Adritatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” deklaroi se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë politikë në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës.
Lapaj tha në emisionin “Opinion” se do të mbështeste një kandidat të pavarur, duke theksuar se bashkëpunimi me forcat e tjera opozitare do të ishte hipokrizi.
“Nuk do dal kundër për parim. Nuk dua të jem ai që prish festë. Mënyra se si po procedohet nuk është e duhur. Jemi duke folur për qytetin më të madh në vend. E vërteta është se vihet në këtë pikë sepse sistemi ka penguar prodhimin e elitave. Për të arritur në një kandidat të tillë nuk arrihet për të ulur dy herë Adriatikun në tavolinë apo dikë tjetër. A doni të dini si bashkohemi në këtë histori? Nuk jam shprehur se kemi pritur që dikush të dalë dhe të deklarojë që të kandidojë si i pavarur dhe të kërkoj mbështetjen e kësaj partie apo asaj. Unë nuk mund të jem hipokrit. Jemi të hapur për të mbështetur një kandidat të pavarur. Por ne për të hyrë në një marrëveshje partiake me parti të tjera nuk do të ndodh”, tha Lapaj.
Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë për të tërhequr vemendje. Por, ndonjëherë, “shakaja” ka edhe pasoja.
Këtë “mësim” duket se e ka marrë këtë të enjtë kreu i qeverisë shqiptare pas asaj që ndodhi në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës.
Përpara uljes në tryezë, Rama u filmua duke u tallur me Presidentin amerikan Donald Trump pas “gafave” të tij të vazhdueshme se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
“Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” – i tha Rama, presidentit të Francës, Emannuel Macron, duke e bërë Presidentin azer Ilham Aliyevin të shpërthente në të qeshura.
“Më vjen keq për këtë”, – tha me shaka Macron duke e qëlluar Ramën në faqe, si për t’i thënë se shakaja ishte e tepërt.
Kaq u desh dhe video bëri xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare. “Politico” shkruan se Trump u tall nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni – Shqipëri.
Në artikull thuhet se “konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botërorë në një samit të enjten. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke u tallur me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten”.
Pamjet kanë bërë jehonë edhe në mediat italiane.
Edhe Euronews ka shpërndarë online videon nga ky moment. Në video Euroneës shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e tall Trumpin për ngatërrimin e Shqipërisë me Armeninë.
Edhe britanikja “The Telegraph” shkroi se “Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev janë filmuar duke bërë shaka me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar në mënyrë të përsëritur Shqipërinë me Armeninë”.
Edhe mediat ruse i bënë jehonë batutës së Ramës. “RT” ka ndarë videon, ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një nga deklaratat e presidentit Donald Trump.
Tërheqja e Ramës
Duke parë që kjo shaka pa kripë i ishte kthyer në bumerang, Rama është përpjekur në mbrëmje të minimizojë gjestin duke e quajtur “një shaka miqëësore”.
“Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.
Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë” – shkroi Rama në X.
Ai madje i ka thurrur elozhe kreut të shtëpisë së Bardhë.
“Prandaj le ta themi troç: E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm. Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.” – shkruan Rama në X. /LAPSI.al
Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për datën e zgjedhjeve për Tiranën më 9 nëntor ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vazhdimësinë e procedurave pas ankimimit të Erion Veliajt. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Topi tha se nuk do ta firmoste dekretin nëse do të ishte në detyrën e kreut të shtetit. Sipas tij presidenti Begaj duhet të kishte respektuar vendimin e Gjykatës kushtetuese.
“Jo Absolutisht jo. Nuk do e kisha hedhur firmën. E kam ndjekur situatën nga dje deri më sot dhe të gjithë politikanët, analistët, gazetarët, juristët dhe konstitucionalistët konvergojnë në një pikë; që nuk i dihet asnjëherë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese, por kur njofton pezullimin e vazhdimësisë së procedurave, çdo institucion tjetër duke filluar nga presidenti kryeministri e të gjithë institucionet e tjera duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Topi thekson se Begaj në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit shqiptar duhet të respektojë dhe të jetë garant i kushtetutës dhe jo të bëhet njësh me shtetin.
“Kreu i shtetit kur merr detyrën duhet të jetë i pari që duhet të respektojë nen për nen, në frymë e gërmë kushtetutën e vendit. Kjo vlen për të gjithë se është pikë referimi i përfaqësimit të shtetit. Nëse Rama përfaqëson pushtetin, shteti përfaqësohet nga kreu i shtetit. Kur pushteti bëhet njësh me shtetin, atëherë më thoni ju kush është garanti. Është një rregull i pranuar e votuar nga të gjithë; për të gjitha konfliktet e marrëveshjet institucionale i takon gjykatës kushtetuese”.
Ish-presidenti sugjeron se kreu i shtetit mund të zgjerojë rrethin e këshilltarëve në momente të caktuara apo kur ka presion politik.
“Presidenti këshillohet me juristët e këshilltarët juridikë. Për rrethana të caktuara e ka mundësinë ta zgjerojë rrethin. Kur ka edhe presion politik presidenti e ka mundësinë”.
Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj kanë reaguar pas përfshirjes së emrit të tyre në listën e kandidatëve të opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës.
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Hasimja shprehet se ndihet i vlerësuar për këtë propozim, duke falënderuar ata që kanë hedhur apo mbështetur idenë e kandidimit të tij.
Postimi i Hasimes:
“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.
Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën.”
Ndërkohë, Haçkaj shprehet se është i nderuar nga kjo gjë dhe shton se ky është një vlerësim për rolin që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë për forcimin e opozitës.
Postimi i Haçkës:
“Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.
Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.
Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.
Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë.”
Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Tiranës, Arbjan Mazniku është paraqitur sot në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen ‘5D’.
Në nisje të dëshmisë së tij Mazniku ka mohuar çdo kontakt apo njohje me Nestor Muhametllarin, biznesmeni i cili akuzohet për dosjen 5D.
Muhametllari është biznesmeni që bleu dhe zotëron 100 përqind aksionet e kompanisë
Ndërkohë ka pranuar se me 2 ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushën ka pasur raporte të mira pune.
Mazniku:Në vitet 2019 – 2021 kam qenë nënkryetar i bashkisë së Tiranës. Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit kontraktor. Titullari i autoritetit kontraktor firmos në fund dhe dokumentat përpiloheshin nga anëtarët. Nestor Muhametllarin nuk e njoh Redi Mollen, Qaton dhe Tushen i njoh dhe kam patur marrëdhënie shumë të mira pune. Kam patur kontakte të vazhdueshme me ta s’kam biseduar kurrë me ta për Nestor Muhametllarin.
SPAK:Keni refuzuar ndonjë procedurë?
Mazniku: Jo asnjëherë.
Kujtojmë se në fund të viti 2024 SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, të përfshirë në dosjen 5D.
Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe 5 të tjerë ish zyrtarë, u dërguan për gjykim në GJKKO si bashkëpunëtorë në një skemë që sipas SPAK është korrupsioni dhe pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion.
Përveç Mollës e Qatos, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie të pandehur janë edhe Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku për shkelje të barazisë në tendera dhe biznesmeni Nestor Muhametllari si dhe Shoqëria 5D të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Kreut të shtetit nuk iu kërkua të ndihmonte Ramën, as të shpëtonte mazhorancën. Ai u përdor për të shkelur kushtetutën thjeshtë për një tekë kalendari, gjë që s’të lejon ta marrësh seriozisht.
Nga Andi Bushati
Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen në lakej. Bajram Begaj ka dhënë edhe një shembull tjetër se ka zgjedhur të dytën. Duke shpallur për në 9 nëntor zgjedhjet e parakohëshme në Tiranë, ai ka marrë mbi supe një peshë të cilën, nga bota tjetër, do ia kishte zili edhe Haxhi Lleshi, me dëshirën e vet të çartur për ti shërbyer Enver Hoxhës.
Pa pritur as kufizimin 48 orësh që i jepej, Bajrami, ka nxituar të shklë hapur ligjin themeltar të shtetit, duke mos përfillur nenin 115 të tij, i cili e shpreh në mënyrë taksative që nuk mund të hapet një garë e re elektorale, pa u shprehur më parë parë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin përfundimtar të kryebashkiakut në detyrë.
Dihet që pas firmës nga kryeministri, Erion Veliaj, bëri ankimim në kushtetuese dhe pas kësaj dhe ne kritikët e Lalit dhe ata që sot po e shkelin me këmbë pasi e patën ngritur në qiell, duhet të ulnin kokën dhe të prisnim në heshtje.
Nuk ndodhi kështu. Ndaj nuk i’a vlen të merresh me argumentat foshnjorë që ka prodhuar presidenca duke marrë “copy paste” interpretimin e kryeministrisë. Eshtë po ashtu mungesë e theksuar serioziteti të debatosh nëse, Veliajn e rrëzoi Këshilli Bashkiak apo shefi i qeverisë, nëse vendimin për të duhet ta merte gjykata administrative apo ajo kushtetuese, nëse kreu i shtetit mund të përvetësojë rolin e një pushteti tjetër apo mund ta bëjë vetë interpretimin e kushtetutës?
Të biesh në në këto gracka nga të cilat di të shpëtojë edhe një studenti i vitit të parë të juridikut do të thotë të bësh lojën e përdhosësve të ligjit.
Këtu çështja është politike. Ushtari i bindur, Begaj, e dinte tepër mirë se Tirana do shkonte detyrimisht në zgjedhje të reja. Ai qe i ndërgjegjshëm se përderisa autokrati i gjithpushtetshëm e kishte vendosur, kjo lojë nuk mund të kthehej më pas. Ai e kishte garancinë se ndonëse Veliaj ishte ankimuar në kushtetuese, kjo gjykatë, kurrë, asnjë herë, që kur ka rilindur pas reformës në drejtësi, nuk ka dhënë ndonjë vendim në dëm të kryeministrit.
Pra, në rastin më të mirë ajo mund të shprehej se ankimimi i kryebashkiakut nuk përbënte lëndë të trajtueshme prej saj dhe ta zgjidhte shpejt çështjen, ose të tregohej pak më tepër skrupuloze dhe ta trajtonte atë në themel, gjithnjë duke e pranuar shkarkimin.
Në të gjitha rastet fundi dihej, ajo që mbetej e panjohur ishte koha se kur.
Në këto kushte, halli i çdo yes man-i të regjimit se mos kthehet pas vullneti i Ramës për zgjedhje të reja ishte i kotë. Në çdo rast ato do të ndodhnin. Këtu Bajram Begajt as nuk i ishte lënë në dorë rasti i artë i shpëtimit të padronit, as fuqia për ti bërë ndonjë dhuratë të domosdoshme mazhorancës.
Në një situatë të tillë hipotetike ai do të luante rolin e një shërbëtori, por ama disi me vlerë. Por atij, nuk iu kërkua ky nder, atij nuk iu la mbi tryezë zgjidhja e problemit. Ai u urdhërua të shkelë kushtetutën thjeshtë për një tekë të kalendarit. Ai u verbërua për të mos e parë nenin 115 vetëm për ti zhvilluar në një datë më të shpejtë zgjedhjet. Ai u përdhunua juridikisht thjesht për të mos prishur skenarin që Rama kishte vizatuar në kokë.
PIkërisht, ky përdorim i neveritshëm, e shndërron atë nga rangu i bashkëpuntorit në krim, në atë të shërbëtorit karagjoz. Ai nuk u bë dot pjesë e një plani anti- kushtetues ai mbeti thjeshtë loloja të cilit i morën firmën.
ot, më datë 2 tetor 2025, një sherr i dhunshëm mes nxënësve ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz.
Sherri ka ndodhur në rrugë, shumë pranë gjimnazit dhe në të janë përfshirë nxënës.
Për shkak të përdorimit të sendeve të forta dhe të mprehta, dy nxënës mësohet se janë plagosur dhe një i tretë ka marrë lëndime të lehta. Një nga të plagosurit ka marrë goditje në gjoks.
“Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.
Konfliktet e dhunshme mes nxënësve në shkolla janë kthyer në një problem madhor.
Disa ngjarje të dhunshme e kriminale me pjesëmarrjen e adoleshentëve, janë shënuar në mbarë vendin.
Kujtojmë se disa kohë më parë, në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet u vra me thikë një adoleshent, duke shkaktuar zemërim në shoqëri.
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën zhvilloi sot mbledhjen e parë në Kryesinë e Kuvendit ndërsa deputetja Jozefina Topalli pas tetë vitesh shkëputje është rikthyer në karrigen e ligjvënësit.
Teksa në mbledhje diskutohej për objektivat e punës së komisionit në fjalë dhe kalendarin e punimeve, Jozefina Topalli kërkoi që me kolegët të konsumojnë fillimisht një kafe për t’u njohur me njëri-tjetrin.
“Dua t’iu përshëndes dhe t’iu uroj punë të mbarë, kryetarëve, nënkryetarëve, të rinjve. Fillimi është pak emocional, iu uroj dy nënkryetarëve punë të mbarë. Nëse më lejon, mendoj që ta relaksojmë pak. Është dita e parë, të prezantohemi me njëri-tjetrin.
Të flasim cili jemi dhe cili nuk jemi, do kemi një rrugë të gjatë bashkë. Kemi për të pasur kohë sa të duam.
Ju kërkoj ndjesë, duke ardhur kërkova një kafe, si thoni të pimë gjithë një kafe, të votojmë kalendarin dhe të mbyllim këtë punë. Pastaj kemi kohë dhe i bëjmë të gjitha”, tha Topalli.
Reshjet e borës kanë nisur në zonën malore të Dukagjinit, duke sjellë një dimër të parakohshëm në zonë, por fatmirësisht rrugët janë plotësisht të hapura.
Aksi Shkodër-Theth nuk është prekur ende nga reshjet e borës dhe rruga është e kalueshme për të gjitha automjetet.
Bora ka zbardhur majat e larta të maleve si dhe një shtresë e hollë ka mbuluar pemët.
Automjetet e firmave nënkontraktore janë në gatishmëri të plotë në rast të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të borës në atë aks rrugor.
Edhe rruga e Vermoshit në Malësinë e Madhe është e hapur dhe nuk ka reshje bore. Në këtë zonë bora ka prekur majat e maleve ndërsa akset rrugore nuk kanë probleme.
Nderkohe raportohet se reshjet e para të dëborës kane mbuluar edhe zonat malore të Kukësit. Ato nisën pas mesnate dhe po vijojnë me intensitet të ulët duke krijuar një shtresë, e cila shkon deri në 15 centimetra .
Kushtet e motit dhe reshjet e dëborës kanë ulur ndjeshëm temperaturat në këto zona duke i zbritur në 0 deri 3 gradë Celsius.
Në shumë fshatra të njësisë administrativë Shishtavec është ndërprerë energjia elektrike. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugët në qarkullim të plotë dhe pa pengesa.