishin “për të bërë reklamë” rezultoi i pambështetur.

Gjithsesi, pas vitesh të tëra udhëtimesh të mbuluara nga e njëjta kompani, Air Albania është zhytur vetë në telashe. Bilance e saj rezultojnë të fshehura, kontratat e fluturimit ndërkombëtar po anulohen, ndërsa punonjësit ankohen për rrogat e papaguara. Të gjitha këto janë sinjale se kompania po shkon drejt falimentimit, me dyshimet për dhjetëra milionë euro detyrime të papaguara ndaj shtetit shqiptar.

Rama është i detyruar të mos e përdorë më charterin e Air Albania për të kontraktuar linjat e tjera të fluturimit. Në këto rrethana del edhe vendimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për t’i shpallur “konfidenciale” udhëtimet jashtë vendit. Dhe megjithëse qeveria e justifikon me mbrojtjen e “të dhënave personale”, në praktikë ajo po mbyll një tjetër dritare mbi informacione që publiku ka të drejtë ta dijë, ndërsa qeveria ka detyrim të bëjë transparencë.

Në fund të fundit, Rama mund të udhëtojë sa të dojë dhe ku të dojë, por fakti që i shpall sekrete shpenzimet e tij, tregon edhe një herë se sa lart fluturon niveli i luksit të qeveritarëve tanë./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vajza e Lasgush Poradecit: 32 vite nëpër gjyqe, më kanë marrë pronën time në Pogradec! E kam me dokumente që nga koha e Zogut

0

Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Marie, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë në vend.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo shprehet se ka 32 vite që endet nëpër gjyqe për një pronë familjare qytetit e Pogradecit.

Sipas pretendeimit të Maries bëhet fjalë për një pjesë toke në lulishten ‘1 Maji’ 3 metra një lokali. Ajo thekson se kjo pjesë e pronës që i përket asaj sipas dokumenteve që zotëron që nga koha e Zogut përdoret si kopsht për subjektin e mësipërm.

Vajza e poetit shton se, ndonëse vendimet gjyqësore janë të formës së prerë, autoritetet shtetërore nuk i kanë zbatuar.

“Për një copë toke te lulishte “1 Maji” në Pogradec, që është 3 metra larg lokalit (është kopësht për lokalin), me dokumenta të kohës së Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle për të drejtën e parablerjes së pistës së vallzimit që është në këtë tokë, me Fitim gjyqi në 3 shkallë për kontratë te pavlefshme…. kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej të drejtën sepse paraja i ka bërë bllok.

Unë gjyqeve AI “pronari” i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret që fiton mbi pronqn time paguan çdo shtetar. Kurvëria e shtetit vazhdon…. Tridhjetedyvjet —- një jetë. Si duhet të sillem unë?!”, shkruan ajo në Facebook.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kreu i Bashkisë së New York krah Ramës në Tiranë: Jam këtu për një arsye të thjeshtë, të takoj një mik!

0

Krah kryeministrit Rama në Tiranë, kryebashkiaku i New York tha se qyteti është duke ecur në drejtimin e duhur.

“Kur mendon për këtë qytet 25 vite më parë kishit më pak se 100 drita rrugësh, 25 vite më pas shihni një qytet që po ecën në drejtimin e duhur.

Sot flasim për ministre me inteligjencë artificiale, në të ardhmen e vendit dhe qytetit. Vi këtu pas një sërë bisedimesh në New York, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë.” – tha ai, ndërsa ndau detaje nga biseda me kreun e qeverisë shqiptare.

“Erdha të flas për turizmin, për të shfrytëzuar jo vetëm muajt në detyrë por edhe më pas. Linja direkte ndihmon banorët atje.

Doja të flisja për mënyrën si duhet marrë me cështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar për të folur me zv ministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë, si përdorim disa prodhime të bëra këtu dhe atje.

Do inkurajoj, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi. Kultura, është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj. Duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale, internetin. Nuk jetojmë më në një mjedis të vecuar, ndajme të njëjtat shqetësime.”- tha Adamas, ndërsa një përgjigje kishte edhe për spekulimet, sic i quajti ai, të arsyes së vizitës së tij në Tiranë.

“Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri”, përfundoi Adams.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të gjitha rastet kur presidenti Begaj është sjellë si shërbëtor i Ramës

0

Shumëkush e ka ende të gjallë në kujtesë, një fjalim të Edi Ramës, në nëntor të 2023, në ditën e aflabetit, kur gjysëm me humor dhe gjysëm me provokim kryeministri shqiptar i drejtohej presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani: “Shpresoj që Albin Kurti të të dëgjojë ty, ashtu sikurse unë e dëgjoj presidentin tim”. Fjala nuk qe thjeshtë tek propozimi për ta shpallur këtë datë festë kombëtare tek të dy vendet. Lajm bëri fakti se kryeministri shpalli botërisht se ai i’a vinte veshin kreut të shtetit, i cili po shkrihej si sheqer nga lumtuaria, ndërsa kamera e fiksoi duke dëgjuar këtë batutë.

Në fakt kronika e ngjarjeve të nxjerra nga arkivi 3 vjeçar i Lapsi.al, tregon krejt të kundërtën. Dëgjuesi i bindur ka qenë vetëm Bajram Begaj. 

Dekretimi i zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës në kundërshtim me nenin 115 të ligjit themeltar të shtetit, që e pezullon procesin në rastet kur kryebashkiaku i shkarkuar ankohet në gjykatën kushtetuese, nuk është rasti i parë që presidenti vihet në shërbim të Edi Ramës.

Që nga shtatori i vitit 2022, kur ai u zgjodh me 78 vota, pothuajse të gjitha të koalicionit qeveritar, gjeneral Begaj është treguar një ushtar i bindur. Madje edhe në gjërat më të vogla, nga ato që kanë lidhje me protokollin.

Askush se ka harruar se kur ish presidenti Bill Klinton erdhi në Tiranë, në korrik 2023 presidenti i vendit mungoi në ceremoni. Ai ishte “harruar” të ftohej nga kryeministri organizator, i cili ndërkohë kishte rrëmbyer edhe kompetencën për të shpërndarë dekorata, duke i dhënë ish nismëtarit të çlirimit të Kosovës një medalje të shpikur prej tij, “Yllin e mirënjohjes”. I turpëruar dyfish presidenti nuk e hapi gojën. Vetëm pasi mediat e bënë shumë të zhurshëm këtë lajm, zyra e shtypit të presidencës njoftoi se mungesa justifikohej me “shkaqe mjeksore”.

Ky nuk është rasti i vetëm. Sa herë i është dashur Ramës, Begaj është fshirë nga pjesmarrja në takime apo samite ndërkombëtare. Ndonëse në traditën e diplomacisë shqiptare mbretëron një ligj i pashkruar, që vendi përfaqësohet në samitin e përvitshëm të OKB-së, një herë nga kreu i shtetit dhe një herë nga kryeministri, në shtator 2023, Begajt ia dogjën radhën pa i dhënë asnjë shpjegim. Po kështu Rama e ka detyruar presidentin ti thotë jo ftesës së përbashkët të marrë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe për samitin e klimës në nëntor 2024.

Episodi më mbrslënës qe ai i përkujtimit të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, i cili i hapi rrugën drejt BE-së vendeve të Ballkanit Perendimor. Ai u zhvillua në kulmin e krizës mes Athinës dhe Tiranës, që pasoi burgosjen politike të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Në mënyrë arrogante autoritetet greke nuk e ftuan kryeministrin Rama, të cilin e bënin përgjegjës për këtë makinacion politik. Qeveria Mitsotakis bëri të ditur se ky ishte një distancim politik dhe se si organizatorë ata do të ftonin presidentin Begaj.

Ky i fundit, që nuk guxonte të shkonte përpara Ramës gjeti justifikimin më qesharak të mundëshëm, që zor se ia besonin edhe familjarët e vet: e kishte “axhendën të ngjeshur”. 

Por, roli i Begajt nuk ka shërbyer vetëm për të përmbushur vanitetin ndërkombëtar të Ramës, ai është përdorur edhe si vegël, për manovra meskine të brendëshëme.

Në kulmin e krizës palrlamentare kur opozita bllokoi për tre muaj parlamentin për arsye se asaj i ishte mohuar e drejta kushtetuese për të kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore, kreu i shtetit u hodh në fushë si një zar në shërbim të mazhorancës. Duke e ditur shumë mirë se në kuvend nuk mund të mbahej seancë normale për shkak të kaosit të krijuar, ai urdhërua me urgjencë të mbante një fjalë, në 15 janar 2024, përballë deputetëve. Natyrisht që nuk e bëri dot. Por qëllimi ishte për të njollosur PD-e cila nuk lënkërka as presidentin të flasë.

Kjo u duk qartë nga interpretimi që i bëri ish kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolli këtij incidenti: “I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës. Për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi”,- u shpreh ajo. Megjithëatë Begaj e mbajti fjalën e tij nga selia e presidencës ku nuk shqiptoi dot asnjë rrokje për respektimin e të drejtave të opozitës, por ku nuk harroi të fshikullojë atë: “Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë”. 

Lista e shërbesave meskine nuk ka fund. Në maj 2023 parlamenti i kërkoi presidentit të dekretonte me procedurë urgjente, ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Ushtar i bindur ai e zabtoi urdhrin me të parën, vetëm pasi vuri një kusht të vogël. Ma sillni për firmë paradite se më vonë udhëtoj për në Gjermani. Madje karagjozllëku nuk ka fund, ai ktheu përgjigje zyrtare se do të bënte një gjë të tillë, para se votimi të kryhej, ndonëse formalisht ende nuk dihej rezultati i tij.

Begaj i ka shërbyer me zell edhe lojrave të vogla brenda klaneve të mazhorancës për të kontrolluar prej tyre segmente te drejtësisë. Tipike në këtë rast është përpjekja për të kapur edhe ato ishuj të pakontrollueshëm brenda Gjykatës Kushtetuese. Begaj me anë të një letre, në janar të këtij viti i ka kërkuar kësaj gjykate të interpretojë nëse tre nga mandatet e anëtarëve të saj duhet të mbyllen para mbarimit të afatit 9 vjeçar. Nën presionin e një militanti, si kreu i Gjykatës së lartë, Sokol Sadushi, Begaj shpërfilli edhe dekretin e parardhësit të tij, duke hedhur një hap që u pa me shumë shqetësim edhe në raport progresin e Bashkimit Evropian.

Presidenti që iu drejtua Kushtetueses atëherë kur nuk ishte e nevojshme, tani në fund e anashkaloi atë, kur i kërkuan të shpallte zgjedhjet e parakohëshme në Tiranë. Sepse për ish ushtarakun Begaj urdhëri mbizotëron mbi ligjin.

Natyrisht, që po të shikohet me vëmendje kjo kronologji e përgatitur nga Lapsi.al, vërehet pa vështirësi se të gjitha cic-micet e Begajt nuk kanë sjellë ndonjë pasojë të ububushme. Me qëndrimet, aktet dhe meskinitetin e vet ai as nuk ka bërë ndonjë dëm të madh, as e ka ndryshuar rrjedhën e përcaktuar të ngjarjeve që do të ishin po të tilla edhe pa të. Thjeshtë ai është sjellë si një president i vogël që e kanë përdorur për shërbime të rëndomta. Prandaj dhe shumëkush mund të bëjë çudi sa herë kujton atë thënien e Ramës se ai e dëgjon presidnetin e vet./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

0

Nga një “anonime”, në deputeten më të votuar në qarkun e Elbasanit, 30-vjeçarja socialiste Sara Mile, ka kritika të forta për përfaqësuesit e qytetit të saj ndër vite në Parlamentin e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Radio Tirana” paraditen e së Mërkurës, Mile u shpreh se “investimet në qarqe duan një lobim pozitiv në qeveri. Por, konstatoj se, prej shumë vitesh, përfaqësuesit e Elbasanit në Parlament nuk kanë bërë sa duhet për të thithur investime të rëndësishme, që të rikthejnë shpresën tek të rinjtë. Ata kanë qenë të përgjumur”.

E ulur për herë të parë në sallën e Parlamentit, Mile u shpreh se “ka një garë mes qarqeve, për të prezantuar projekte e për të siguruar sa më shumë fonde për zonat e tyre. Elbasani ka qenë i përgjumur në këtë drejtim”.

Sara Mile nuk përmendi emrat e “përfaqësuesit e përgjumur socialistë të Elbasanit në Parlament”, megjithëse nuk është aspak e vështirë për t’i identifikuar ata.

Të paktën në 10 vitet e fundit, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit kanë qenë Taulant Balla dhe Arbjan Mazniku. Këta dy personazhe vijojnë të jenë ende të fuqishëm brenda radhëve të socialistëve në pushtet.

Balla u rikthye në detyrën e kreut të Grupit Parlamentar Socialist, pra, edhe shefi politik i drejtëpërdrejtë i deputetes së re, Mile. Ndërsa Arbjan Mazniku do të drejtojë Komisionin Parlamentar për Reformën Territoriale, një pozicion shumë më i lartë se sa i një deputeti të thjeshtë, siç është Mile.

Sara Mile rezultoi kandidatja më e votuar në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ajo u shpreh gjatë intervistës radiofonike se ky rezultat ishte pasojë e platformës dhe energjisë së saj, të prezantuar gjatë fushatës elektorale.

Partia Demokratike në opozitë ka deklaruar shpesh se Sara Mile, një personazh pa asnjë eksperiencë politike, është investim i drejtëpërdrejtë i bandës kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar shpesh Edi Ramën dhe qeverinë e tij të majtë se është i lidhur ngushtësisht me grupin e Çelës dhe banda të tjera të ngjashme në të gjithë Shqipërinë, për të siguruar vota e mbajtur pushtetin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

0

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se do të mbështesë kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranpës, në zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit.

Në emsionin “Opinion”, Shehaj deklaroi se edhe pse Florjan Binaj nuk është kandidat i propozuar prej tyre, do e mblshtesin atë si një kandidat jo politik për Tiranën. Ai tha se Florjan Binaj i plotëson të gjitha kushtet, teksa sipas tij, qëllimi është që t’i jepet Tiranës një kryebashkiak i pakorruptuar.

Ndërkohë, Shehaj pati kritika ndaj PD-së, ku sipas tij, mbylli në mënyrë më të keqe të mundshme procesin e negociatave për të dalë me një kandidat të përbashkët

“Ne nuk kemi folur për asnjë emër, nuk kemi përmendur kurrë emra në public, kemi folur vetëm për parimin.  Ne jemi krenarë sepse falë propozimit tonë ngjallli një shpresë në fakt, se në fillim thonin jo, duhet kandidat me profil politik, pastaj pak politik dhe jo politik. U detyruam të nxirrnim një propozim sepse thonin është ideale kjo që thoni ju, por keni emra. Dhe ne propozuam Ermalin (e ka fjalën për Ermal Hasimjan). Jemi krenarë edhe për propozimin dhe për Ermalin. U mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, u premë në besë. Folëm për të dalë me një kandidat jashtë partive opozitare për të shkuar përtej vetes. Ky është fakt. U mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Na prenë në besë. PD na preu në besë sepse na thanë propozimi është i mirë, hajde flasim për emra. Pastaj dolën e thanë emrin, po deshët mbështeteni, po deshët jo.”.

Troç po flas. Ne do mbështesim kandidatin jo politik ashtu siç kemi premtuar, do mbështesim Binajn, pavarësisht se nuk është kandidati që kemi propozuar, por do ta mbështesim deri në fund. Ne e mbështesim, ne jemi koherent me çfarë kemi thënë që në ditën e parë. Duhet një kandidat jo politik, ka dalë një kandidat si Binaj që i plotëson të gjitha kushtet. Pavarësisht problemeve me PD-në, qëllimi kryesor është t’i japim Tiranës një kandidat të pakorruptuar. Emri s’ka qenë kurrë kusht nga ne.”, deklaroi Shehaj.

Ai shtoi se madje do ta mbështesin “sikur të kishte qenë kandidati ynë!”

Ndërkohë, edhe Ermal Hasimja, i cili ishte kandidati i propozuar nga Partia Mundësia si kandidat, në emisionin “Opinion” deklaroi se do të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PS zbulon emrat e kandidatëve për 6 bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme

0

Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e djeshme Kryesinë, për të vendosuri emrat e 6 kandidatëve të saj për bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme në 9 nëntor.

Pas mbledhjes, janë njoftuar 6 emrat e kandidatëve, konkretisht:

Kandidatët

Altin Bojni, kandidat i PS për Bashkinë e Matit

Ervin Ceca, kandidat i PS për Bashkinë Berat

Brunilda Mersini, kandidat i PS për Bashkinë Vlorë

Florenc Toka, kandidat i PS për Bashkinë Cërrik

Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë

Ogerta Manastirliu,kandidate e PS Bashkia Tiranë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U vra në sallën e gjyqit, mbahen sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja. Merr pjesë kryeministri Rama

0

Sot, në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, po zhvillohen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, morën pjesë në homazhe. Po ashtu dhe presidenti Bajram Begaj.

Po ashtu në homazhe kanë marrë pjesë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK; kreu i GJKKO-së, Erjon Bani; kreu i KLGJ, Ilir Rusi; Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia.

Ceremonia e homazheve do të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 11:00, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të institucioneve të drejtësisë, autoriteteve shtetërore, kolegëve, familjarëve dhe miqve të të ndjerit, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja.

Pas përfundimit të ceremonisë në Tiranë, trupi i gjyqtarit do të përcillet për në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku në orët e pasdites (14:00–16:00) do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Astrit Kalaja u vra nga Elvis Shkambi, nipi i një prej palëve të përfshira në një proces gjyqësor për çështje pronësie që po shqyrtohej në seancë. Gjatë atentatit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, gjithashtu pjesë në çështjen gjyqësore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx