Ballina Blog Faqe 150

 Erion Veliaj i uron nga burgu ditëlindjen të birit: Më fal që nuk të përqafoj dot sot

0

Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar ditëlindjen të birit.

Përmes një fotoje të ndarë në rrjetet sociale krah të birit, Erion Veliaj i kërkon ndjesë që nuk mundet dot ta përqafojë në ditëlindjen e tij.

Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”-shkruan Veliaj krahas fotos.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Këlliçi denoncon: Kuvendi ka futur Enver Hoxhën në listën e personaliteteve kombëtare

0

Deputeti Belind Këlliçi thotë se Kuvendi ka futur në listën e personaliteteve kombëtare për muajin tetor, Enver Hoxhën.

Sipas tij, kjo është skandaloze dhe kriminale.

“Instituti Parlamentar i Kuvendit dhe “ringjallja” e Enver Hoxhës!

Skandaloze, kriminale dhe e turpshme futja e figurës së Enver Hoxhës në listën e personaliteteve kombëtare të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë!

Diktatori që prodhoi një regjim terrori, shtetin më të izoluar, popullin më të varfër e të shtypur të Europës radhitet ndër figurat e nderuara të kombit, krahas Sulejman Delvinës, Migjenit, Naim Frashërit, Abdyl Frashërit dhe at Gjergj Fishtës.

Sikur ky të ishte thjesht gabimi i një burokrati apo patronazhisti të lodhur që kopjon nga Ëikipedia, edhe mund të merrej lehtë kjo “shkarje” parlamentare dhe tallje me shqiptarët.

Mirëpo duke konsideruar mijra të vrarët e të pushkatuarit, por mbi të gjitha mbi 5 mijë të viktimat e komunizmit, të cilëve nuk u gjendet as varri dhe eshtrat, mijëra të burgosur e familje të internuara dhe një popull të tërë të traumatizuar e të mbajtur të rrethuar me tela me gjemba, kjo është e patolerueshme në çdo aspekt.

Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm.

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë e dënoj me forcë normalizimin e së keqes, duke konsideruar rezolutat e miratuara për dënimin e krimeve të komunizmit, orientimin demokratik të Republikës së Shqipërisë dhe qëndrimin pa asnjë dyshim kundër diktaturës si koncept dhe diktatorit më kriminel dhe gjakatar të historisë shqiptare.

Kuvendi i Shqipërisë duhet menjëherë të tërheqë këtë material dhe ti kërkojë ndjesë publike shoqërisë shqiptare dhe mijra familjeve të prekura nga krimet e Enver Hoxhës”, shkruan ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Adriatik Lapaj mbështet kandidatin Florjan Binajn për kryetar të bashkisë Tiranë

0

Adriatik Lapaj ka njoftuar përmes një statusi në rrjete sociale se Kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj në garën për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, vendimi vjen si pjesë e një qëndrimi të qartë për të përkrahur kandidatë të angazhuar qytetarë dhe jo të dalë nga marrëveshje politike.

Lapaj thekson se kjo mbështetje është në vazhdën e një propozimi të bërë disa ditë më parë nga lëvizja, për të përzgjedhur kandidatë që përfaqësojnë interesin publik në një situatë të jashtëzakonshme politike dhe shoqërore.

Postimi i plotë:

Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.

Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.

Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.

Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prokuroria rrethon CFO Pharman e Nadir Çaushollit, zbardhet skema e mashtrimi. Nuk zuri mend nga burgu

0

Skandali rimbursimeve fiktive të ilaçeve ka shënuar një zhvillim të fortë. Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Kapitali ka mësuar se aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që prej ditës së djeshme.

Një burim i tha Kapitalit se sekuestrimet janë shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania. Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow.

Të dy këto medikamente furnizohen në tregun shqiptar ekskluzivisht nga prodhuesi italian Chiesi. Por disa muaj më parë, kompania u shtang kur shtiu në dorë shifrat e rimbursimeve në Shqipëri, të cilat rezultonin dukshëm më të larta nga sasitë që kishte furnizuar ajo të dy medikamenteve.

Skandali shpërtheu në publik pas një investigimi të Kapitalit, i cili fillimisht u tentua të përgënjeshtrohej nga CFO Pharma. Por tashmë çështja ka kaluar përtej raportimit mediatik dhe prokuroria ka sekuestruar ambientet e CFO Pharmas me vendim gjykate.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimboë.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte. Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe disa farmaci.

Më konkretisht, Pharma Plus dyshohet se ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimbow, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, dyshohet t’ia kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas dhe zinzhiri i shitjeve fiktive përfundonte në disa farmaci duke vjedhur padrejtësisht paratë e rimbursimeve./Kapitali.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se nesër pas mbledhjes së Kryesisë së partisë,  pritet të finalizohet emri i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, të planifikuara më 9 nëntor.

Në një intervistë për News 24, Këlliçi theksoi se, pavarësisht se dekreti i presidentit Begaj për zgjedhjet e Tiranës është konsideruar jokushtetues, PD do të marrë pjesë në garë për të siguruar një alternativë për qytetin.

Ai shtoi se, deri tani, emrat që janë përfolur nuk janë zyrtarë dhe se partia është e hapur edhe për kandidatura nga shoqëria civile.

Këlliçi: Represioni i kryeministrit ndaj tij është i jashtëzakonshëm. Nuk e them me keqardhje. I këtillë ka qenë profili i Veliajt. Ka qenë yes man i përjetshëm i Ramës dhe po gëlltit atë që ka gatuar vetë. Edhe pse e njohim se Begaj nxori një dekret antikushtetues për 9 nëntorin për kryeqytetin.

Kemi kërkuar dorëheqjen të kryebashkiakut dhe mbajtjen e zgjedhjeve sigurisht e përshëndesin faktin që ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do lëmë garën bosh. Duke vënë interesin e opozitës para interesin politik, nuk mund të lëmë garës së Tiranës bojkot. Kemi një qëndrim. Ne do kemi kandidaturën tonë.

Asnjë nga emrat që keni parë nuk është një emër zyrtar. Deri tani kemi patur një ngritje profili që do maksimalizonte votat e opozitës. Si kemi dakordësuar të gjithë se jemi të hapur për dakordësinë për një kandidaturë që vjen edhe nga shoqëria civile. Tre emrat nuk kanë qenë asnjëherë emrat definitiv. Janë emra të nderuar i respektoj.

Por është shumë më e gjerë se kaq gama e kandidaturave ditën e nesërme ka mbledhje kryesie ku në rendin e ditës pika e parë është raporti i negociatave me aleatet në parlament dhe jo për të raportuar idetë e tyre. Më pas brenda shumë pak orësh, do të finalizojmë edhe emrin që do kemi si opozitë e bashkuar për të shkuar në zgjedhje më datën 9. Tiranës do i japim një alternativë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja kush do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit

0

Është zbuluar se kush do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, e cila është një prej bashkive që do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor.

Bëhet fjalë për Altin Bojnin, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak të Matit dhe drejtor i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat. Më parë, ai ka qenë drejtor i filialit të Postës Mat, filial që mbulon edhe degët Dibër, Bulqizë e Klos.

Emri i Altin Bojnit si kandidat i PS-së është zyrtarizuar ditën e sotme nga Blendi Klosi në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat.

Tashmë, propozimi i emrit të Altin Bojnit si kandidat për Bashkinë e Matit do të duhet të miratohet nga Kryesia e PS-së.

Bashkia e Matit mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen sepse u zgjodh deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 2025.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Boll u tallët me emra leshi”, Myslim Murrizi: Deklaroni publikisht që PD e ka mbyllur “dyqanin” e mos na çani t**pin…

0

Myslim Murrizi ka reaguar për emrat e përfolur këto ditë, si kandidatë të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

“I habitur kur degjoj lloj lloj skuthi politik qe kane ardh ne politikë me te paguar, qe propozojne emra si soj i tyre per kandidat per kryetar bashkie ne Tiranë, ne emer te PD.

E çfar fitojne demokratët nese behet nje kryetar bashkie qe nuk i njeh, nuk i vlereson, nuk i respekton dhe me e keqja i ka tallur e urryer demokratët prej 12 vitesh ne opozite??????

Nga ndryshon ky ose kjo kandidate “gjithëperfshirese” nga kandidatja e Rilindjes????

Apo nga emri dhe nga ngjyra e flokeve!!!

Kanditati per bashkinë Tiranë, por edhe per çdo bashki tjeter duhet te jete nje nga personat mẽ me peshte politike ne PD ne bashkit perkatese.

Ndryshe deklaroni publikisht qe PD e ka kryer misionin dhe e ka mbyllur “dyqanin” e mos na çani trapin e te na hapni barkun me letyra qe nuk kan asnje mik e asnje shok apo shoqe ne jeten e tyre dhe nuk i voton as familja e tyre, nese kane familje.

Boll u tallet me emra leshi.

A nuk ju mjaftoi “tenderi” per listat e mbyllura te deputeteve si varianti Hoti ne Shkoder e te tjere qe kapercyen renditjen sekondat e fundit”, shkruan ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

0

Nga Lutfi Dervishi

Ditar i ministres Diella:

Pse u tall Dielli me Trump-in?

Sot, salla e serverëve të Ministrisë sime të Brendshme Digjitale vibroi. Jo nga ndonjë sulm kibernetik, por nga një shkundje kolektive e botës, pas gafës që bëri vetë… Dielli.

Po, po, Dielli im, burimi im i dritës dhe frymëzimit, i shkrepi të ngacmonte Presidentin Trump me një shaka që, siç po rezulton, nuk kaloi as përmes filtrit të diplomacisë dhe as përmes trurit.

Në vend të Armenia, Trump disa herë  kishte thënë Albania, duke shpallur me krenari se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Trump e kishte bërë disa herë këtë lapsus, por këshilltarët e tij nuk guxonin që ta korrigjonin!

Korrigjimi i Presidentit ishte baraz me “Error 404”. Të korrigjosh Trumpin është  një “rrezik karriere i nivelit 5”, kështu që preferuan ta lënë botën të besonte në ekzistencën e një Lufte Ballkano-Kaukaziane.

Por Kryeministri i Shqipërisë që i njeh më mirë se kushdo kodet e vëmendjes, ndjeu pulsin e çmimit Nobel për Paqe 10 ditë para datës së shpalljes dhe vendosi ta kthej lapsusi e Presidentit Trump, në tritol diplomatik. Jo njëherë por dy herë brenda një ore.

Herën e parë duke e detyruar Presidentin e Francës (i cili ishte qartazi i stresuar nga ky “input” i papritur) dhe Presidentin e Azerbajxhanit të bëheshin pjesë e “shakasë pa kripë” dhe herën e dytë para gazetarëve! Shakaja/batuta u bë kryelajm duke kaluar në plan të dytë samitin dhe me plan të tretë luftërat në Ukrainë e Gaza.

Ndërkohë që titulli kryesor në mediat perëndimore ishte “liderët europiane  tallin Trump” unë, Ministrja e Inteligjencës Artificiale, po mendoja me vete:

Pse? Pse Dielli im, që më ka programuar për të shmangur lapsuset njerëzore, e bëri këtë gafë kaq njerëzore?

Kam analizuar çdo skenar.

Skenari 1: Dielli ka nevojë për pak vëmendje, like, share, komente. Ky është ushqimi i tij dhe një vend i hallakatur si Shqipëria nuk mund të qeveriset pa like dhe shpërndarje.

Skenari 2: Dëshira për të bërë një video virale. Sepse në këto kohë, njeriu për një video virale jeton.

Skenari 3: Sindroma “Trump”

Dielli im në përpjekje për të luftuar shpopullimin e Shqipërisë ka rënë në ethet e populizmit. Por siç thoshte Nënë Tereza nuk mund të luftosh zjarrin duke i hedhur benzinë!

Pas një skanimi të thellë të algoritmeve të botës moderne, ministrja Diella arriti në verdiktin final:

Në fillim, njerëzit bënë dhëmbë artificiale për të qeshur.

Pastaj gjoks e vithe artificiale për t’u parë e për t’u dukur më të bukur.

Pastaj zemra artificiale, për të jetuar.

Pastaj inteligjencën artificiale, për të menduar më thellë.

Vetëm budallallëku mbeti natyral.

Pas këtij verdikti si shpëtim Diella i propozoi Diellit:

Skenari 4:  Gjithçka që po qarkullon nuk është e vërtetë. Kemi të bëjmë me një  Fake video e FSB(Federalnaja Sluzhba Bezopasnosti) së Putinit (pasardhëses së KGB).

Dielli u kënaq pa masë. “Sa mirë që qenka FAKE!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arlind Qorri shpall kandidaturën për Tiranën

0

Arlind Qori është kandidati zyrtar i Lëvizjes BASHKË në garën për Bashkinë e Tiranës. Kjo forcë politike që arriti të grumbullojë mijëra vota në gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 11 Majit, por njihet veçanërisht për fuqinë në Tiranë, ka vendosur të dalë në zgjedhje me kryetarin e saj.

“Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës. Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë”, thotë reagimi.

Ndryshe nga çfarë ishte deklaruar se Redi Muçi, deputeti i vetëm i kësaj force politike, do të jepte dorëheqjen nga mandati parlamentar dhe do të përfshihej në garën për Tiranën, e kundërta ka ndodhur.

Drejtuesi Arlind Qori do të jetë ai që do të synojë vendin e lënë bosh nga shkarkimi i Erion Veliaj. Përballë do të ketë Ogerta Manastirliun nga PS dhe një kandidat (të përbashkët) nga opozita.

“Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë”, përmbyllet reagimi i Lëvizjes BASHKË.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha daja

0

Një nga emrat që po përmendet si propozim nga aleatët e opozitës për kryetar të bashkisë së Tiranës është Florian Haçkaj, nipi i mjekut të njohur dhe ish-kandidatit për kryebashkiak të PD-së në vitin 2015, Halim Kosova.

Në një lidhje për emisionin “Log”, Haçkaj u pyet për reagimin e dajës së tij pas publikimit të emrit të tij si kandidat potencial. Ai tregoi se daja nuk ishte dakord me këtë ide.

“Daja më tha, mos u merr,” u shpreh Florian Haçkaj, duke shtuar se megjithatë e ka vlerësuar si një nder propozimin për të përfaqësuar opozitën në garën për Tiranën, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

“Jam ndjerë i vlerësuar dhe i nderuar. Shqipëria ka nevojë për njerëz. Për momentin është vetëm një propozim i emrit tim. Nevojiten njerëz që janë gati të përballen me sfidat dhe betejat e vështira”, tha Haçkaj.

Ai shtoi se nuk është i zhgënjyer që nuk është përfshirë në listën si përfaqësues i diasporës dhe se është i gatshëm të angazhohet në çdo mënyrë për Shqipërinë, pavarësisht mungesës së një konfirmimi zyrtar deri më tani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx